Regional Sales Manager

Full time
🔍 Find Similar Jobs

Job Details

Employment Type

Full time

Salary

9,887.00 USD

Valid Through

Sep 21, 2025

Job Description

Menaxher Rajonal Shitjesh (Rajoni Jug)Alkos Group, një ndër grupet më të suksesshme në Shqipëri në fushën e distribucionit dhe shitjeve, po zgjeron ekipin dhe kërkon një Menaxher Rajonal Shitjesh (Rajoni Jug), me eksperiencë në drejtimin e ekipeve dhe menaxhimin e shitjeve. Qëllimi i Pozicionit: Ky pozicion është përgjegjës për planifikimin dhe drejtimin e aktiviteteve të shitjes dhe shpërndarjes në rajon, forcimin e marrëdhënieve me klientët ekzistues si dhe zgjerimin e rrjetit me partnerë të rinj.

Roli kërkon lidership të fortë, aftësi analitike dhe orientim të vazhdueshëm drejt rezultateve. Detyrat dhe Përgjegjësitë KryesoreZbaton strategjinë e shitjes dhe objektivat e kompanisë në rajonin e caktuar. Drejton, motivon dhe mbështet ekipet e shitjes dhe shpërndarjes për arritjen e targeteve. Monitoron dhe analizon performancën (ditore/mujore/tremujore), duke përgatitur raporte të rregullta për menaxhmentin. Analizon tregun dhe aktivitetet e konkurrencës, duke propozuar iniciativa konkrete për rritje.

Negocion dhe zhvillon marrëdhënie me klientët ekzistues, duke zgjeruar njëkohësisht bazën e klientëve të rinj. Informon dhe këshillon klientët mbi produktet, ofertat dhe skemat promocionale. Koordinon me departamentet e tjera (logjistikë, marketing, financë) për të siguruar eficiencë maksimale. Trajnon dhe zhvillon ekipin, përcakton KPI, jep feedback dhe vlerëson performancën. Siguron respektimin e politikave të kompanisë dhe kushteve të shitjes. Menaxhon buxhetin rajonal, duke përdorur burimet në mënyrë optimale. Raporton te:

Drejtori i ShitjeveKualifikimet e KërkuaraDiplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim Biznesi, Marketing ose fusha të ngjashme. 3–5 vjet eksperiencë në rol drejtues në shitje/distribucion. Aftësi të forta komunikimi, negociimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh. Aftësi analitike dhe raportimi mbi treguesit financiarë e tregtarë. Eksperiencë e provuar në menaxhimin dhe motivimin e ekipeve. Njohuri të mira në MS Office dhe sisteme CRM/ERP. Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze (e detyrueshme). Leje drejtimi kategoria B dhe gatishmëri për udhëtime të shpeshta në rajon. Vendbanim:

VlorëAftësi & Kompetenca PersonaleLidership frymëzues dhe aftësi për të udhëhequr me shembull. Orientim i qartë drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave. Vendimmarrje e shpejtë dhe zgjidhje efektive problemesh. Fleksibilitet dhe përshtatshmëri në tregje dinamike. Integritet, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri të lartë. Fokus tek klienti dhe ndërtim i marrëdhënieve afatgjata. Çfarë ofrojmëPagë konkurruese dhe paketë përfitimesh. Mundësi reale për zhvillim profesional dhe rritje në karrierë. Një ambient pune dinamik, profesional dhe motivues.

📩Aplikimet Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre në: hr@alkosgroup. al *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Apply Now

You'll be redirected to the company's application portal

Application Success Tips

Resume Tailoring

Customize your resume to highlight skills and experiences relevant to this specific position.

Company Research

Learn about the company's mission, values, products, and recent news before your interview.

Profile Optimization

Ensure your LinkedIn profile is complete, professional, and matches your resume information.

Interview Preparation

Prepare thoughtful questions to ask about team dynamics, growth opportunities, and company culture.

Back to Job Listings