Tuesday, October 28, 2025

Articles by ina kashari

5 articles found

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?
Technology

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së Trump foli në telefon me homologun e tij rus Putin dhe më pas u njoftua se të dy do të takoheshin së shpejti në Budapest për të diskutuar për Ukrainën.Tani, planet janë pezulluar. Negociatat e planifikuara midis Donald Trump dhe Vladimir Putin për t’i dhënë fund agresionit të Rusisë kundër Ukrainës janë pezulluar për momentin. Vetë Presidenti i SHBA-së deklaroi se do të takohej me udhëheqësin e Kremlinit vetëm kur të dihet se mund të priten rezultate. Një samit i tillë duhet të jetë produktiv, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Kur një gazetar e pyeti se çfarë dinte për ndryshimin e planeve dhe nëse kjo do të ndikonte në qëndrimin e tij ndaj një dërgese të mundshme të raketave amerikane Tomahawk në Ukrainë, Trump u përgjigj: “Nuk dua një takim të humbur”. Trump tha, se nuk donte të humbiste kohë nëse nuk dihet se çfarë do të ndodhte. “Nuk kemi marrë ende një vendim”, vazhdoi Trump. “Do të shohim se çfarë do të ndodhë”. Por ai nuk u përgjigj qartë nëse po fliste për takimin me Putinin apo dërgimn e raketave. Trump premtoi të jepte një përditësim mbi zhvillimet dhe vendimet e SHBA-së brenda dy ditëve të ardhshme. Trump përsëriti qëndrimin e tij, se vijat e frontit duhet të ngrihen për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë. Telefonata Rubio-Lavrov Mediat amerikane kanë raportuar më parë se takimi i planifikuar në Budapest me sa duket nuk do të zhvillohej siç ishte planifikuar. Ato cituan burime nga Shtëpia e Bardhë pas një telefonate midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov. Kjo bisedë fillimisht ishte menduar si pjesë e përgatitjeve për samitin në Budapest. Megjithatë duket se u pezulluan planet për takim të drejtëpërdrejtë. Trump njoftoi papritur të enjten (16.10.2025) pas një telefonate me shefin e Kremlinit se donte të takohej me Putinin në kryeqytetin hungarez për të diskutuar luftën në Ukrainë. Republikani fillimisht nuk specifikoi një datë – por pak më vonë, ai tha se samiti ka të ngjarë të zhvillohet në dy javët e ardhshme. Sinjale frenimi nga Kremlini Çfarë ka ndodhur saktësisht që atëherë është e paqartë. Kremlini ka dërguar sinjale frenimi pa dhënë shumë sqarime. “Ka ende shumë detyra shtëpie për t’u bërë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS të hënën. Ministritë e jashtme të të dy vendeve duhet të adresojnë një mori çështjesh të hapura. Peskov theksoi gjithashtu se pozicioni i Rusisë në konflikt nuk ka ndryshuar. Edhe pse nuk dha hollësi, është e qartë se Rusia pretendon të pushtojë edhe më shumë territore sesa ka pushtuar deri tani në Ukrainë. Për shembull, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, Moska shpalli katër rajone të tjera ukrainase të vetat menjëherë pas fillimit të luftës në shkurt 2022, edhe pse ende i kontrollon ato vetëm pjesërisht. Komentet e Peskov ishin një përgjigje ndaj deklaratës së Trumpit se vija aktuale e frontit duhet të ngrijë dhe bisedimet e paqes duhet të fillojnë.

Trump autorizon CIA-n për operacione në Venezuelë
Technology

Trump autorizon CIA-n për operacione në Venezuelë

Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi se ai ka autorizuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për të kryer operacione të fshehta në Venezuelë. Ky njoftim i bërë më 15 tetor shënon një përshkallëzim në përpjekjet e Uashingtonit për t’i bërë presion Qeverisë së presidentit venezuelas, Nicolas Maduro. The New York Times fillimisht raportoi për direktivën e klasifikuar, duke cituar zyrtarë amerikanë që kishin informacione për këtë vendim, duke thënë se strategjia e administratës së Trumpit për Venezuelën synon rrëzimin e Maduros nga pushteti. Administrata ka ofruar 50 milionë dollarë shpërblim për informacion që çon në arrestimin dhe dënimin e tij për akuza të trafikut të drogës. Sipas The New York Times, autoriteti i ri t’i lejojë CIA-s të kryejë operacione vdekjeprurëse në Venezuelë dhe të zhvillojë një sërë operacionesh në Karaibe. I pyetur pse e autorizoi CIA-n të operojë në Venezuelë, Trump u tha gazetarëve se arsyet për këtë vendim kishin të bënin me migrimin e venezuelasve drejt SHBA-së dhe trafiku i drogës. “E autorizova për dy arsye”, tha Trump. “Së pari, ata i kanë zbrazur burgjet e tyre në SHBA… ata erdhën përmes kufirit. Ata erdhën sepse ne kishim një kufi të hapur”, tha ai për gazetarët në Zyrën Ovale. “Dhe, arsyeja tjetër janë drogat”, shtoi udhëheqësi amerikan.

