Sunday, October 26, 2025

Articles by V K

13 articles found

Shënoi supergol me goditje dënimi, Medon Berisha: Trajneri më kërkon të marr iniciativën

Shënoi supergol me goditje dënimi, Medon Berisha: Trajneri më kërkon të marr iniciativën

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Medon Berisha, u bë protagonist me Leccen në ndeshjen me Udinesen teksa shënoi një supegol me goditje dënimi, një gol që për fat të keq nuk i shërbeu skuadrës së tij që e humbi këtë përballje 3-2. Berisha foli për DAZN për rezultatin e kësaj ndeshjeje, duke mos e fshehur keqardhjen e tij. “Rezultati na lë një shije të hidhur, besuam deri në fund dhe donim të qëndronim në ndeshje deri në minutën e fundit. Përsa i përket golit, në goditjet e dënimit, trajneri më kërkon gjithmonë të marr iniciativën”,-u shpreh Medon Berisha Medon Berisha, më pas shprehu vendosmërinë e tij për ndeshjet e ardhshme të skuadrës së Lecces, ndërkohë që foli edhe për paraqitjet e futbollistëve që u aktivizuan si zëvendësues në përballjen me Udinesen. “Duhet të hyjmë me të njëjtin shpirt luftarak. Mund ta përballojmë çdo skuadër nëse luajmë me këtë qëndrim’-vijoi Medon Berisha-Po, grupi është i bashkuar. Ata që hynë, si N’Dri dhe Banda, na ndihmuan shumë dhe bënë mirë. Duhet të bazohemi nga pjesa e dytë dhe nga ajo që treguam aty”. Vlen të theksojmë se Medon berisha u vlerësua me një notë të lartë, 8.1 nga portali i specializuar i statistikave ‘Sofa Score’.

Po e bën veten të ndyrë, si degradoi sherri mes Lautaros dhe Kontes, incidenti daton që nga viti 2021 (VIDEO)
Technology

Po e bën veten të ndyrë, si degradoi sherri mes Lautaros dhe Kontes, incidenti daton që nga viti 2021 (VIDEO)

Napoli mposhti Interin me shifrat 3-1 mbrëmë në “Maradona”, duke i marrë Milanit kreun e Serisë A. Por kjo ndeshje nuk mund të kalonte pa incidente, ku protagonistë u bënë Lautaro Martinez dhe trajneri Antonio Konte. Në minutën e 60-të të sfidës, lojtari i Napolit bën faull ndaj Dumfris, ky i fundit u rrëzua në fushë duke u ankuar për një goditje të fortë. Konte, duke qëndruar përpara stolit disa metra larg fushës së lojës, e nxiti holandezin të ngrihej pa e shtuar kontaktin. Vetë Dumfris, sapo loja rifilloi, u përball me trajnerin kundërshtar për të shpjeguar arsyet e tij. Një përleshje pasoi përpara stolit të Napolit, me lojtarët e Interit që nxituan për të mbrojtur shokun e tyre të skuadrës. Midis tyre ishte kapiteni Lautaro Martinez, ish-lojtari i Kontes te zikaltërit midis viteve 2019 dhe 2021. Argjentinasi, ende pranë rrethit të qendrës, tërhoqi vëmendjen e ish-trajnerit të tij me një gjest dramatik, duke mbyllur dorën dhe duke treguar organet gjenitale. Buzët e tij dukeshin sikur po bënin shprehjen argjentinase “cagòn” (frikacak), e bërë e famshme nga debati midis Tevez dhe Alegrit disa vite më parë. Ai iu drejtua Kontes: “Je i tmerruar tani, po, po e tepron nga frika. Po e bën vetën të ndyrë!”. Përgjigja po aq dramatike e Kontes ishte e menjëhershme, trajneri i Napolit i hodhi një fyerje të qartë kapitenit të Interit, duke marrë gjithashtu një karton të verdhë nga gjyqtari Mariani (ai me sa duket i “Shko shëno! Shëno! Shëno, o copë mu*i!” dhe pastaj “duhet të më respektosh” gjyqtarit). 🧨 A totally crazy altercation between Antonio Conte and Lautaro Martinez! Lautaro Martinez shouted at Antonio Conte: “You’re terrified right now, yeah, you’re p*ssing yourself with fear!” Antonio Conte furiously replied: “Go score! Score! Score, you piece of sh*t!” There… pic.twitter.com/R8wRor4BbJ — Ramy (@Ramy_Stats) October 25, 2025 Precedenti i vitit 2021— Kjo nuk është hera e parë që Lautaro Martinez dhe Konte kanë pasur një debat gjatë një ndeshjeje, në vitin 2021, pasi u zëvendësua në fund të ndeshjes midis Interit dhe Romës, argjentinasi goditi një shishe, duke provokuar zemërimin e Kontes. Me stadiumin bosh për shkak të kufizimeve të Covidit, Konte shpërtheu: “Je një gjeni i mallkuar”. Argjentinasi më pas e ftoi trajnerin e tij në një përballje në dhomën e zhveshjes, përpara se trajneri i ekipit Oriali të ndërhynte dhe ta shuante polemikat. Të paktën deri mbrëmë…

