Technology

Ditën kriminel, në mbrëmje arbitër/ Arrestohet në Beograd, arbitri i Euroleague, Uros Nikoliç

Një nga arbitrat më të vlerësuar në fushë, por jashtë saj, pjesë e krimit të organizuar. Kjo është historia e Uros Nikoliç, një nga arbitrat më të njohur në kampionatin ser btë basketbollit dhe Euroleague, i cili është vënë në pranga pas një operacioni të përbashkët të policisë në Beograd dhe Europol. Sipas televizionit public në Serbi, Nikoliç ishte I lidhur me një prej klaneve më të famshëm kriminalë në vend. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij Beograd, policia sekuestroi 250 mijë euro, disa lingota ari, bizhuteri dhe sende me të tjera me vlerë. Arbitër I Euroleague që nga viti 2019, Nikoliç kishte ngjitur shkallët e hierarkisë së “bilibilave” në kampionatin më të rëndësishëm të basketbollit europian, duke drejtuar disa prej ndeshjeve më të mëdha të viteve të fundit. Po ashtu, në kampionatin local, ai konsiderohej si arbitri më i mirë. Gjithsesi, në të shkuarën, Nikoliç kishte dhënë disa shenja për jetën e tij të dyfishtë. Në sezonin e shkuar të Euroleague ai u akuzua për gabime të rënda gjatë sfidës mes Olimpia Milano dhe Olympiacos, ndërsa në vitin 2021 u akuzua nga Crvena Zvezda se kishte shkatërruar dhomën e zhveshjes së arbitrave pas një ndeshje të kampionatit serb./abcnews.al

Ditën kriminel, në mbrëmje arbitër/ Arrestohet në Beograd, arbitri i Euroleague, Uros Nikoliç

Një nga arbitrat më të vlerësuar në fushë, por jashtë saj, pjesë e krimit të organizuar. Kjo është historia e Uros Nikoliç, një nga arbitrat më të njohur në kampionatin ser btë basketbollit dhe Euroleague, i cili është vënë në pranga pas një operacioni të përbashkët të policisë në Beograd dhe Europol.

Sipas televizionit public në Serbi, Nikoliç ishte I lidhur me një prej klaneve më të famshëm kriminalë në vend.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij Beograd, policia sekuestroi 250 mijë euro, disa lingota ari, bizhuteri dhe sende me të tjera me vlerë.

Arbitër I Euroleague që nga viti 2019, Nikoliç kishte ngjitur shkallët e hierarkisë së “bilibilave” në kampionatin më të rëndësishëm të basketbollit europian, duke drejtuar disa prej ndeshjeve më të mëdha të viteve të fundit.

Po ashtu, në kampionatin local, ai konsiderohej si arbitri më i mirë.

Gjithsesi, në të shkuarën, Nikoliç kishte dhënë disa shenja për jetën e tij të dyfishtë.

Në sezonin e shkuar të Euroleague ai u akuzua për gabime të rënda gjatë sfidës mes Olimpia Milano dhe Olympiacos, ndërsa në vitin 2021 u akuzua nga Crvena Zvezda se kishte shkatërruar dhomën e zhveshjes së arbitrave pas një ndeshje të kampionatit serb./abcnews.al

Related Articles