Technology

Kategoria e Parë ka mbyllur 1/3-ën e rrugës në kampionat! Nga Skënderbeu te Kukësi në rënie, profili i fazës

Faza e parë e Kategorisë së Parë, e mbyllur pas 11 javësh, ka dhënë tashmë pamjen e qartë të garës për ngjitje dhe mbijetesë. Skënderbeu ka bërë ligjin që nga java e parë deri në të fundit të kësaj faze, duke e mbyllur me një avantazh prej 7 pikësh ndaj ndjekësit më të afërt, Laçit, dhe duke konfirmuar statusin e ekipit më të kompletuar të kampionatit. Një fazë me terrene të rënduara, tensione në fusha, gola spektakolarë, “valse” pankinash dhe disa surpriza që kanë mbajtur gjallë emocionet në çdo fundjavë. Në krye gjithçka është e qartë, ndërsa në pjesën e poshtme ka nisur betejë e egër për mbijetesë. Skënderbeu – një makineri për Superiore Korçarët kanë qenë thuajse të pamposhtur në këtë fazë. Me 9 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje, skuadra e drejtuar nga Ernset Gjoka ecën me ritëm kampioni. Sulmi i udhëhequr nga Saleh Nasr (7 gola) dhe mbështetur nga Tajo e Çuçka, ka qenë arma kryesore e bardhekuqve. Fitorja 3-2 në Fier ndaj Apolonisë mbylli me stil këtë cikël dominues. Laçi – stabilitet dhe përmbajtje Kurbinasit, ndonëse me një fillim të mirë, kanë ruajtur qetësinë dhe janë pozicionuar denjësisht si ndjekësi kryesor. 6 fitore, 3 barazime dhe vetëm 2 humbje, me një mbrojtje që ka pësuar vetëm 6 gola, e bëjnë Laçin ekipin më të fortë në prapavijë. Megjithatë, barazimi 0-0 në Kavajë ndaj Besës tregoi se mungon ende cinizmi për të ndjekur ritmin e Skënderbeut, pasi fazën e parë e mbyllën 7 pikë larg korçarëve. Pogradeci – surpriza dhe gabime Liqenorët kanë qenë një nga befasitë e kampionatit. Me një grup solid dhe lojtarë me përvojë, ata siguruan rezultate të kënaqshme në disa javë. Pogradeci ka zhvilluar një fazë të parë të qetë dhe të pjekur, duke qëndruar fort në zonën e “play off”-it, por jo si pretendent kryesor. Starti i ngadaltë dhe humbja e fundit në Burrel, si dhe ndërrimi i trajnerit Mema me Çelën pas disfatës në shtëpi me Luftëtarin, vënë disa pikëpyetje Iliria – pragmatizëm dhe efikasitet Skuadra e Fushë-Krujës ka treguar pjekuri taktike, duke marrë maksimumin në ndeshjet e ngushta. Vetëm 11 gola të shënuar dhe po aq të pësuar tregojnë ekuilibrin në lojën e saj. Me Kithambon, vëllezërit Selmani dhe Likën si pikat kyçe, Iliria ka qenë një ndër ekipet më të vështira për t’u thyer. Burreli – kurbë me ulje-ngritje Pas disa javësh të paqëndrueshme, Burreli ka gjetur ritmin në fund të fazës së parë. Fitorja 2-0 ndaj Pogradecit është prova e kthesës. Me 16 pikë në 11 javë, por me golavarazh negativ, 11-15, është ende në lojë për “play off”. Apolonia – luhatje, por potencial Fierakët kanë bërë një sezon të ndarë në dy tablo, spektakël në disa ndeshje, por paqëndrueshmëri në rezultat. Me një sulm të mirë, por mbrojtje shpesh të çorganizuar, Apolonia ka lënë shumë pikë në duar të kundërshtarëve. Humbja 2-3 ndaj Skënderbeut, ndonëse me lojë të mirë, e konfirmon këtë problem. Korabi – kthehet në shtëpi me karakter Skuadra dibrane, që nisi sezonin me vështirësi, ka