Payment Specialist

Full time
Posted Aug 11, 2025
🔍 Find Similar Jobs

Job Details

Employment Type

Full time

Salary

25.00 USD

Valid Through

Sep 10, 2025

Job Description

Njoftim për vend të lirë pune në pozicionin: Specialist PagesashEB Invest, në emër të një klienti, është në kërkim të një Specialisti Pagesash, i cili do të jetë përgjegjës për përpunimin e saktë dhe në kohë të pagesave, menaxhimin e dokumentacionit përkatës dhe garantimin e përputhshmërisë me të gjitha rregulloret financiare dhe ligjore në fuqi. Detyrat dhe përgjegjësitë: Menaxhon ciklin e plotë të llogarive të pagueshme, duke përfshirë regjistrimin e faturave të blerjes në sistemin financiar Odoo.

Kryen përpunimin e pagesave në përputhje me politikat e kompanisë dhe ndjek afatet për pagesën e furnitorëve. Kontrollon saktësinë e të dhënave dhe përputhjen me porositë e blerjes dhe dokumentet e pranimit. Mban komunikimin me furnitorët për adresimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, sqarimin e paqartësive, ndjekjen e faturave në pritje dhe koordinimin e afateve të pagesës. Negocion kushtet e pagesës kur është e nevojshme. Përgatit raporte mujore për detyrimet dhe pagesat e kryera, dhe i raporton ato tek eprori direkt.

Arkivon dhe ruan dokumentacionin për qëllime reference dhe auditimi. Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga eprori sipas nevojave të kompanisë. Kualifikimet: Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi apo fusha të ngjashme. Eksperiencë paraprake në pozicione të ngjashme përbën avantazh. Njohuri të mira të programeve financiare dhe të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel. Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipe të ndryshme. Integritet i lartë dhe konfidencialitet në trajtimin e të dhënave financiare. Çfarë ofrojmë:

Ambient pune profesional dhe bashkëpunues. Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme. Paketë konkurruese financiare. Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie në rritje dhe me vizion të qartë. Procesi i përzgjedhjes: Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën info@ebinvest. al deri më datë 25/08/2025 ora 17: 00. Sigurohuni që të përfshini “Specialist Pagesash” në subjektin e emailit. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Apply Now

You'll be redirected to the company's application portal

Application Success Tips

Resume Tailoring

Customize your resume to highlight skills and experiences relevant to this specific position.

Company Research

Learn about the company's mission, values, products, and recent news before your interview.

Profile Optimization

Ensure your LinkedIn profile is complete, professional, and matches your resume information.

Interview Preparation

Prepare thoughtful questions to ask about team dynamics, growth opportunities, and company culture.

Back to Job Listings