Arrestohet në Tiranë për llogari të Kosovës 49-vjeçari nga Tepelena (EMRI+VIDEO)
Technology

Arrestohet në Tiranë për llogari të Kosovës 49-vjeçari nga Tepelena (EMRI+VIDEO)

Policia e Shtetit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 69”, në kuadër të të cilit është arrestuar në Tiranë një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për kultivim të bimëve narkotike. Policia thote se është bërë i mundur ndalimi i shtetasit Oltion Shehu 49-vjeç, lindur në Tepelenë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, në shkurt të vitit 2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Policia bën me dije se Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me autoritetet kosovare për përfundimin e procedurave ligjore që do të çojnë në ekstradimin e 49-vjeçarit drejt Kosovës. Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 69”. Kapet në Tiranë, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, një shtetas shqiptar, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike në Kosovë. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe partneritetit të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kapën në Tiranë, në kuadër të operacionit “Operacionalja 69”, shtetasin O. Sh., 49 vjeç, të lindur në Tepelenë. Ai ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata Themelore e Gjakovës, në muajin shkurt, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit.

Roma bie në Evropë, Gasperini “përplaset” me Dybala, fiton Bologna

Roma bie në Evropë, Gasperini “përplaset” me Dybala, fiton Bologna

Roma bie sërish në Evropë, me ekipin e Gasperinit që pësoi një tjetër humbje, e dyta radhazi, e dyta brenda në shtëpi, duke e zbritur në vendin e 23-të pas xhiron së tretë. Viktoria Plzen i befasoi brenda pjesës së parë, me dy super gola brenda 2 minutash. Adu hapi siparin me një finalizim plot klas në minutën e 20-të, ndërsa dy minuta më pas ishte Souare që me një predhë të vërtetë nga distanca dyfishoi shifrat. Në fraksionin e dytë, Roma fitoi një 11-metërsh për prekje të topit me dorë në zonë. Nga pika e bardhë, Dybala u tregua i saktë duke realizuar një gol historik për të, i 200 në karrierë. Për fat të keq, goli i Dybala-s nuk mjaftoi për të shmangur këtë humbje të rëndë. Në fund të ndeshjes, Dybala u shpreh se Roma e mori lehtë këtë takim, por nuk ishte dakord në këtë pikë trajneri Gasperini: “Nuk jam dakord, e provuam deri në fund. Sigurisht që kemi probleme, mbi të gjitha në fazën sulmuese. Kjo është një humbje që duhet të na bëjë të reflektojmë”, u shpreh Gasperini. Ndryshe nga Roma, Bologna, ekipi tjetër italian, siguroi një fitore të rëndësishme në xhiron e tretë duke triumfuar 2-1 në transfertë përballë Steaua Bukuresht. Bologna realizoi dy gola të shpejtë brenda 12 minutash, fillimisht me Odgaard në minutën e 9-të, ndërsa 3 minuta më pas ishte Dallinga që dyfishoi shifrat. Rumunët u përpoqën të riktheheshin në lojë duke ngushtuar shifrat në 1-2 në minutën e 54-ët, por vetëm kaq, pa mund t’i prishin festën Bolonjës që fal këtij suksesi ngjiten në vendin e 18-të në kuotën e 4 pikëve.

