Technology

Tre anëtarëve u mbaron mandati/ Shpallen vakancat për Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së

Komisioni i Ekonomisë ka shpallur vakancat për 3 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ky vendim vjen pas përfundimit të mandatit të Violeta Stakës, Artan Hoxhës dhe Luljeta Minxhozit. Violeta Staka ka mbajtur detyrën e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej dhjetorit të vitit 2020. Artan Hoxha është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit dhjetor të vitit 2018. Ndërsa Luljeta Minxhozi, veç detyrës si anëtare në Këshillin Mbikëqyrës, mban edhe detyrën si zëvendësguvernatore e parë e Bankës që 9 janari i vitit 2019. Këshilli Mbikëqyrës është organi më i lartë vendimmarrës dhe mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë dhe përbëhet nga 9 anëtarë. Të gjithë anëtarët zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi me një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Si procedurë, 5 anëtarë propozohen nga Kuvendi, 3 nga Këshilli i Ministrave dhe 1 nga Këshilli Mbikëqyrës./CNA

Tre anëtarëve u mbaron mandati/ Shpallen vakancat për Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së

Komisioni i Ekonomisë ka shpallur vakancat për 3 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ky vendim vjen pas përfundimit të mandatit të Violeta Stakës, Artan Hoxhës dhe Luljeta Minxhozit.

Violeta Staka ka mbajtur detyrën e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej dhjetorit të vitit 2020.

Artan Hoxha është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit dhjetor të vitit 2018.

Ndërsa Luljeta Minxhozi, veç detyrës si anëtare në Këshillin Mbikëqyrës, mban edhe detyrën si zëvendësguvernatore e parë e Bankës që 9 janari i vitit 2019.

Këshilli Mbikëqyrës është organi më i lartë vendimmarrës dhe mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë dhe përbëhet nga 9 anëtarë. Të gjithë anëtarët zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi me një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Si procedurë, 5 anëtarë propozohen nga Kuvendi, 3 nga Këshilli i Ministrave dhe 1 nga Këshilli Mbikëqyrës./CNA

Related Articles