Sunday, October 12, 2025
Politics

Elisa Spiropali: “Në prag të lirimit të pengjeve, njerëzimi po ringjallet” Ministrja shqiptare e Jashtme udhëton javën e ardhshme drejt Izraelit për paqe dhe bashkëpunim

Në një moment historik për Lindjen e Mesme, Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, përcolli një mesazh të fuqishëm shprese, humanizmi dhe solidariteti ndërkombëtar. Në prag të lirimit të shumëpritur të pengjeve, Ministrja Spiropali zhvilloi një bisedë të rëndësishme me homologun e saj izraelit, Gidon Saar, ku u diskutua mbi Fazën e Parë të Planit të Paqes, një hap i domosdoshëm drejt stabilitetit dhe një fitore për vlerat e jetës, dinjitetit dhe humanitetit njerëzor. Gjatë komunikimit, ministrja shqiptare theksoi se ky zhvillim ringjall shpresën se edhe pas dhimbjes dhe pasigurisë, mund të mbizotërojë drita e bashkëjetesës dhe respektit për jetën njerëzore. Ajo po ashtu pranoi me mirënjohje ftesën e homologut izraelit për të vizituar Izraelin javën e ardhshme, në një vizitë që pritet të thellojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Izraelit, dhe të hapë rrugë të reja bashkëpunimi ekonomik, politik dhe kulturor midis dy vendeve mike. “Ky është një çast që na kujton se edhe në orët më të errëta, shpresa dhe njerëzimi mund të triumfojnë. Shqipëria qëndron në anën e paqes, dinjitetit dhe jetës,” u shpreh Elisa Spiropali, duke nënvizuar se Faza e parë e Planit të Paqes, e mbështetur nga përpjekjet ndërkombëtare të filluara dhe udhehequra nga Presidenti Donald J. Trump, përfaqëson një moment kyç për gjithë rajonin. Mesazhi i saj është pritur me vlerësime të larta në qarqet diplomatike si shenjë e rolit të Shqipërisë në promovimin e paqes dhe solidaritetit ndërkombëtar, duke e pozicionuar vendin tonë si një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis popujve.

Related Articles