Rrëshqitje gurësh në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, problem me qarkullimin e mjeteve

Rrëshqitje gurësh në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, problem me qarkullimin e mjeteve

Reshjet e shiut që kanë vazhduar gjatë natës, kanë shkaktuar probleme në rrugën Burrel–Skuraj. Në disa segmente të kësaj rruge, veçanërisht në afërsi të sektorit “C”, janë shënuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Ky problem paraqet rrezik për drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë nga qarku i Dibrës drejt Lezhës, Shkodrës, Kurbinit dhe më gjerë. Fenomeni i rrëshqitjeve përsëritet sa herë ka reshje shiu në këtë zonë me terren të vështirë malor. Mësohet se disa automjete janë detyruar të kthehen mbrapsht për shkak të bllokimit të përkohshëm të qarkullimit. Ndërkohë, firma mirëmbajtëse ka nisur punën që në orët e para të mëngjesit për pastrimin dhe hapjen e rrugës. Ky segment mbetet mjaft problematik, sidomos gjatë natës apo në kushte me shi e mjegull, pasi mungon sinjalistika rrugore dhe në shumë pjesë nuk ka mbrojtëse metalike, ç`ka e shton rrezikun për aksidente, sidomos pranë liqenit të shkopetit

SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejësit, Kristian Shkreli

SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejësit, Kristian Shkreli

Prokuroria e Posaçme, ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun socialist e Vaut të Dejësit, Kristian Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim. Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë, nën dyshimin se bleu vota për Partinë Socialdemokrate. Atij iu komunikua akuza “ korrupsion në zgjedhje”. Kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të dosjes në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Aksident i rëndë në Krujë/ Makina përplaset me një shtyllë elektrike, humb jetën 32-vjeçari

Aksident i rëndë në Krujë/ Makina përplaset me një shtyllë elektrike, humb jetën 32-vjeçari

Mëngjesin e sotëm, një aksident ka ndodhur në fshatin Bubq. Policia bën me dije se një 32-vjeçar, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.. Si pasojë e përplasjes i riu ka humbur jetën. Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32-vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike. Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 23 tetor 2025, dollari amerikan, blihet me 82.7 lekë dhe shitet me 83.7 lekë. Euro, blihet me 96.3 lekë dhe shitet 97 lekë. Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.6 lekë, ndërsa në shitje me 104.7 lekë. Paundi britanik, blihet me 110.2 lekë dhe shitet me 111.3 lekë. Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59 lekë, ndërsa në shitje me 60.5 lekë. Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja

Pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, por në Europë na e kalon edhe Greqia

Pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, por në Europë na e kalon edhe Greqia

