World

Rama në Riad: Europa ka harruar planin e paqes

Kryeministri Edi Rama kritikoi qasjen e Europës ndaj luftërave moderne, duke thënë se “kontinenti është fokusuar tek armatimi dhe ka harruar planin e vet të paqes”, gjatë fjalës në forumin “Future Investment Initiative” në Arabinë Saudite. Në edicionin e 9-të të forumit global, ku morën pjesë mbi 7 mijë liderë politikë, investitorë dhe inovatorë, Rama theksoi se “Europa për vite me radhë e ka vendosur veten në autopilotin e SHBA-së” dhe tani “po rizbulon fjalën armëpushim”. Gjatë vizitës dyditore në Riad, Rama u prit në Pallatin Mbretëror nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri Mohammed bin Salman Al Saud, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin dypalësh dhe vizitën e planifikuar të princit në Shqipëri vitin e ardhshëm. Në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ishte “i nderuar” të merrte pjesë në një prej paneleve kryesore të forumit që mblodhi figura nga të gjitha kontinentet.

Rama në Riad: Europa ka harruar planin e paqes

Kryeministri Edi Rama kritikoi qasjen e Europës ndaj luftërave moderne, duke thënë se “kontinenti është fokusuar tek armatimi dhe ka harruar planin e vet të paqes”, gjatë fjalës në forumin “Future Investment Initiative” në Arabinë Saudite.

Në edicionin e 9-të të forumit global, ku morën pjesë mbi 7 mijë liderë politikë, investitorë dhe inovatorë, Rama theksoi se “Europa për vite me radhë e ka vendosur veten në autopilotin e SHBA-së” dhe tani “po rizbulon fjalën armëpushim”.

Gjatë vizitës dyditore në Riad, Rama u prit në Pallatin Mbretëror nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri Mohammed bin Salman Al Saud, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin dypalësh dhe vizitën e planifikuar të princit në Shqipëri vitin e ardhshëm.

Në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ishte “i nderuar” të merrte pjesë në një prej paneleve kryesore të forumit që mblodhi figura nga të gjitha kontinentet.

Related Articles