Wednesday, October 29, 2025

Articles by Epoka

2 articles found

Agim Bahtiri bën thirrje për unitet: Të bëhemi bashkë, armiku na don të përçarë
Technology

Agim Bahtiri bën thirrje për unitet: Të bëhemi bashkë, armiku na don të përçarë

Deputeti i Vetëvendosjes Agim Bahtiri ka një thirrje për liderët partiakë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës. Teksa po ofrohet afati për formimin e qeverisë së re, Bahtiri ka bërë thirrje për unitet. Ai ka thënë se Kosova nuk e ka luksin të shkoj në zgjedhje të reja dy herë brenda vitit. Ndërsa ka thënë se duhet të bëhen bashkë, sepse armiqtë duan t’i shohin të përçarë dhe të dobët. “Armiqtë tanë dëshirojnë të na shohin të përçare dhe të dobët, por ne duhet të jemi më të bashkuar dhe më të fortë se asnjëherë më parë sepse sa herë që atdheu jonë ka qenë në vështirësi, bashkimi ka qenë “arma” më e fortë me të cilën i kemi bërë ballë çdo armiku! Mos lejoni që interesat personale apo partiake të na pengojnë në rrugën drejt progresit. Kosova jonë meriton stabilitet, jo kaos; meriton punë, jo zgjedhje të pafundme që harxhojnë energjinë dhe besimin e qytetarëve”, ka thënë Bahtiri. Postimi i plotë i Agim Bahtirit: UNITETI është obligim kombëtar, jo zgjedhje! Të nderuar kolegë deputetë dhe liderë partiakë, Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës ndjej përgjegjësi, që të iu drejtohem me një thirrje vëllazërore: Kjo javë, deri të dielën më 26 tetor, është afati për formimin e Qeverisë së re. Kosova nuk ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare dy herë brenda një viti! Armiqtë tanë dëshirojnë të na shohin të përçare dhe të dobët, por ne duhet të jemi më të bashkuar dhe më të fortë se asnjëherë më parë sepse sa herë që atdheu jonë ka qenë në vështirësi, bashkimi ka qenë “arma” më e fortë me të cilën i kemi bërë ballë çdo armiku! Mos lejoni që interesat personale apo partiake të na pengojnë në rrugën drejt progresit. Kosova jonë meriton stabilitet, jo kaos; meriton punë, jo zgjedhje të pafundme që harxhojnë energjinë dhe besimin e qytetarëve. Ne jemi zgjedhur për t’i shërbyer popullit, jo për ta lënë në errësirë. Ta ndiejmë përgjegjësinë e madhe ndaj atyre që na kanë votuar, ndaj historisë sonë të vuajtur dhe ndaj të ardhmes së fëmijëve tanë. Tani është koha të njohim njëri-tjetrin, kush do të dalë atdhedashës e kush përçarës!

Shpifjet kundër Arian Tahirit, Prokuroria dhe Policia nisin hetimet

Shpifjet kundër Arian Tahirit, Prokuroria dhe Policia nisin hetimet

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve Kibernetike, ka filluar hetimin e disa faqeve në rrjetet sociale, të cilat pas 12 tetorit kanë vërshuar me propragandë politike, manipulim fotografish e shpifje kundër Kandidatit të PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirit. Rasti tashmë është në duar të Prokurorisë së Shtetit, e cila mësohet se në masë të madhe i posedon edhe identitetet e personave që menaxhojnë me faqet online që kanë ndërmarrë fushata manipulative dhe shpifëse kundër Tahirit, me qëllim denigrimin e personalitetit të tij dhe ndikimin në vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës. Nacionale ka kontaktuar me Kandidatin e PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirin, i cili ka konfirmuar se Policia e Kosovës ka nisur hetimet kibernetike rreth përdoruesve të disa faqeve online që me manipulime e shpifje po synojnë të ndërhyjnë në vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës. “Fushatat denigruese që kanë nisur kundër meje tregojnë shumë për ata që i kanë nisur, tregojnë për nivelin e tyre, për mungesën e vizionit, projekteve dhe mungesën e zgjidhjeve për Mitrovicën. Kultura e shpifjes dhe linçimit nuk është kulturë e qytetarëve të Mitrovicës. Nuk ka qenë kurrë. Mitrovica nuk i pranon këto. Mitrovica është qytet i vlerave, i njerëzve punëtorë e të ndershëm, që meritojnë garë të drejtë, debat të hapur dhe vizion për të ardhmen, jo gjuhë urrejtjeje e sjellje të tilla. Unë garoj për t’i shërbyer qytetit tim dhe prioriteti im është dhe do të jetë gjithmonë vetëm Mitrovica dhe mitrovicasit”, ka thënë Tahiri përmes telefonit. Sipas ekspertëve të rrjeteve sociale, në këto 10 ditë pas raundit të parë zgjedhor, janë rreth 1000 postime me përmbajtje manipulative dhe denigruese që faqe të ndryshme në rrjete sociale i kanë postuar kundër Arian Tahirit, i cili ka fituar simpati nacionale për edukatën dhe kulturën politike që ka treguar gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit.