Technology

Ulet intensiteti i reshjeve të shiut/ Si paraqitet situata në Qarkun Gjirokastër

Situata e shkaktuar nga moti i keq në Qarkun Gjirokastër po shkon drejt normalizimit, ndërsa raportohet se ka rënë dhe intensiteti i reshjeve të shiut. Sipas informacioneve, të gjitha akset rrugore kombëtare në territorin e këtij qarku janë të qarkullueshme. Ndërkohë, njoftohet se për shkak të dëmtimit të një ure në fshatin Suhë, mbetet i bllokuar aksi rrugor Suhë-Poliçan në Bashkinë Libohovë. Po ashtu, aksi rrugor Kolonjë-Golëm në njësinë administrative Picar është bllokuar nga inertet, ndërsa për hapjen e saj po punon firma ndërtuese e kësaj rruge. Bllokime nga daljet e inerteve ka edhe në Bashkinë Tepelenë në rrugët: Salari-Elezaj, njësia administrative, Kurvelesh; në rrugën e fshatit Mamaj, njësi administrative Qendër dhe në rrugën Dukaj-Kordhaj. OSHEE njofton se janë shfaqur probleme me furnizimin me energji në njësinë administrative, Dropull i Poshtëm. Niveli i Vjosës në pikëpamjet e urës së Memaliajt është 7.1 metër, ndërsa pika kritike është 8 metër. Dhe niveli i ujit në urën Përmet është 6.1 metër. /CNA

Ulet intensiteti i reshjeve të shiut/ Si paraqitet situata në Qarkun Gjirokastër

Situata e shkaktuar nga moti i keq në Qarkun Gjirokastër po shkon drejt normalizimit, ndërsa raportohet se ka rënë dhe intensiteti i reshjeve të shiut. Sipas informacioneve, të gjitha akset rrugore kombëtare në territorin e këtij qarku janë të qarkullueshme.

Ndërkohë, njoftohet se për shkak të dëmtimit të një ure në fshatin Suhë, mbetet i bllokuar aksi rrugor Suhë-Poliçan në Bashkinë Libohovë.

Po ashtu, aksi rrugor Kolonjë-Golëm në njësinë administrative Picar është bllokuar nga inertet, ndërsa për hapjen e saj po punon firma ndërtuese e kësaj rruge.

Bllokime nga daljet e inerteve ka edhe në Bashkinë Tepelenë në rrugët: Salari-Elezaj, njësia administrative, Kurvelesh; në rrugën e fshatit Mamaj, njësi administrative Qendër dhe në rrugën Dukaj-Kordhaj.

OSHEE njofton se janë shfaqur probleme me furnizimin me energji në njësinë administrative, Dropull i Poshtëm. Niveli i Vjosës në pikëpamjet e urës së Memaliajt është 7.1 metër, ndërsa pika kritike është 8 metër. Dhe niveli i ujit në urën Përmet është 6.1 metër. /CNA

Related Articles