Specialist Marketingu Digjital

Full time
🔍 Find Similar Jobs

Job Details

Employment Type

Full time

Salary

13.00 USD

Valid Through

Sep 10, 2025

Job Description

Credins Bank kërkon të punësojë: SPECIALIST MARKETINGU DIGJITAL / DEPARTAMENTI MARKETINGQëllimi kryesor i pozicionit: Funksioni kryesor konsiston në zhvillimin e marketingut të bankës në kanalet digjitale si për të rritur shitjet e produkteve dhe shërbimeve në këto kanale, po dhe për të maksimizuar vizibilitetin e brandit tek audienca përkatëse. Targetimi i klientëve të bankës në mënyrë të personalizuar në kanalet digjitale duke përdoruar teknologjitë dhe aplikacione të ndryshme në përshtatje me sjellen e konsumatoreve. Përgjegjësitë kryesore: Menxhimi i fushatave digjitale:

planifikon, ekzekuton dhe menaxhon fushatat marketing në çdo kanal digjital (Facebook, Instagram, Tik Tok, LinkedIn, Youtube, e– mail, etj. ). Ndërton dhe përdor platforma të ndryshme online si: Google ads, programmatic, etj, duke siguruar vendosje sa më të mirë të reklamave, si dhe performancë sa më të mirë të trafikut që sigurohet nga këto platforma. Krijimi i kontentit dhe i strategjisë digjitale:

zhvillon një kontent të përshtatshem për platformat digjitale në koordinim me strukturën e kreativës, duke siguruar që të jetë në përshtatje të plotë me objektivat e marketingut dhe audiencën e targetuar. Ekperiencë në SEO& SEM: Implementon strategjinë për optimizim të motorëve të kërkimit (SEO) dhe (SEM) për të përmirësuar vizibilitetin online dhe rritur trafikun. Menaxhimi i rrjeteve sociale:

Menaxhon rrjetet sociale të bankës, në koordinim me agjensinë përkatëse të marketingut për të siguruar rritje të audiencës, maksimizim të vizibilitetit të fushatave, dhe rritje të shitjeve nga këto kanale si dhe ndjek vazhdimisht trendet e reja të rrjeteve sociale. Analizë dhe raportim: Përdor aplikacione për të gjeneruar të dhena/raporte periodike, të cilat i analizon për të vlerësuar përformancën dhe ndërmarrë masat përkatëse për një përmirësim të vazhdueshëm. Bashkëpunim:

Koordinon ngushtë me skuadrat e tjera brenda dhe jashtë njësisë së marketingut për të siguruar implementim sa më të mirë të strategjisë digjitale. Mirëmbajtje dhe analizë e website-it të bankës: ndjek optimizimin e faqes së internetit në koordinim me partnere të jashtëm, monitoron performancën e website duke përdoruar aplikacionet përkatëse për të sjellë sa më shumë trafik dhe gjeneruar shitje. Njohje të platformave ndërtuese të website-ve si dhe njohuri mbi sigurinë e faqës së internetit dhe praktikave të sigurisë online, apo platformave analitike si Google Analitics, etj.

E-mail marketing: dizenjon dhe egzekuton fushata të targetura sipas segmenteve të klientëve nëpërmjet e-mailit dhe analizon performancën e shifrave. Njohuritë/Aftësitë: Diplomë universitare në marketing, marketing digjital, informatike ekonomike, ose degë të tjera të ngjashme. Eksperience pune e mëparshme min. 2 vite si specialist i marketingut digjital. Çertifikime në fushën e marketingut digjital (p. sh, Google AdWords, Facebook Blueprint) (e preferueshme)Njohuri të mira të programeve kompjuterike dhe të gjuhës angleze. Aftësi të mira analitike.

Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur deadlinet. Aftësi të mira komunikuese dhe për të punuar në grup. Çfarë ofrojmë ne: Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup pune në rritje. Pagë të 13-të & 14-të. Mundësi rritje në karriere, trajnime dhe zhvillim profesional. Perfitime ekstra si check up, fond pensioni privat, depozitë besnikerie, shërbime bankare pa komision, atmosferë dinamike, grup pune në rritje etj. Aktivitete të ndryshme sportive, retreate, udhëtime, etj.

Të interesuarit mund të aplikojnë në adresën e email : burimenjerezore@bankacredins. comVetëm kandidatët të cilet përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Credins Bank. Aplikimet duhet të dorezohen brenda datës 17. 08. 2025. *Shënim – Politika e PrivatesiseBanka Credins sh. a. deklaron se i përpunon të dhenat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10. 3. 2008, "Për mbrojtjen, e të dhënave personale dhe Udhëzimin. Nr. 42 datë 22. 07.

2014" Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë", Banka ofron sisteme të larta sigurie me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose, fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore.

Apply Now

You'll be redirected to the company's application portal

Application Success Tips

Resume Tailoring

Customize your resume to highlight skills and experiences relevant to this specific position.

Company Research

Learn about the company's mission, values, products, and recent news before your interview.

Profile Optimization

Ensure your LinkedIn profile is complete, professional, and matches your resume information.

Interview Preparation

Prepare thoughtful questions to ask about team dynamics, growth opportunities, and company culture.

Back to Job Listings