reaguar fuqishëm në javët e fundit. Fitorja 1-0 ndaj Kukësit e ngjiti Korabin në mesin e tabelës. Me Taulant Markun si lider në fushë, Korabi duket se po gjen formën e duhur për pjesën e dytë të sezonit. Kastrioti – i paparashikueshëm Një ekip që mund të fitojë 3-1 ndaj Luftëtarit dhe të humbasë ndeshje të lehta. Krutanët kanë cilësi, por mungesë stabiliteti. Kapllani e Hoxha kanë mbajtur barrën e golave, ndërsa skuadra kërkon më shumë vazhdimësi në rezultate. 3 fitoret e fundit mjaftuan që krutanët të merrnin “ashensorin” për lart Lushnja – minimaliste, por efikase Një fitore e vonë ndaj Ilirisë me golin e Kaçanollit në minutën e fundit i dha oksigjen verdhejeshilëve. Me shumë barazime dhe pak gola, Lushnja është ende në lojë për një vend të qetë në mes të tabelës. Edhe ndryshimet në pankinë kanë lënë shenjë në ecurinë e Lushnjës. Besa – barazime që peshojnë Skuadra kavajase ka bërë shumë barazime, 5 në total, si dhe ka shfaqur mangësi në finalizimin e aksioneve. Ka cilësi individuale, por mungon shkëndija në fazën sulmuese. Barazimi pa gola me Laçin ishte tipik për fytyrën e Besës këtë sezon, e kujdesshme, por pa guxim. Besa e nisi me Çelën dhe vijon me Duron, por shumë larg pritshmërive të fillim sezonit për të qenë pretendenti kryesor për ngjitjen në elitë. Luftëtari – ndriçime të rralla Skuadra gjirokastrite ka luftuar në çdo ndeshje, por mungesa e përvojës është ndjerë. Ka disa elementë premtues si Nyanguila, Lala dhe Isteri, por mbrojtja shpesh është dorëzuar lehtë. Me vetëm 1 fitore në 11 javë, Luftëtari duhet të reagojë menjëherë për të shmangur zonën e ftohtë. Faza e dytë e gjen Luftëtarin me zinxhir të ri drejtues, pasi janë shkarkuar nga administratori te stafi teknik. Kukësi – në rënie të lirë Një emër i madh që po vuan një krizë të thellë identiteti. Vetëm 5 pikë në 11 javë, një fitore e vetme në nisje ndaj Apolonisë dhe që prej asaj kohe… asgjë. Mungesat, ndryshimet e vazhdueshme, ndryshimi i stafit teknik, si dhe mbrojtja e brishtë kanë bërë që verilindorët të mbyllin fazën e parë në fund të tabelës. Kukësi rrezikon shumë. Shifra, kuriozitete nga 11 javët e Kategorisë së Parë 1 humbje për Skënderbeun në gjithë fazën e parë, që erdhi ndaj Kastriotit, 3-2. 3 autogola janë shënuar në 11 javë kampionat. 6 gola të pësuar nga Laçi, mbrojtja më e fortë e kampionatit deri më tani. 6 barazime kanë arritur respektivisht Lushnja dhe Luftëtari në 11 javë, duke konfirmuar se janë ekipet më “paqësore” të kampionatit. 7 golat e shënuar nga Saleh Nasr e konfirmojnë sulmuesin egjiptian të Skënderbeut si “bomberin” e kampionatit. 7 pikë avantazh për Skënderbeun ndaj ndjekësit më të afërt, Laçit, duke e bërë diferencën më të madhe në kreun e renditjes në 5 sezonet e fundit të Kategorisë së Parë. 7 gola të shënuar në total nga Kukësi në 11 javë kampionat, që ka sulmin më të dobët të kampionatit. 8 humbje për Kukësin, skuadra më e dobët e kampionatit në këtë aspekt. 9 fitore për Skënderbeun në 11 javë, rekord që s’e ka arritur asnjë skuadër tjetër e Kategorisë së Parë. 17 gola të realizuar nga Laçi, që ruan një efikasitet të lartë me gjithë mungesën e një goleadori absolut. 