Technology

Stadiumi që “çmendi” Botën/ I vendosur mbi një rrokaqiell, por është vetëm një video me “AI”

Arabia Saudite është përpjekur prej vitesh të vendoset si epiqendra e re globale e sportit. Pasi Çmendi merkaton e futbollit duke transferuar disa prej yjeve të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, priti ngjarje të mëdha sportive, siç është Superkupa e Spanjës dhe siguroi finalet e “Botërorit 2034”, vendi ka zënë përsëri titujt kryesorë me një projekt që duket si i dalë nga një film fantastiko-shkencor. Bëhet fjalë për stadiumin “Neom”, që supozohej të ndërtohej në një lartësi prej 350 metrash dhe i integruar në qytetin futurist të “The Line”. Video dhe imazhet e një impianti të vendosur në një rrokaqiell, me një kapacitet për 46,000 spektatorë bënë xhiron e botës dhe lanë pa fjalë tifozët. E megjithatë, projekti ishte i rremë. Mashtrimi e ka origjinën nga një video e shkurtër e postuar nga përdoruesi ‘Artology’, i cili përdori mjete të inteligjencës artificiale për të krijuar imazhe hiperrealiste të stadiumit të supozuar. Pak më vonë, vetë autori pranoi në komente se ishte një krijim artistik i gjeneruar nga inteligjenca artificiale, jo një dizajn zyrtar. Imazhi nuk kishte lidhje me planet aktuale të megaprojektit saudit që quhet “The Line”, një projekt gjigant zhvillimi urban i udhëhequr nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman brenda strategjisë kombëtare ‘Vizioni 2030’. Bëhet fjalë për një qytet të konceptuar si një linjë 170 kilometra e gjatë dhe vetëm 200 metra e gjerë, do të rrethohej nga dy mure qelqi 500 metra të lartë. Brenda kësaj strukture do të shpërndaheshin banesa, zyra, zona argëtimi dhe dyqane, të gjitha të lidhura nga një tren me shpejtësi të lartë që do të përshkonte qytetin në vetëm 20 minuta. E nëse ky megaprojekt është në hapat e parë, në Arabinë Saudite kanë ecur me hapa gjigandë në ndërtimin e stadiumeve të rinj që do të presin finalet e “Botërorit “2034”. Sigurisht asnjë prej tyre nuk do të jetë i vendosur në majë të një qiellgërvishtësi, por gjithsesi mbeten vepra magjepëse për arkitekturën sportive./abcnews.al

Stadiumi që “çmendi” Botën/ I vendosur mbi një rrokaqiell, por është vetëm një video me “AI”

Arabia Saudite është përpjekur prej vitesh të vendoset si epiqendra e re globale e sportit. Pasi Çmendi merkaton e futbollit duke transferuar disa prej yjeve të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, priti ngjarje të mëdha sportive, siç është Superkupa e Spanjës dhe siguroi finalet e “Botërorit 2034”, vendi ka zënë përsëri titujt kryesorë me një projekt që duket si i dalë nga një film fantastiko-shkencor. Bëhet fjalë për stadiumin “Neom”, që supozohej të ndërtohej në një lartësi prej 350 metrash dhe i integruar në qytetin futurist të “The Line”.

Video dhe imazhet e një impianti të vendosur në një rrokaqiell, me një kapacitet për 46,000 spektatorë bënë xhiron e botës dhe lanë pa fjalë tifozët.

E megjithatë, projekti ishte i rremë. Mashtrimi e ka origjinën nga një video e shkurtër e postuar nga përdoruesi ‘Artology’, i cili përdori mjete të inteligjencës artificiale për të krijuar imazhe hiperrealiste të stadiumit të supozuar.

Pak më vonë, vetë autori pranoi në komente se ishte një krijim artistik i gjeneruar nga inteligjenca artificiale, jo një dizajn zyrtar. Imazhi nuk kishte lidhje me planet aktuale të megaprojektit saudit që quhet “The Line”, një projekt gjigant zhvillimi urban i udhëhequr nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman brenda strategjisë kombëtare ‘Vizioni 2030’.

Bëhet fjalë për një qytet të konceptuar si një linjë 170 kilometra e gjatë dhe vetëm 200 metra e gjerë, do të rrethohej nga dy mure qelqi 500 metra të lartë. Brenda kësaj strukture do të shpërndaheshin banesa, zyra, zona argëtimi dhe dyqane, të gjitha të lidhura nga një tren me shpejtësi të lartë që do të përshkonte qytetin në vetëm 20 minuta.

E nëse ky megaprojekt është në hapat e parë, në Arabinë Saudite kanë ecur me hapa gjigandë në ndërtimin e stadiumeve të rinj që do të presin finalet e “Botërorit “2034”. Sigurisht asnjë prej tyre nuk do të jetë i vendosur në majë të një qiellgërvishtësi, por gjithsesi mbeten vepra magjepëse për arkitekturën sportive./abcnews.al

Related Articles