Technology

Shqipëria spikat në Dubai me pavijonin “Albanian Soundscapes”

Shqipëria po tërheq vëmendje në “Future Hospitality Summit 2025” me pavijonin “Albanian Soundscapes”, një instalacion që ndërthur natyrën, tingullin dhe arkitekturën moderne për të prezantuar potencialin turistik të vendit. Pavijoni, i kuruar nga Agjencia Kombëtare për Planifikimin e Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit, është vlerësuar si një nga më të mëdhenjtë dhe më tërheqësit mes mbi 50 vendeve pjesëmarrëse. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga ekspozita, duke theksuar “kërshërinë dhe interesin që ngjallën projektet spektakolare të Tiranës dhe zonave të tjera turistike”. Në Dubai, Shqipëria paraqitet si “një histori suksesi dhe një ftesë për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e së ardhmes së saj turistike”, sipas përshkrimit zyrtar.

Shqipëria spikat në Dubai me pavijonin “Albanian Soundscapes”

Shqipëria po tërheq vëmendje në “Future Hospitality Summit 2025” me pavijonin “Albanian Soundscapes”, një instalacion që ndërthur natyrën, tingullin dhe arkitekturën moderne për të prezantuar potencialin turistik të vendit.

Pavijoni, i kuruar nga Agjencia Kombëtare për Planifikimin e Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit, është vlerësuar si një nga më të mëdhenjtë dhe më tërheqësit mes mbi 50 vendeve pjesëmarrëse.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga ekspozita, duke theksuar “kërshërinë dhe interesin që ngjallën projektet spektakolare të Tiranës dhe zonave të tjera turistike”.

Në Dubai, Shqipëria paraqitet si “një histori suksesi dhe një ftesë për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e së ardhmes së saj turistike”, sipas përshkrimit zyrtar.

Related Articles