18 pikë të fituara në shtëpi për Skënderbeun, më shumë se çdo skuadër tjetër. Korçarët kanë marrë maksimumin nga gjashtë ndeshjet në shtëpi. 21 gola të shënuar në total nga Skënderbeu, që ka sulmin më të fortë të kampionatit. 147 gola janë shënuar në 11 javë kampionat të Kategorisë së Parë. E thënë ndryshe, 2.22 gola për ndeshje, ose 13.36 gola për javë. KATEGORIA E PARË Sezoni 2025-2026 Java 11,7-9 nëntor Burreli – Pogradeci 2-0 Kuaku 42’, Kastrati 60’ Besa – Laçi 0-0 Kastrioti – Luftëtari 3-1 Idris 28’, Hoxha 42’, Kapllani 50’ / Nyanguila 75’ Korabi – Kukësi 1-0 Lushnja -Iliria 1-0 Kaçanolli 90’ Apolonia – Skënderbeu 2-3 Trifoni 15’ (11-m), Topi 25’/Nasr 20’, 56’, Musa 22’ Nr EKIPI N P F B H G+/G- 1 Skënderbeu 11 28 9 1 1 21-8 2 Laçi 11 21 6 3 2 17-6 3 Pogradeci 11 18 5 3 3 14-9 4 Iliria 11 16 4 4 3 11-11 5 Burreli 11 16 4 4 3 11-15 6 Apolonia 11 13 3 4 4 11-11 7 Korabi 11 13 3 4 4 11-10 8 Kastrioti 11 13 3 4 4 13-18 9 Lushnja 11 12 2 6 3 9-11 10 Besa 11 11 2 5 4 11-12 11 Luftëtari 11 9 1 6 4 11-15 12 Kukësi 11 5 1 2 8 7-21 GOLASHËNUESIT 7 GOLA: Saleh Nasr (Skënderbeu); 5 GOLA: Antoni Umeijego (Apolonia); Olsi Myrta(Laçi); 4 GOLA: Darnell Kithambo (Iliria); Imoh Ezekiel (Pogradeci); Xhovalin Trifoni (Apolonia); Kalongi Nyanguila (Luftëtari); Dejvid Kapllani (Kastrioti); Taulant Marku (Korabi); 3 GOLA: Abiodoun Tajo Razak, Foti Çuçka (Skënderbeu); Henrik Nerguti, Amadou Traore (Laçi); Gresild Lika (Iliria); Nuradin Idris, Edmond Hoxha (Kastrioti); Salvatore Ribaudo (Lushnja); Igli Rrapi (Burreli); Irdi Morina (Korabi); 2 GOLA: Santiago Selmani(Iliria); Mikel Canka(Lushnja); Uilson Zhunior, Redon Dragoshi (Kukësi); Albi Xhabrahimi, Arnold Kuaku (Burreli); Sodiq Opejemi Kazim, Santiago Rodriguez, Bedri Greca (Pogradeci); Ledjo Tresa, Sandër Kalaj (Laçi); Fabjan Beqja, Nuredin Abdulai, Redon Danaj, Godsuill Çinuendu (Besa); Edi Isteri (Luftëtari); 1 GOL: Harrison Izuçukvu Jiakpona, Orgi Cena (Laçi); Oniks Grezda, Sadiq Nasir, Leo Ballhysa (Kukësi); Franci Lala, Mario Mërkuri, Vasil Tuni, Edi Isteri, Gersi Diamanti(Luftëtari); Serxhio Xhika, Redon Laho, George Diamond Uallace, Hernan Reçi(Korabi), Friman Pius, Majkëll Babatunde, Paulo Kasmollari (Pogradeci); Bianor Neto, Ulliam Melo Kordeiro, Ermir Spahiu (Besa), Xhafer Hodo, Samuel Ajine Moses, Oresti Kasmollari (Kastrioti); Altin Ukiçi, Renato Gjini, Dejvid Janaqi, Salim Abubakar, Kosta Vangjeli, Hamadu Baba Musa (Skënderbeu); Arango Aristizabal Huan Hoze, Endrit Kastrati, Maçado Da Silva Uellerson, Patrik Fetaj (Burreli); Marjus Korreshi, Ibrahim Olola, Redi Kaçanolli (Lushnjë); Fabjo Pjetraj, Redi Veriu, Abdul Latif Yakubu (Iliria); Mirakle Amagba, Enea Topi (Apolonia); Autogola: Odirah Ntepe (Lushnja, në favor të Luftëtarit); N’Guesan Oliver Tomas (Kastrioti, në favor të Lushnjës); Flavio Meçja (Kastrioti, në favor të Skënderbeut); Java 12, 23 nëntor Laçi – Iliria Lushnja – Pogradeci Burreli – Skënderbeu Apolonia – Kukësi Korabi – Luftëtari Kastrioti – Besa PANORAMASPORT.AL

Kategoria e Parë ka mbyllur 1/3-ën e rrugës në kampionat! Nga Skënderbeu te Kukësi në rënie, profili i fazës

Faza e parë e Kategorisë së Parë, e mbyllur pas 11 javësh, ka dhënë tashmë pamjen e qartë të garës për ngjitje dhe mbijetesë. Skënderbeu ka bërë ligjin që nga java e parë deri në të fundit të kësaj faze, duke e mbyllur me një avantazh prej 7 pikësh ndaj ndjekësit më të afërt, Laçit, dhe duke konfirmuar statusin e ekipit më të kompletuar të kampionatit.

Një fazë me terrene të rënduara, tensione në fusha, gola spektakolarë, “valse” pankinash dhe disa surpriza që kanë mbajtur gjallë emocionet në çdo fundjavë. Në krye gjithçka është e qartë, ndërsa në pjesën e poshtme ka nisur betejë e egër për mbijetesë.

Skënderbeu – një makineri për Superiore

Korçarët kanë qenë thuajse të pamposhtur në këtë fazë. Me 9 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje, skuadra e drejtuar nga Ernset Gjoka ecën me ritëm kampioni. Sulmi i udhëhequr nga Saleh Nasr (7 gola) dhe mbështetur nga Tajo e Çuçka, ka qenë arma kryesore e bardhekuqve. Fitorja 3-2 në Fier ndaj Apolonisë mbylli me stil këtë cikël dominues.

Laçi – stabilitet dhe përmbajtje

Kurbinasit, ndonëse me një fillim të mirë, kanë ruajtur qetësinë dhe janë pozicionuar denjësisht si ndjekësi kryesor. 6 fitore, 3 barazime dhe vetëm 2 humbje, me një mbrojtje që ka pësuar vetëm 6 gola, e bëjnë Laçin ekipin më të fortë në prapavijë. Megjithatë, barazimi 0-0 në Kavajë ndaj Besës tregoi se mungon ende cinizmi për të ndjekur ritmin e Skënderbeut, pasi fazën e parë e mbyllën 7 pikë larg korçarëve.

Pogradeci – surpriza dhe gabime

Liqenorët kanë qenë një nga befasitë e kampionatit. Me një grup solid dhe lojtarë me përvojë, ata siguruan rezultate të kënaqshme në disa javë. Pogradeci ka zhvilluar një fazë të parë të qetë dhe të pjekur, duke qëndruar fort në zonën e “play off”-it, por jo si pretendent kryesor. Starti i ngadaltë dhe humbja e fundit në Burrel, si dhe ndërrimi i trajnerit Mema me Çelën pas disfatës në shtëpi me Luftëtarin, vënë disa pikëpyetje

Iliria – pragmatizëm dhe efikasitet

Skuadra e Fushë-Krujës ka treguar pjekuri taktike, duke marrë maksimumin në ndeshjet e ngushta. Vetëm 11 gola të shënuar dhe po aq të pësuar tregojnë ekuilibrin në lojën e saj. Me Kithambon, vëllezërit Selmani dhe Likën si pikat kyçe, Iliria ka qenë një ndër ekipet më të vështira për t’u thyer.

Burreli – kurbë me ulje-ngritje

Pas disa javësh të paqëndrueshme, Burreli ka gjetur ritmin në fund të fazës së parë. Fitorja 2-0 ndaj Pogradecit është prova e kthesës. Me 16 pikë në 11 javë, por me golavarazh negativ, 11-15, është ende në lojë për “play off”.

Apolonia – luhatje, por potencial

Fierakët kanë bërë një sezon të ndarë në dy tablo, spektakël në disa ndeshje, por paqëndrueshmëri në rezultat. Me një sulm të mirë, por mbrojtje shpesh të çorganizuar, Apolonia ka lënë shumë pikë në duar të kundërshtarëve. Humbja 2-3 ndaj Skënderbeut, ndonëse me lojë të mirë, e konfirmon këtë problem.

Korabi – kthehet në shtëpi me karakter

Skuadra dibrane, që nisi sezonin me vështirësi, ka reaguar fuqishëm në javët e fundit. Fitorja 1-0 ndaj Kukësit e ngjiti Korabin në mesin e tabelës. Me Taulant Markun si lider në fushë, Korabi duket se po gjen formën e duhur për pjesën e dytë të sezonit.