Kur pyeten shqiptarët se “Sa të lehtë e keni që të përballoni fundin e muajit”, rreth 55% e tyre përgjigjen me “me shumë vështirësi” ose “me vështirësi”. Kjo shifër është shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian, ku vetëm 17.4% e europianëve ndihen të varfër. Në rajon, të varfër ndihen 34% e serbëve, gjysma e malazezëve dhe gati gjysma e maqedonasve. Eurostat mat dhe varfërinë subjektive, që është një fushë e re studimi, e krijuar për të plotësuar treguesit tradicionalë të varfërisë, si p.sh. rreziku për të qenë i varfër, mungesa e rëndë materiale dhe sociale, apo jetesa në familje ku pothuajse askush nuk është i punësuar. Ky është një tregues që mat perceptimin personal të njerëzve mbi aftësinë për të përballuar shpenzimet e përditshme, ndryshe nga varfëria relative që matet në bazë të të ardhurave. Pyetja mbi të cilën bazohet anketa është: “Sa e keni të lehtë ta përballoni fundin e muajit”? Ndryshe nga treguesit relativë të varfërisë – që llogariten në bazë të të ardhurave mesatare të familjeve në një vend – treguesi i varfërisë subjektive mat perceptimin e vetë të anketuarve mbi vështirësinë për të përballuar shpenzimet e përditshme. Vlerësimi merr parasysh gjendjen materiale të familjes, përfshirë të ardhurat, shpenzimet, borxhet dhe pasuritë. Të anketuarit kanë 6 mundësi zgjedhjeje: Me shumë vështirësi; Me vështirësi; Disi vështirësi; Mjaft lehtë; Lehtë; Shumë lehtë. Sipas përkufizimit të Eurostat-it, familjet që përgjigjen “me shumë vështirësi” ose “me vështirësi” konsiderohen si pjesë e varfërisë subjektive. Shqiptarët renditen të dytët në Europë në konceptin e varfërisë subjektive. A e dini se cilët banorë mendojnë që janë më të varfër? Ata janë fqinjët tanë grekët. 67% e grekëve e perceptojnë që janë të varfër, rekordi në Europë. Megjithatë Shqipëria ka diferencë të lartë mes nivelit të varfërisë monetare të matjeve zyrtare, që është rreth 20% në 2024-n, dhe perceptimit të banorëve që mendojnë se janë të varfër, që i kalon 50%, me një diferencë prej mbi 30 pikë përqindje. INSTAT raportoi më herët se në vitin 2024, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, është 19,2 %, duke pësuar një rënie prej 0,6 pikë përqindje, krahasuar me të dhënat e rivlerësuara për vitin 2023. Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2024 është vlerësuar me 324.336 lekë, në krahasim me 262.325 Lekë që ishte në vitin 2023. Perceptimi i varfërisë nga shqiptarët afrohet më shumë me treguesin e varfërisë dhe përjashtimit social, që përfshin 40.5% të popullsisë, sipas të dhënave që u publikuan së fundmi nga INSTAT. Kjo do të thotë se 40.5% e popullsisë plotësojnë të paktën një nga këto tre kritere: Janë në rrezit të varfërisë monetare – të ardhurat e një personi janë më të ulëta se 60% e mesatares kombëtare. Kanë mungesa materiale ose sociale të rënda – personi nuk ka mundësi të përballojë shpenzime bazë si ngrohja, pagesa e faturave, blerja e ushqimit, rrobave, pushimeve etj. Jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët pune – kur të rriturit në një familje punojnë shumë pak ose aspak gjatë vitit. Një në gjashtë qytetarë të Bashkimit Europian e percepton veten si të varfër, edhe pse mund të mos jetë i tillë sipas treguesve zyrtarë të të ardhurave. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, për vitin 2024, 17.4% e popullsisë së BE-së raportoi se e përballon jetesën “me vështirësi” ose “me shumë vështirësi”, duke u klasifikuar në varfëri subjektive. Ndër vendet anëtare të BE-së, Greqia kishte përqindjen më të lartë të personave që konsiderohen subjektivisht të varfër (66.8%), e ndjekur nga Bullgaria (37.4%) dhe Sllovakia (28.7%). Në anën tjetër të shkallës, nivelet më të ulëta u regjistruan në Holandë dhe Gjermani (të dyja me 7.3%) si dhe në Luksemburg (8.5%). 17.8% e italianëve ndihen të varfër, përkundrejt 22% të spanjollëve dhe francezëve. Në të gjithë Europën, gratë ndihen disi më të prekura nga vështirësitë financiare (17.8%) se burrat (17.0%). Varfëria subjektive është më e lartë te të rinjtë nën 18 vjeç (20.6%) dhe më e ulët te mosha mbi 65 vjeç (14.9%). Eurostat thekson se varfëria subjektive është një masë plotësuese ndaj asaj “objektive” – sepse nuk mat vetëm të ardhurat, por edhe ndjenjën e pasigurisë që shkaktohet nga çmimet, borxhet dhe standardet e jetesës në një vend të caktuar. Në 16 vende të BE-së, përqindja e atyre që ndihen të varfër është më e madhe se ajo e personave që janë realisht në rrezik varfërie sipas të ardhurave.

Parashikimi i motit 24 Tetor 2025, vranësira dhe reshje shiu

Parashikimi i motit 24 Tetor 2025, vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme në vendin tonë, moti parashikohet me vranësira të cilat gradualisht pas orëve të mesditës do të jenë prezente përgjatë relieveve malore. Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që në orët e para të 24-orëshit të ditës së sotme. Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në Jugperëndim, reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Nga orët e mesditës dhe pasdite reshjet mbeten prezente, por me intensitet të ulët kryeisht përgjatë relieveve malore të vendit. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Perëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.

