“Berisha e ka quajtur UÇK-në organizatë terroriste”, Kara: Të dënohet për krime lufte
Në një intervistë për emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara ka ngritur akuza të forta ndaj mënyrës se si po trajtohen ish-krerët e UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Ai e cilësoi këtë proces si një shkelje të rëndë të drejtësisë, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte një mjet i fundit për mbijetesë, pas një gjenocidi të mirëfilltë. Kara vuri në dyshim legjitimitetin e kësaj gjykate, duke theksuar se ajo po përpiqet të barazojë viktimën me agresorin dhe se po i nëpërkëmb vlerat e luftës çlirimtare. Ai shtoi se edhe figura politike si Sali Berisha duhet të përballen me drejtësinë për deklaratat dhe veprimet e tyre, ndërsa kritikoi kryeministrin Kurti për qëndrimin ndaj situatës së Hashim Thaçit. “Ata burra kanë luftuar për të drejtën e tyre, për luftën e tyre. Ka qenë mjeti i fundit për mbijetesën e tyre, e asaj lufte që pasoi një gjenocid të mirëfilltë. Mënyra se si po trajtohen ata në këto momente për ne e ka kaluar sensin e drejtësisë, është e zhvilluar me një proces që ka shkelur në ligje juridike që s’kanë ndodhur më parë. Kjo nuk është një gjykatë e Kosovës. Ngritja e kësaj gjykatë lë shumë për të dyshuar. Ata si ligj nuk e kanë pasur të përcaktuar që të gjykojnë organizata, ka pasur synimin që ta trajton si një luftë, duke hedhur baltë mbi historinë. Haga po barazon agresorin me viktimën. Është shumë hipokrite dhe e padrejtë se si mbahen në burg ish-krerët e UÇK-së. Ata po mbahen padrejtësisë, për më tepër që janë pyetur edhe dëshmitarët. Nuk e paragjykojmë, por e gjykojmë më këtë gjykatë. Personalitet dhe sekretari amerikan i shtetit kanë qenë atje në kohën dhe vendin e duhur. Kryeministrit të Kosovës nuk ka ndonjë nder të madh që luan atje me fushën bosh. Kurtit i leverdis që Hashim Thaçi po mbahet në Hagë. Berisha e ka quajtur UÇK-në grup terrorist. Saliu duhet të ishte në Hagë për krime lufte. Nuk mund të bëhet njeri patericë e Berishës”, tha avokati.