Technology

"U qëllua nga distanca me armë të gjata"/ Karamuço: Qitësit janë përzgjedhur nga kartelet

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka dhënë detaje mbi mënyrën sesi u qëllua ditën e sotme në atentatin në Rinas ku ndërroi jetë Glimando Dani, pjesë e grupit të Emiljano Shullazit dhe u plagos punonjwsi i AMP, Muçi Sheqeri. I ftuar në emisionin "Now" me gazetaren Erla Mëhilli Karamuço tha se u qëllua me armë të gjata nga qitës të stërvitur që janë pjesë e karteleve dhe mund të mos jenë shqiptarë. Eksperti tha se Dani u lirua nga në vitin 2024 në heshtje totale. "Gilmando Dani u lirua nga burgu në vitin 2024 me kusht në heshtje. Qitësit kanë qenë të stërvitur dhe kanë qëlluar me armë të gjata, qitësit e përzgjedhur i kemi nga kartelet sepse nuk janë shqiptarë. Kanë qëlluar me precizion në distancë. Ngjarja ka ndodhur si në Meksikë mes El Chapos dhe grupit rival dhe mbeti i vrarë një njeri i fesë, ka ndodhur në zonën VIP njësoj si kjo ngjarje. Vrasja ndodhi ditën për diell, kudo grupe të tilla po konsiderohen terroriste", deklaroi Karamuço./CNA

"U qëllua nga distanca me armë të gjata"/ Karamuço: Qitësit janë përzgjedhur nga kartelet

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka dhënë detaje mbi mënyrën sesi u qëllua ditën e sotme në atentatin në Rinas ku ndërroi jetë Glimando Dani, pjesë e grupit të Emiljano Shullazit dhe u plagos punonjwsi i AMP, Muçi Sheqeri.

I ftuar në emisionin "Now" me gazetaren Erla Mëhilli Karamuço tha se u qëllua me armë të gjata nga qitës të stërvitur që janë pjesë e karteleve dhe mund të mos jenë shqiptarë.

Eksperti tha se Dani u lirua nga në vitin 2024 në heshtje totale.

"Gilmando Dani u lirua nga burgu në vitin 2024 me kusht në heshtje.
Qitësit kanë qenë të stërvitur dhe kanë qëlluar me armë të gjata, qitësit e përzgjedhur i kemi nga kartelet sepse nuk janë shqiptarë. Kanë qëlluar me precizion në distancë.
Ngjarja ka ndodhur si në Meksikë mes El Chapos dhe grupit rival dhe mbeti i vrarë një njeri i fesë, ka ndodhur në zonën VIP njësoj si kjo ngjarje. Vrasja ndodhi ditën për diell, kudo grupe të tilla po konsiderohen terroriste", deklaroi Karamuço./CNA

Related Articles