Sunday, October 26, 2025

Articles by Redaksia

3 articles found

Hangzhou shndërrohet në Qytetin e Parë të Ekonomisë Dixhitale të Kinës me suksese të jashtëzakonshme në teknologji
Science

Hangzhou shndërrohet në Qytetin e Parë të Ekonomisë Dixhitale të Kinës me suksese të jashtëzakonshme në teknologji

Hangzhou, Zhejiang — Në dy vitet e fundit, qyteti i bukur i Hangzhou, i vendosur pranë Liqenit Perëndimor, ka konsoliduar pozicionin e tij si “Qyteti i Parë i Ekonomisë Dixhitale” të Kinës, duke shënuar një epokë të re të zhvillimit të teknologjisë së lartë dhe inovacionit. Këto arritje janë ndërmjet tyre nga kompanitë e njohura në sektorin e teknologjisë së re, duke përfshirë DeepSeek me Unitree Robotics, të cilat kanë sjellë inovacione të pazakonta. Në veçanti, Unitree Robotics ka manipulua robotët për të vallëzuar në Galanën e Festës së Pranverës, duke demonstrar fuqinë e teknologjisë së robotikës në 엔tebraniment dhe kulturë. Ndërkohë, kompanitë si DeepSeek janë të fokusuar në zhvillimin e platformave të avancuara të planifikimit industrial, ndërsa Game Science ka prezantuar krijime inovative, përfshirë “Mitin e Zi-Wukong”, që po bëhen pjesë e kulturës së re teknologjike të qytetit. Hangzhou është shndërruar në qendër të inovacionit dixhital dhe një model i suksesshëm i bashkimit të avancimit teknologjik me kulturën lokale, duke ndihmuar Kinën të avancohet në rrugën drejt një të ardhmeje të bazuar në ekonomi dixhitale.

Arben Taravari e shpall Gostivarin bazë të re të opozitës, çfarë porosie është kjo për Ali Ahmetin dhe BDI-në?

Arben Taravari e shpall Gostivarin bazë të re të opozitës, çfarë porosie është kjo për Ali Ahmetin dhe BDI-në?

Shkup, 21 tetor – Në pritje të qëndrimit zyrtar nga ana e liderit të BDI-së Ali Ahmeti, si udhëheqës i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim, Arben Taravari përmes një statusi në Facebook u mburr me rezultatin e arritur nga kandidatët e tij në Gostivar dhe Vrapçisht, ndërsa e quajti Gostivarin bazë të re të opozitës shqiptare që do të sjellë risi në tërë dinamikën politike. Megjithatë, sipas njoftimit të KSHZ-së, në Gostivar dhe Vrapçisht nuk do të ketë rreth të dytë, por do të përsëritet procesi i votimit pasi nuk është arritur censusi, shkruan Alsat. Sa i përket porosive të Taravarit, Alsat parashtroi pyetje në BDI:• Kur do të deklarohet zotëri Ali Ahmeti lidhur me rezultatin e zgjedhjeve komunale?• Si e komentoni deklaratën e zotëri Arben Taravarit pas mbarimit të zgjedhjeve lokale se “Gostivari konfirmon që është baza e re e opozitës shqiptare dhe kjo do të sjellë risi në të gjithë dinamikën politike”? Por për të dy pyetjet BDI nuk përgjigjet. Ndërkohë, VLEN sot nëpërmjet një komunikate thekson se Taravari shkoi me BDI-në për gjashtë komuna, ngeli me katër dhe përfundoi me zero. “Mosrealizimi i censusit në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit është përgjigjja më e saktë ndaj akrobacioneve politike që për muaj të tërë u bënë në emër të shqiptarëve, por për interesa personale. Në rend të parë, kjo është përgjigje ndaj Arben Taravarit, e më pas ndaj Isen Shabanit, të cilët menduan se shqiptarët do t’i ndjekin pas në lojërat e tyre politike, duke i ndërruar parimet si të ishin monedha kusuri”, thonë nga VLEN. Ndërkohë nga partia e Taravarit u kundërpërgjigjën duke theksuar se pa VMRO-DPMNE-në, VLEN nuk do të ekzistonte në skenën politike.“Qytetarët ua kthyen shpinën për manovra politike, për mungesën e vizionit, sinqeritetit dhe lidhjet e tyre të hapura me struktura që kanë vepruar kundër interesave shqiptare. Bojkoti i censuseve në Gostivar e Vrapçisht ishte thikë pas shpine për kandidatët e tyre – që u përdorën si kurbanë. Arben Taravari fitoi bindshëm sepse qytetarët zgjodhën dinjitetin dhe jo pazaret politike në dëm të shqiptarëve”, thonë nga ASH e Taravarit. Për rezultatin e zgjedhjeve deri më tani nuk është deklaruar edhe krahu tjetër i ASH-së, Ziadin Sela. /Alsat.mk

Arbër Ademi: Kërkojmë menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare
Technology

Arbër Ademi: Kërkojmë menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Shkup, 21 tetor – Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arbër Ademi, në një intervistë për televizionin Alsat, deklaroi se kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk ka të bëjë me etjen për pushtet, por me nevojën për të reflektuar vullnetin e qytetarëve në përfaqësimin institucional. “Ne nuk kërkojmë zgjedhje të parakohshme që me çdo kusht BDI apo AKI të jetë në pushtet. Nëse fitues janë ata që aktualisht janë në pushtet, atëherë le të qeverisin, por jo duke u bërë vegla të VMRO-DPMNE-së”, u shpreh Ademi. Ai theksoi se të dhënat zgjedhore tregojnë qartë një epërsi të koalicionit opozitar, dhe se kërkojmë zgjedhje të parakohshme. “Raporti është 20 me 15 në numër deputetësh në favor të AKI-së. Prandaj, kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, thekson Ademi. demi gjithashtu theksoi se opozita shqiptare është forcuar ndjeshëm në terren, dhe rezultati i zgjedhjeve lokale është sinjal i qartë se qytetarët po kërkojnë ndryshim politik dhe qeverisës.