Inxhinier Mekanik

Full time
🔍 Find Similar Jobs

Job Details

Employment Type

Full time

Category

Other

Salary

2,001.00 USD

Valid Through

Sep 10, 2025

Job Description

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI) pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë. Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase.

I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2. 2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023. Pozicioni: Inxhinier MekanikDepartamenti: TeknikVendndodhja: Green Coast, PalasePërmbledhja e Pozicionit:

Inxhinieri Mekanik koordinon të gjitha shërbimet mekanike të instalimeve të ngrohjes dhe hidrosanitare, si para ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit. Mbikëqyr instalimin e të gjitha sistemeve mekanike/hidrosanitare të përfshira në projekt. Planifikon, organizon dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë.

Requirements Ndjek ecurinë e punimeve mekanike në faza, që nga projekt ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar, përfshirë instalimet hidraulike të infrastrukturës MKZ FU FUV dhe HVAC; Planifikon, organizon dhe mbikëqyr punën e nënkontraktorëve mekanikë për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt dhe në specifikimet teknike të projektuesve; Rishikon dhe harton koston e instalimeve mekanike duke përgatitur preventivin total bazuar mbi projektet e miratuara; Identifikon tregun e materialeve dhe të instalatorëve mekanikë vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentet e tjera për mënyrën e përzgjedhjes; Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore; Aprovon materialet të cilat implementohen në kantier dhe plotëson dokumentacionet përkatëse; Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit; Harton dhe kontrollon situacionet mujore; Bën përshtatje të ndryshimeve minore të instalimeve të infrastrukturës, përpilon projektin e ndryshuar dhe e dërgon në departamentin mekanik për miratim; Është përgjegjës për linjat e furnizimit me ujë të posteve të punës në kantier; Koordinon, ndjek dhe ka në përgjegjësi linjat e furnizimit me ujë nga burimet e ujit deri në hyrje të kantierit (përfshirë veprat e marrjes në burime);EdukimiTë zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Mekanike, Dega ImpianteKualifikime Të TjeraEksperiencë mbi 5 vite në HVAC, sisteme elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes;Aftësi në koordinimin e punimeve mekanike, hidrosanitare, ventilim, teknikat e ftohjes etj;Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve mekanike; Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e projektit;Eksperienca në AutoCAD dhe MS është e domosdoshme, si dhe aftësia për të lexuar projektet dhe specifikimet;Njohuri në përpilimin e kontratave të sipërmarrjes për instalimet elektro-mekanike.

Mënyra e AplikimitTë gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në link. Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. Afati i dorëzimit: 26/08/2025Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. BenefitsBalfin Construction ofron një paketë tërheqëse shërbimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë bazuar në meritë dhe performancë.

Apply Now

You'll be redirected to the company's application portal

Application Success Tips

Resume Tailoring

Customize your resume to highlight skills and experiences relevant to this specific position.

Company Research

Learn about the company's mission, values, products, and recent news before your interview.

Profile Optimization

Ensure your LinkedIn profile is complete, professional, and matches your resume information.

Interview Preparation

Prepare thoughtful questions to ask about team dynamics, growth opportunities, and company culture.

Back to Job Listings