Siguria ajrore e Evropës rrezikohet nga presioni dhe shkurtime kostosh

Siguria ajrore e Evropës rrezikohet nga presioni dhe shkurtime kostosh

Pilotët dhe ekuipazhi në linjat ajrore evropiane po përballen me presione të shtuara për të punuar orë të gjata dhe për të fshehur lodhjen, duke vënë në rrezik sigurinë e fluturimeve, sipas “The Financial Times”. Një studim i Universitetit të Ghent në Belgjikë, që përfshiu 6 900 punonjës, zbulon se politikat e kursimit dhe ndjekjes së fitimeve kanë “dobësuar sistematikisht” sigurinë në industrinë ajrore. Sipas raportit, pandemia e Covid-19 përshpejtoi përkeqësimin e kushteve të punës. Një brez pilotësh me përvojë u largua nga sektori dhe u zëvendësua me punonjës më të rinj, më të lirë dhe me kontrata të pasigurta, që ulin aftësinë për të mbrojtur standardet e sigurisë. Më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se nuk ndihen të lirë të kundërshtojnë vendime të menaxhmentit kur kanë shqetësime për sigurinë. Ekuipazhet e kabinës raportuan gjithashtu se ndihen të detyruar të shesin produkte si parfume apo alkool gjatë fluturimit, duke krijuar konflikt mes detyrimeve tregtare dhe rolit të tyre për të mbajtur pasagjerët të sigurt. Studiuesit paralajmërojnë se ky kalim “nga siguria te shitjet” po dëmton mirëqenien, integritetin profesional dhe standardet në fluturim. Rritja e presionit nga kompanitë me kosto të ulët dhe rikthimi i trafikut ajror pas pandemisë ka sjellë orare më të gjata dhe më pak pushim për punonjësit. 42% e tyre thanë se menaxhmenti vendos orarin mbi sigurinë, ndërsa shumë pilotë e ekuipazh ndihen të frikësuar të deklarohen “të papërshtatshëm për fluturim” edhe kur janë të sëmurë apo të rraskapitur. Studimi zbuloi gjithashtu se 68% e punonjësve kanë probleme me shëndetin mendor dhe 78% ndihen “të dehumanizuar”. Punësimet afatshkurtra ose përmes agjencive janë veçanërisht problematike, me punonjësit në Evropën Lindore që raportojnë kushtet më të vështira dhe pasiguri më të madhe.

Hamasi ka kthyer edhe dy trupa tjerë izraelitë, por kërkon më shumë kohë
Politics

Hamasi ka kthyer edhe dy trupa tjerë izraelitë, por kërkon më shumë kohë

Hamasi ka dorëzuar trupat e dy pengjeve të tjera izraelite sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja. Por së fundmi Hamasi ka deklaruar se i duhet kohë dhe pajisje të specializuara për të nxjerrë pjesën tjetër të pengjeve të vdekur nga rrënojat e Gazës. Megjithatë, në një deklaratë për mediat deklaroi se mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes dhe se deri më tani ka kthyer të gjitha trupat e pengjeve që ka arritur t’i gjejë. Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paralajmëruar se forcat izraelite mund të rifillojnë luftimet në Gazë nëse Hamasi nuk e zbaton marrëveshjen.

Trump sigurohet se Modi do të ndalojë blerjen e naftës ruse
Technology

Trump sigurohet se Modi do të ndalojë blerjen e naftës ruse

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se kryeministri indian, Narendra Modi ka rënë dakord të ndalojë blerjen e naftës ruse. SHBA-ja kërkon të ushtrojnë presion ekonomik mbi Kremlinin si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Trumpi në një komunikim me gazetarët tha se kishte marrë siguri nga Modi se India do të ndalonte blerjet e saj “brenda një periudhe të shkurtër kohore”, të cilën ai e quajti “një ndalesë e madhe”.