Vrasja e dyfishtë në Durrës, arrestohen katër persona

Vrasja e dyfishtë në Durrës, arrestohen katër persona

Në orët e para të ditën së djeshme rreth orës 01:45, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Manzë të Durrësit. Sipas informacioneve policore, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Aranit Kurti., 23-vjeç, dhe Flori Paluçi, 33-vjeç, të dy banues në Manëz. Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona të dyshuar që kanë lidhje me krimin e dyfishtë. Ngjarja ndodhi jashtë një lokali. Ndërsa Daniel Pepa, është shpallur në kërkim. DINAMIKA E NGJARJES Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa, së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamerierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Kamerieri i është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe. Më pas, sipas informacioneve, Danieli i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamerierit. Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që t’i nuk mund ta fyesh, pasi kamerieri është ulur në tavolinë me mua. Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka vrarë Arianit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin. NJOFTIMI I POLICISË Hetimet e thelluara zbardhin dinamikën e konfliktit për motive të dobëta, ndodhur në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, si pasojë e të cilit u vranë me armë zjarri, 2 shtetas. Arrestohen për moskallëzim të krimit, 4 shtetas të përfshirë në konflikt. Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi që dyshohet se është larguar nga vendngjarja, bashkë me shtetasin D. P. (autor i dyshuar i njërës prej vrasjeve). Në vijim të hetimeve të thelluara dhe profesionale, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në koordinim me Prokurorinë e Durrësit, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të implikuar në konfliktin për motive të dobëta, të ndodhur rreth orës 01:25 të datës 22.10.2025, në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, ku u vranë me armë zjarri, shtetasit F. P., 33-vjeç dhe A. K., 23-vjeç, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit: E. C., 25-vjeç dhe E. K., 21-vjeç, si dhe shtetasit T. B., 37-vjeç dhe E. B., 34-vjeç, vëllezër, të katërt banues në Manzë. Gjithashtu, u shpallën në kërkim, shtetasit: D. P., 21-vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; G. A., 30-vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi D. P. ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin F. P. (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari E. C.). Pas konfliktit verbal, shtetasi D. P. është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar E. K. dhe nga shtetasi A. K.. Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, shtetasi F. P., i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë. Në këtë moment shtetasi D. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit F. P., të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve D. P. dhe A. K. (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, shtetasin F. P.). Si pasojë u vranë shtetasit F. P. dhe A. K.. Më tej nga hetimet, dyshohet se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja, me shtetasin D. P.. Vijojnë kërkime intensive për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit F. P., shtetasin D. P., si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim G. A.. Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për të siguruar çdo provë që do t’i shërbejë hetimit për dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, kuqezinjtë ëndërrojnë për një vend në Kupën e Botës
Technology

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, kuqezinjtë ëndërrojnë për një vend në Kupën e Botës