Kastrioti – i paparashikueshëm

Një ekip që mund të fitojë 3-1 ndaj Luftëtarit dhe të humbasë ndeshje të lehta. Krutanët kanë cilësi, por mungesë stabiliteti. Kapllani e Hoxha kanë mbajtur barrën e golave, ndërsa skuadra kërkon më shumë vazhdimësi në rezultate. 3 fitoret e fundit mjaftuan që krutanët të merrnin “ashensorin” për lart

Lushnja – minimaliste, por efikase

Një fitore e vonë ndaj Ilirisë me golin e Kaçanollit në minutën e fundit i dha oksigjen verdhejeshilëve. Me shumë barazime dhe pak gola, Lushnja është ende në lojë për një vend të qetë në mes të tabelës. Edhe ndryshimet në pankinë kanë lënë shenjë në ecurinë e Lushnjës.

Besa – barazime që peshojnë

Skuadra kavajase ka bërë shumë barazime, 5 në total, si dhe ka shfaqur mangësi në finalizimin e aksioneve. Ka cilësi individuale, por mungon shkëndija në fazën sulmuese. Barazimi pa gola me Laçin ishte tipik për fytyrën e Besës këtë sezon, e kujdesshme, por pa guxim. Besa e nisi me Çelën dhe vijon me Duron, por shumë larg pritshmërive të fillim sezonit për të qenë pretendenti kryesor për ngjitjen në elitë.

Luftëtari – ndriçime të rralla

Skuadra gjirokastrite ka luftuar në çdo ndeshje, por mungesa e përvojës është ndjerë. Ka disa elementë premtues si Nyanguila, Lala dhe Isteri, por mbrojtja shpesh është dorëzuar lehtë. Me vetëm 1 fitore në 11 javë, Luftëtari duhet të reagojë menjëherë për të shmangur zonën e ftohtë. Faza e dytë e gjen Luftëtarin me zinxhir të ri drejtues, pasi janë shkarkuar nga administratori te stafi teknik.

Kukësi – në rënie të lirë

Një emër i madh që po vuan një krizë të thellë identiteti. Vetëm 5 pikë në 11 javë, një fitore e vetme në nisje ndaj Apolonisë dhe që prej asaj kohe… asgjë. Mungesat, ndryshimet e vazhdueshme, ndryshimi i stafit teknik, si dhe mbrojtja e brishtë kanë bërë që verilindorët të mbyllin fazën e parë në fund të tabelës. Kukësi rrezikon shumë.

Shifra, kuriozitete nga 11 javët e Kategorisë së Parë

1 humbje për Skënderbeun në gjithë fazën e parë, që erdhi ndaj Kastriotit, 3-2.

3 autogola janë shënuar në 11 javë kampionat.

6 gola të pësuar nga Laçi, mbrojtja më e fortë e kampionatit deri më tani.

6 barazime kanë arritur respektivisht Lushnja dhe Luftëtari në 11 javë, duke konfirmuar se janë ekipet më “paqësore” të kampionatit.

7 golat e shënuar nga Saleh Nasr e konfirmojnë sulmuesin egjiptian të Skënderbeut si “bomberin” e kampionatit.

7 pikë avantazh për Skënderbeun ndaj ndjekësit më të afërt, Laçit, duke e bërë diferencën më të madhe në kreun e renditjes në 5 sezonet e fundit të Kategorisë së Parë.

7 gola të shënuar në total nga Kukësi në 11 javë kampionat, që ka sulmin më të dobët të kampionatit.

8 humbje për Kukësin, skuadra më e dobët e kampionatit në këtë aspekt.

9 fitore për Skënderbeun në 11 javë, rekord që s’e ka arritur asnjë skuadër tjetër e Kategorisë së Parë.

17 gola të realizuar nga Laçi, që ruan një efikasitet të lartë me gjithë mungesën e një goleadori absolut.

18 pikë të fituara në shtëpi për Skënderbeun, më shumë se çdo skuadër tjetër. Korçarët kanë marrë maksimumin nga gjashtë ndeshjet në shtëpi.

21 gola të shënuar në total nga Skënderbeu, që ka sulmin më të fortë të kampionatit.

147 gola janë shënuar në 11 javë kampionat të Kategorisë së Parë. E thënë ndryshe, 2.22 gola për ndeshje, ose 13.36 gola për javë.

