Coca-Cola Bottling Shqipëria sh. p. k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare. Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur. CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës:
Manaxher Energjie Menaxheri i Energjisë suporton Departamentin Operacional në mbikëqyrjen dhe optimizimin e përdorimit të energjisë nëpërmjet propozimeve për të përmirësuar efikasitetin e energjisë, të reduktojë kostot dhe të minimizojnë ndikimin mjedisor të operacioneve të kompanisë, me qëllim realizimin e objektivave të prodhimit dhe reduktim të kostove. Në mënyrë më specifike, përgjegjësitë përfshijnë, por nuk kufizohen si më poshtë:
Të përgatisë një plan vjetor të aktiviteteve dhe të investimeve financiare për kostot e energjisë të konsumatorit të madh; Të krijojë një sistem të integruar të reduktimit të konsumit të energjisë, me një qasje me kosto efektive për infrastrukturën elektrike, mekanike, të proceseve dhe të ndërtimit, duke analizuar zgjidhjet optimale; Të propozojë pranë drejtuesit të ndërmarrjes, me qëllim marrjen e pëlqimit të tij, për krijimin e një strukture të menaxhimit të energjisë brenda konsumatorit të madh me detyrat dhe përgjegjësitë e tij;Të iniciojë aktivitete për të përmirësuar monitorimin dhe kontrollin e proceseve për të ulur kostot e energjisë; Të analizojë performancën e pajisjeve në lidhje me eficiencën e energjisë; Të sigurojë funksionimin e duhur dhe kalibrimin e instrumenteve të kërkuara për të vlerësuar nivelin e konsumit të energjisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë; Të përgatisë materiale informative dhe të zhvillojë trajnime të brendshme për stafin tjetër lidhur me çështjet e menaxhimit të energjisë;Të përmirësojë disagregimin (ndarjen dhe detajimin) e të dhënave të konsumit të energjisë në të gjitha nivelet;Të përcaktojë një metodologji se si të llogarisë me saktësi konsumin e energjisë specifike të produkteve/shërbimeve të ndryshme ose aktivitetit të konsumatorit të madh të energjisë;Të zhvillojë dhe të menaxhojë programe të trajnimit për eficiencën e energjisë në nivelet operacionale; Të krijojë bazën e njohurive mbi zhvillimet sektoriale, kombëtare dhe ndërkombëtare në teknologjinë e eficiencës së energjisë dhe sistemin e menaxhimit dhe informacionit; Të zhvillojë një sistem të integruar të eficiencës së energjisë dhe të përmirësimit të cilësisë së mjedisit; Të koordinojë zbatimin e projekteve të menaxhimit të energjisë/ përmirësimit të eficiencës së energjisë nëpërmjet agjencive jashtë sistemit ku punon1Të krijojë dhe/ose të marrë pjesë në shkëmbimin e informacionit me menaxherët e tjerë të energjisë të të njëjtit sektor të organizuar në nivelin e OJF-veAftësitë dhe kualifikimet:
Kerkesat e punes lidhur me Njohurite, Eksperiencen dhe AftesiteDiplomë Universiteti në Inxhinieri,Shkenca Mjedisore,Menaxhim Energjie ose një fushë të ngjashmeMin 5 vite përvojë pune e preferueshme në prodhim. Certifikimi profesional në menaxhimin e energjisë (p. sh,Certified Energy Manager (CEM)) është i preferuar. Aftesi shumë te mira komunikimi. Aftesi shumë të mira analitike dhe zgjidhje problemesh. Njohuri të mira të gjuhës italiane ose angleze. Aftësitë teknike: Aftësi të shkëlqyera, njohuri dhe përvojë në sistemet dhe teknologjitë e energjisë së riovueshme. Njohja dhe koordinimi i software dhe mjetet e menaxhimit të energjisë së rinovueshme.
Njohja e sigurisë elektrike. Njohja dhe përdorimi i Microsoft Office dhe Microsoft Excel. Njohja dhe përdorimi i aplikacioneve software teknike. Aftësitë per identifikimin e difekteve te pajisje të energjisë. Të interesuarit mund te aplikojne duke klikuar ne hr@cocacola. al brenda dates 25/08/2025. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen. Coca-Cola Bottling Shqiperia sh. p. k promovon Shanset e Barabarta
Customize your resume to highlight skills and experiences relevant to this specific position.
Learn about the company's mission, values, products, and recent news before your interview.
Ensure your LinkedIn profile is complete, professional, and matches your resume information.
Prepare thoughtful questions to ask about team dynamics, growth opportunities, and company culture.