Technology

Hetimet për Ballukun/ Dyshime edhe për procedurën e tenderit për lotin e 4-t të Unazës së Madhe

Gjykata e Posaçme, u raportua më herët se ka vendosur masë sigurie “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim të daljes nga vendi” për zëvendëskryeministren dhe njëkohësisht ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Masa e sigurisë vjen pasi SPAK-u i komunikoi Ballukut akuzën për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”. “Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të së pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, 'Ndërtimi i tunelit të Llogarasë'”, thuhej në njoftimin e SPAK-ut. Ndërkohë raportohet se një tjetër çështje për të cilën dyshohet se ministrja po hetohet është edhe procedura e tenderit për lotin e 4-t të Unazës së Madhe në Tiranë. Dyshohet se edhe në këtë procedurë fituesi i tenderit ishte paracaktuar. Në "Open procurement Albania", procedura ka simbolin e “flamurit të kuq” që do të thotë: Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/Skualifikim i ofertës vlerë më e ulët. Sipas procedurës, ofertë fituese u shpall ajo me vlerë 2 389 221 416 lekë. Në procedurë janë listuar edhe arsyet për skualifikimin nga gara për tenderim të firmave të tjera. 1. A. N. K. SHPK, për këto arsye: - Nuk permbush kapacitetet ekonomike dhe financiare, piken 2.2.1 Xhiro vjetore e paraqitur nga operatori ekonomik eshte me e vogel se xhiroja e kerkuar ne DST. 2. ALB - STAR SHPK, për këto arsye: - nuk dëshmon se ka punë të ngjashme me kontratën objekt prokurimi. 3. “CURRI” SHPK & “VELLEZERIT HYSA” SHPK & “BE - IS” SH.P.K, për këto arsye: - Nuk përmbush piken 2.3.2 , lidhur me licencen profesionale të shoqerise. Kategorine NS-8-G. (Operatori ekonomik V.Hysa ka kategorine NS-8 –F, operatoret BE-IS dhe CURRI kane kategorine NS- 8 -E) 4. GECI SHPK, për këto arsye: - Nuk përmbush kriterin 2.3.1 punë e ngjashme pasi ne preventivin e punimeve jane parashikuar. 5. KEVIN CONSTRUKSION SHPK, për këto arsye: - Nuk permbush pikën 1/a kriteret e veçanta pasi nuk ka paraqitur formularin e vetdeklarimit” 6. MET-ENGENEERING SHPK, për këto arsye: - nuk ka paraqitur Oferte ekonomike” 7. TREMA ENGINEERING 2 SHPK & RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN & ELMAZAJ KONSTRUKSION SHPK, për këto arsye: - OE “TREMA ENGINEERING” ka paraqitur ‘1’ pune te ngjashme qe nuk ploteson vleren e puneve te ngjashem per kapitullin: “Ndertim vepra arti te medha (ndertim viadukti)” qe ze peshen kryesore te kesaj procedure prokurimi./CNA

Hetimet për Ballukun/ Dyshime edhe për procedurën e tenderit për lotin e 4-t të Unazës së Madhe

Gjykata e Posaçme, u raportua më herët se ka vendosur masë sigurie “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim të daljes nga vendi” për zëvendëskryeministren dhe njëkohësisht ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Masa e sigurisë vjen pasi SPAK-u i komunikoi Ballukut akuzën për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.

“Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të së pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, 'Ndërtimi i tunelit të Llogarasë'”, thuhej në njoftimin e SPAK-ut.

Ndërkohë raportohet se një tjetër çështje për të cilën dyshohet se ministrja po hetohet është edhe procedura e tenderit për lotin e 4-t të Unazës së Madhe në Tiranë. Dyshohet se edhe në këtë procedurë fituesi i tenderit ishte paracaktuar.

Në "Open procurement Albania", procedura ka simbolin e “flamurit të kuq” që do të thotë: Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/Skualifikim i ofertës vlerë më e ulët.

Sipas procedurës, ofertë fituese u shpall ajo me vlerë 2 389 221 416 lekë. Në procedurë janë listuar edhe arsyet për skualifikimin nga gara për tenderim të firmave të tjera.

1. A. N. K. SHPK, për këto arsye: - Nuk permbush kapacitetet ekonomike dhe financiare, piken 2.2.1 Xhiro vjetore e paraqitur nga operatori ekonomik eshte me e vogel se xhiroja e kerkuar ne DST. 2. ALB - STAR SHPK, për këto arsye: - nuk dëshmon se ka punë të ngjashme me kontratën objekt prokurimi. 3. “CURRI” SHPK & “VELLEZERIT HYSA” SHPK & “BE - IS” SH.P.K, për këto arsye: - Nuk përmbush piken 2.3.2 , lidhur me licencen profesionale të shoqerise. Kategorine NS-8-G. (Operatori ekonomik V.Hysa ka kategorine NS-8 –F, operatoret BE-IS dhe CURRI kane kategorine NS- 8 -E) 4. GECI SHPK, për këto arsye: - Nuk përmbush kriterin 2.3.1 punë e ngjashme pasi ne preventivin e punimeve jane parashikuar. 5. KEVIN CONSTRUKSION SHPK, për këto arsye: - Nuk permbush pikën 1/a kriteret e veçanta pasi nuk ka paraqitur formularin e vetdeklarimit” 6. MET-ENGENEERING SHPK, për këto arsye: - nuk ka paraqitur Oferte ekonomike” 7. TREMA ENGINEERING 2 SHPK & RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN & ELMAZAJ KONSTRUKSION SHPK, për këto arsye: - OE “TREMA ENGINEERING” ka paraqitur ‘1’ pune te ngjashme qe nuk ploteson vleren e puneve te ngjashem per kapitullin: “Ndertim vepra arti te medha (ndertim viadukti)” qe ze peshen kryesore te kesaj procedure prokurimi./CNA

Related Articles