Monday, October 27, 2025
Balfin Construction

Inxhinier HSE Grupi

Posted: 4 days ago

Job Description

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë. Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023. Pozicioni: Inxhinier HSE GrupiDepartamenti: Raportimit, Kostove dhe garantimit të CilësisëVendndodhja: Tiranë Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri HSE Grupi është përgjegjës për zbatimin dhe monitorimin e standardeve të shëndetit, sigurisë dhe mjedisit në të gjitha kompanitë e grupit, duke siguruar përputhshmëri me kërkesat ligjore dhe procedurat e brendshme teknike. Gjithashtu, mbështet kompaninë në zhvillimin e iniciativave fillestare të ESG dhe raportimin bazë të performancës mjedisore dhe sociale, në përputhje me politikat e grupit.RequirementsDetyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:HSE (Health, Safety, and Environment): Jep asistencë të specializuar për zbatimin e detyrimeve të kontraktuara në fushën e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me kuadrin ligjor. Përgatit dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm sipas legjislacionit shqiptar për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë. Harton dhe përditëson procedurat HSE të kompanive, në përputhje me ligjin dhe zhvillimin organizativ të kompanisë edhe stafit. Kryen inspektime periodike në të gjitha ambientet dhe vendndodhjet e kompanive të grupit. Zhvillon inspektime specifike kur kërkohen nga kompanitë, për rivlerësim të riskut. Identifikon burimet që sjellin rreziqe në vendin e punës (zjarr, elektricitet, substanca të rrezikshme, ergonomi, punë në lartësi, hapësira të mbyllura etj.). Kryen matje për kushtet e vendit të punës (me pajisjen hygrobarometer) dhe përgatit raportet përkatëse; Vlerëson kushtet higjeno-sanitare dhe agjentët fizikë e kimikë në ambientet e punës. Organizon dhe realizon situatat e simulimit të emergjencave (drills). Përgatit raportet e Inspektimeve për çdo kompani në çdo vendndodhje. Kryen dhe përditëson DVR për çdo njësi, në bashkëpunim me grupin e ngarkuar, duke hartuar plane për minimizimin e rreziqeve. Zhvillon trajnime për stafin administrativ dhe operativ (trajnimet fillestare dhe specifike). Harton dokumentin e investigimit te aksidenteve dhe gati-aksidenteve si dhe menyren e raportimit, jep asistence teknike per te percaktuar shkaqet e ndodhjes si dhe propozon masat parandaluese. Përgatit raporte javore dhe mujore mbi performancën HSE të grupit. ESG (Environmental, Social, and Governance): Mbledh dhe përpunon të dhënat bazë ESG dhe asiston në përgatitjen e raporteve. Mbështet implementimin e iniciativave fillestare të qëndrueshmërisë dhe praktikave mjedisore dhe sociale. Bashkëpunon me departamentet për komunikimin dhe ndërgjegjësimin e stafit mbi çështjet ESG. Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Ndertimi apo Mjedisi, preferohen kualifikime specifike lidhur me HSE dhe ESG. Kualifikime të tjera: Të ketë eksperiencë pune të ngjashme me pozicionin; Certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kurse specifike për sigurinë dhe shëndetin; Të ketë kryer trajnimin e koordinatorit të sigurisë së akredituar nga institucionet shtetërore; Njohje shumë e mirë e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë; Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje; Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa Microsoft Office, etj.) Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link. Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. Afati i dorëzimit: 07/11/2025 *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. BenefitsBalfin Construction ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës. Ne ofrojmë gjithashtu mundësi për zhvillimin e aftësive dhe rritje brenda Grupit BALFIN, në një mjedis pune dinamik dhe bashkëpunues që nxit punën në grup dhe inovacionin.

Job Application Tips

  • Tailor your resume to highlight relevant experience for this position
  • Write a compelling cover letter that addresses the specific requirements
  • Research the company culture and values before applying
  • Prepare examples of your work that demonstrate your skills
  • Follow up on your application after a reasonable time period

Related Jobs