Shqipëria është më pranë se kurrë me Kupën e Botës, pasi për herë të parë ka shanset reale për të shkuar në “Play Off”. Për ta bërë këtë, kuqezinjtë fillimisht duhet të fitojnë patjetër ndaj Andorrës në transfertë, e më pas të presin se çfarë do të bëjë Serbia. Kuqezinjtë janë aktualisht 1 pikë para serbëve, teksa të dyja skuadrat kanë për të luajtur edhe dy ndeshje, ku kuqezinjtë përballen fillimisht me Andorrën e më pas me Anglinë, ndërsa Serbia ka Anglinë në ndeshjen e më parë, e më pas do të presë Letoninë. Veç fitores ndaj Andorrës që është detyrim për skuadrën tonë, shpresohet edhe që Anglia të fitojë në Londër ndaj Serbisë, në mënyrë që të jemi zyrtarisht të kualifikuar si vendi i dytë në grupin K, për të mbajtur gjallë shpresën për Botëror. Si në Europian, ashtu edhe në këto kualifikuese, Silvinjo ka pasur një futbollist, i cili ka dhënë zgjidhje sa herë që kuqezinjve i është dashur. Nëse në Europian, ishte Jasir Asani ai që me golat e tij na kualifikoi, këtë herë është Rei Manaj lojtari protagonist, që ka marrë Shqipërinë “për dore” drejt Botërorit. JASIR ASANI- Sulmuesi nga Shkupi u grumbullua për herë të parë te Shqipëria nga Silvinjo, teksa besimi i këtij të fundit u shpërblye menjëherë. Asani zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në Poloni, pavarësisht se kuqezinjtë u mundën, duke dhënë sinjale se në krahun e djathtë të sulmit, kishim fituar një lojtar që mund të bënte diferencën. Pritja për golin e parë, ishte e shkurtër duke qenë se Asani arriti të realizonte një kryevepër në ndeshjen ndaj Andorrës në “Air Albania”. Vetëm pak javë më vonë, Asani kthehej në protagonist, me një tjetër supergol të shënuar ndaj Polonisë nga distanca për të kaluar Shqipërinë në avantazh në fitoren 2-0. Ecurinë me supergola e ruajti edhe ndaj Çekisë në Tiranë, ku shënoi sërish golin e avantazhit, aty ku Shqipëria fitoi 3-0 falë golit të tij dhe më pas 2 golave të shënuar nga Seferi, njëri prej të cilëve u asistua nga Asani. Me 3 golat e shënuar në kualifikueset e Europianit, Asani u kthye në hero pasi ishte vendimtar në ndeshjet më të rëndësishme, duke ndihmuar jo pak Shqipërinë për të shkuar në Europian për herë të dytë në histori. Sulmuesi nga Shkupi ka shënuar edhe 3 gola të tjerë me kuqezinjtë, fillimisht në miqësore ndaj Lihtenshteinit, e më pas në Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës dhe në fitoren ndaj Gjibraltarit. Në 6 ndeshjet që Jasir Asani ka shënuar, Shqipëria ka arritur të fitojë, statistikë kjo që i jep një impakt të jashtëzakonshëm formës së tij. REI MANAJ- Nëse në Europian ishte Asani ai që po e mbante Shqipërinë me shpresë, në kualifikueset e Botërorit gjërat kanë ndryshuar, pasi 30-vjeçari nuk është preferuar në lojë nga Silvinjo. Vendin e tij me gola, e ka zënë sulmuesi Rei Manaj i cili së fundmi u kthye në hero në Leskovc, ku shënoi golin e fitores në ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të kualifikueseve të Botërorit. Sulmuesi lushnjar gjeti golin e tij të parë në kualifikuese, duke i shënuar Andorrës një dygolësh në fitoren 3-0, teksa një gol të rëndësishëm, po realizonte edhe ndaj Letonisë në transfertë, por topi u devijua në vijë fatale duke u konsideruar më pas autogol nga vendësit. Sulmuesi ishte protagonist në ndeshjen ndaj Serbisë në Tiranë, po aty humbi penalltinë që mund t’i jepte 3 pikët, gabim të cilin e ka shlyer në Leskovc me një gol shumë të rëndësishëm. Kështu, në 6 golat që Shqipëria ka shënuar në këto kualifikuese, 3 prej tyre i ka shënuar Rei Manaj dhe njëri është autogol, të cilin “e detyroi” sulmuesi ynë. Shqipërisë i kanë mbetur edhe dy ndeshje, në të cilat të dy sulmuesit duhet që të jenë në formën e tyre më të mirë, për të gjetur golin që mund të shënojë arritjen më të madhe në historinë e futbollit shqiptar, për ta dërguar skuadrën në “Play Off” të Kupës së Botës.

