Technology

"Dritan Prençi me dy standarde", Fundo: Nuk merr nën akuzë Veliajn për inceneratorin, por merr Ballukun për disa sms

“Unë nuk po them kam qenë mbrojtës i SPAK por i parimeve dhe standardeve që u vunë atje me vajtjen dhe drejtimin e kryeprokurorit Altin Dumani. Shumë dosje hetimore filluan të ecin, filluam të kishim raporte dhe veprime konkrete. Por ka disa prokurorë, siç e ka thënë vetë zoti Dumani në nje dalje në Shkodër, të cilët “flirtojnë” me politikën. Siç është rasti i Sterilizimit apo hetimi ndaj zotit Ilir Beqaj, që më pas ishte gjykata që i kthente çështjet e prokurorëve për rishikim. Në lidhje me zotin Prençi, u bë një kohë e gjatë që kam heshtur se nuk doja të ndikoja te çështje e Inceneratorëve. Me firmën e tij janë marrë dhe sekuestruar shumë dokumenta në zyrën time dhe dosja e inceneratorit të Tiranës është arsyeja. Sepse u vonua hetimi. E dyta, persona të tjerë të përfshirë në dosje, përfshirë kryebashkiakun Erion Veliaj nuk merren në akuzë. Ndërkohë që ai është me letra dhe dokumenta, që minimalisht ka shpërdorim të detyrës. Ndërkohë që ai ka dalë publikisht dhe ka shkuar vetë të inceneratori që nuk ekziston duhet theksuar . Më pas për disa sms është marrë zëvendëkryeministrja në akuzë. Por zëvendëskryeministrja është marrë për sms e vartësit për një investim gjeostrategjik.

Related Articles