KATEGORIA E PARË

Sezoni 2025-2026

Java 11,7-9 nëntor

Burreli – Pogradeci 2-0

Kuaku 42’, Kastrati 60’

Besa – Laçi 0-0

Kastrioti – Luftëtari 3-1

Idris 28’, Hoxha 42’, Kapllani 50’ / Nyanguila 75’

Korabi – Kukësi 1-0

Lushnja -Iliria 1-0

Kaçanolli 90’

Apolonia – Skënderbeu 2-3

Trifoni 15’ (11-m), Topi 25’/Nasr 20’, 56’, Musa 22’

Nr EKIPI N P F B H G+/G-

1 Skënderbeu 11 28 9 1 1 21-8

2 Laçi 11 21 6 3 2 17-6

3 Pogradeci 11 18 5 3 3 14-9

4 Iliria 11 16 4 4 3 11-11

5 Burreli 11 16 4 4 3 11-15

6 Apolonia 11 13 3 4 4 11-11

7 Korabi 11 13 3 4 4 11-10

8 Kastrioti 11 13 3 4 4 13-18

9 Lushnja 11 12 2 6 3 9-11

10 Besa 11 11 2 5 4 11-12

11 Luftëtari 11 9 1 6 4 11-15

12 Kukësi 11 5 1 2 8 7-21

GOLASHËNUESIT

7 GOLA: Saleh Nasr (Skënderbeu);

5 GOLA: Antoni Umeijego (Apolonia); Olsi Myrta(Laçi);

4 GOLA: Darnell Kithambo (Iliria); Imoh Ezekiel (Pogradeci); Xhovalin Trifoni (Apolonia); Kalongi Nyanguila (Luftëtari); Dejvid Kapllani (Kastrioti); Taulant Marku (Korabi);

3 GOLA: Abiodoun Tajo Razak, Foti Çuçka (Skënderbeu); Henrik Nerguti, Amadou Traore (Laçi); Gresild Lika (Iliria); Nuradin Idris, Edmond Hoxha (Kastrioti); Salvatore Ribaudo (Lushnja); Igli Rrapi (Burreli); Irdi Morina (Korabi);

2 GOLA: Santiago Selmani(Iliria); Mikel Canka(Lushnja); Uilson Zhunior, Redon Dragoshi (Kukësi); Albi Xhabrahimi, Arnold Kuaku (Burreli); Sodiq Opejemi Kazim, Santiago Rodriguez, Bedri Greca (Pogradeci); Ledjo Tresa, Sandër Kalaj (Laçi); Fabjan Beqja, Nuredin Abdulai, Redon Danaj, Godsuill Çinuendu (Besa); Edi Isteri (Luftëtari);

1 GOL: Harrison Izuçukvu Jiakpona, Orgi Cena (Laçi); Oniks Grezda, Sadiq Nasir, Leo Ballhysa (Kukësi); Franci Lala, Mario Mërkuri, Vasil Tuni, Edi Isteri, Gersi Diamanti(Luftëtari); Serxhio Xhika, Redon Laho, George Diamond Uallace, Hernan Reçi(Korabi), Friman Pius, Majkëll Babatunde, Paulo Kasmollari (Pogradeci); Bianor Neto, Ulliam Melo Kordeiro, Ermir Spahiu (Besa), Xhafer Hodo, Samuel Ajine Moses, Oresti Kasmollari (Kastrioti); Altin Ukiçi, Renato Gjini, Dejvid Janaqi, Salim Abubakar, Kosta Vangjeli, Hamadu Baba Musa (Skënderbeu); Arango Aristizabal Huan Hoze, Endrit Kastrati, Maçado Da Silva Uellerson, Patrik Fetaj (Burreli); Marjus Korreshi, Ibrahim Olola, Redi Kaçanolli (Lushnjë); Fabjo Pjetraj, Redi Veriu, Abdul Latif Yakubu (Iliria); Mirakle Amagba, Enea Topi (Apolonia);

Autogola: Odirah Ntepe (Lushnja, në favor të Luftëtarit); N’Guesan Oliver Tomas (Kastrioti, në favor të Lushnjës); Flavio Meçja (Kastrioti, në favor të Skënderbeut);

Java 12, 23 nëntor

Laçi – Iliria

Lushnja – Pogradeci

Burreli – Skënderbeu

Apolonia – Kukësi

Korabi – Luftëtari

Kastrioti – Besa

PANORAMASPORT.AL

Related Articles