Horoskopi 23 Tetor 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

Horoskopi 23 Tetor 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

Ditës se sotme do i mungoje bashkëpunimi dhe komunikimi ne çift. Gjerat nuk do ecin aspak ashtu siç duhet dhe do jeni shpesh te mërzitur. beqaret ne te kundërt do kenë sukses ne dashuri dhe do fillojnë një tjetër etape ne jetën e tyre. Për financat do jete momenti i duhet për te bere një riorganizim tërësor te situatës. Do ja dilni ta stabilizoni gjendjen. Marsi do e beje edhe mete bukur sot jetën tuaj ne çift. Komunikimi me partnerin do jete akoma me i ngrohte se me pare. Beqaret me mire te mos fillojnë asnjë lidhje sot sepse atmosfera do ju turbullohet me shume. Prisni edhe disa dite. Ne planin financiar duhet te ndërmerrni iniciativa dhe ta rregulloni sa me shume gjendjen ne te cilën ndodheni. Jeta juaj ne çift do jete përgjithësisht e mbrojtur gjate kësaj dite. Pjesa me e madhe do kalojnë momente qetësisë dhe do reflektojnë mbi te ardhmen. Beqaret do jene me te gatshëm te fillojnë ndonjë aventure edhe pse do e dini mire se emocionet do jene vetëm momentale. Financat fatmirësisht do influencohen pozitivisht nga yjet. Fale mbështetjes se Saturnit, ndjenjat tuaja për partnerin do thellohen edhe me shume gjate kësaj dite. Do dashuroheni si kurrë me pare dhe do ndiheni shpesh si mbi re. Beqaret ka shume gjasa te fillojnë një lidhje e cila vështirë se mund te ndërpritet ndonjë dite. Me financat tregohuni me te kujdesshëm dhe shpenzoni me kursim. Vetëm ne këtë mënyrë gjendja do jete e qëndrueshme. Dite shume e ndërlikuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Saturni do ju nxite te tregoheni me kokëfortë dhe te mos hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do kenë takime te papritura te cilat do ua ndryshojnë njëherë e përgjithmonë fatin. Ne planin financiar nuk pritet te keni asnjë lloj vështirësie kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me shume sesa zakonisht. Virgjeresha Ka rrezik te tundoheni nga një person sot dhe ta tradhtoni partnerin edhe sikur ne mendime. Priten debate te mëdha. Beqaret do kenë një dëshirë ekstreme për te filluar histori dashurie, por mundësitë nuk do jene dhe aq te mira. Edhe sektori i financave do jete shume i paqëndrueshëm. Beni kujdes me çdo shpenzim sepse do keni shume vështirësi me vone. Jeta juaj ne çift do jete shume e qete sot. Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe gjerat do ecin me se miri. Mos kërkoni me patjetër emocione te zjarrta. Beqaret do kenë pas vetes Venusin dhe me shume gjasa statusi do ju ndryshoje. Financat duhet t’i kontrolloni disa here para se te kryeni ndonjë investim te madh. Duhet pasur shume kujdes dhe maturi. Jeta juaj ne çift do jete aq e bukur sot saqë here pas here do ju duket sikur jeni ne një ëndërr. Ata qe kane shume kohe bashke dhe janë martuar se fundmi do mendojnë për një fëmijë. Beqaret do kenë sukses ne dashuri dhe do fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar do bëni çmenduri dhe situata mund te dale jashtë kontrollit. Klima ne jetën tuaj ne çift do jete përgjithësisht e ngrohte sot, megjithatë duhet te bëni kujdes me mënyrën sesi flisni dhe me ato qe do i kërkoni partnerit. Beqaret do i marrin gjerat qetësisht dhe nuk do nxitohen për asgjë. Ne këtë mënyrë do kenë edhe me tepër përfitime. Financiarisht nuk do jeni ne gjendjen me te mire. Kujdes me çdo hap qe do hidhni. Jeta juaj ne çift do jete mjaft e ndërlikuar gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni mire me partnerin tuaj dhe kjo do ju brengose pa mase. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim te veçante. As sot nuk do e ndryshoni dot statusin. Ne planin financiar do e gjeni shpejt një zgjidhje për problemet qe ju kishin dale. Çiftet do kenë një dite te turbullt dhe delikate. Matuni mire kur te flisni me partneri qe keni ne krah. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim impresionues. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa u alarmuar. Financat do jene gjate gjithë kohës te mbrojtura. Nuk do keni asnjë problem dhe asnjë vështirësi ne këtë sektor. Do bëni çmos qe te ruani një marrëdhënie harmonike sot me partnerin tuaj dhe do ja dilni mbanë me sukses. Beqaret do takojnë shume persona, por nuk do arrijnë te krijojnë me asnjërin një lidhje. Do ketë shume tipare te cilat nuk do i tërheqin aspak. Ne planin financiar do keni mjaft sukses dhe do e përmirësoni tej mase situatën ne te cilën ndodheni.