Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë. Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase.
I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2. 2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023. Pozicioni: Arkitekt ZbatimiDepartamenti: TeknikVendndodhja:
PalasePërmbledhja e PozicionitArkitekti i Zbatimit ka një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij, kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, përgatitjen e paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve.
RequirementsKoordinimi dhe zbatimi i projektit duke mbajtur lidhje te vazhdueshme me studiot e projektimit, konsulentin apo klientin ne lidhje me projektin;Sigurohet qe materialet e dhena per zbatim te jene te plota dhe te gatshme per zbatim ne raport me disiplinat e projektit dhe kryen plotesimet e nevojshme per kantierin sipas nevojes;.
Përgatit vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij;Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kerkesat e tij;Ndihmon ne programimin e proceseve te punimeve ndertimore dhe arkitekturore, bazuar ne grafikun e përgjithshëm te punimeve;Bashkëvepron / ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;Ndjek punimet e rifiniturave si dhe mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;Dokumenton te gjitha fazat e projektit dhe mban dokumentacionin/regjistrin perkates per azhornimet e projekteve dhe kujdeset per azhornimin ne kohe te projekteve perpara zbatimit.
Njohja me zbatimin, projektin ne terren, si dhe strukturen e kompanise ne teresi dhe te projektit ne vecanti;Njohja me procedurat e kompanise, me nenkontraktoret, njohja me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;Perpilimi i detajve ekzekutive te projektit te zbatimit, sipas udhezimeve te eproreve;Koordinimi dhe dhenia e informacioneve te nevojshme departamentit te finances per punimet e rifiniturave;Menaxhon porosite e materialeve te rifiniturave ne kantier sipas projekteve dhe kerkesave te klienteve;Mbajtje kronologjise se dorezimit te projekteve, ndryshime apo projekte ne dorezim te vazhdueshem nga pale te treta dhe hartimi i raporteve javore për punën idividuale dhe raport mujor mbi ecurine e projekteve dhe problematikat perkatese per zgjidhje sipas kerkeses se eproreveEdukimi:
Të zotërojë diplomë universiteti në ArkitekturëKualifikime Të TjeraMbi 5 vite eksperiencë si në fushën e projektimit dhe të zbatimit;Përdorimi I paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj;Njohje shumë e mirë e detajeve te ndertimit, materialet dhe teknologjive ne kete fushe;Aftësi shume te mira analitike për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur ne anën funksionale dhe estetike;Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;Aftësi për të punuar në skuadër;Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh.
Mënyra e AplikimitTë gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link. Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. Afati i dorëzimit: 04/09/2025Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. BenefitsBalfin Construction ofron një paketë tërheqëse shërbimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë bazuar në meritë dhe performancë.
Customize your resume to highlight skills and experiences relevant to this specific position.
Learn about the company's mission, values, products, and recent news before your interview.
Ensure your LinkedIn profile is complete, professional, and matches your resume information.
Prepare thoughtful questions to ask about team dynamics, growth opportunities, and company culture.