Agikons sh. p. k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë. Në kuadër të zhvillimit të saj kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin "Drejtues Finance". Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: · Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për shitjet dhe blerjet përfshirë këtu informacionin e brendshëm dhe nga të tretët.
· Realizon perpunimin e informacionit të marrë në kontabilitet dhe programet e detyruara fiskale. · ·Garanton regjistrimin e të gjithë informacionit të nevojshëm, sipas formateve të kërkuara dhe të prodhuara nga kompania dhe legjislacioni në fuqi. · Realizon kontabilizimin korrekt dhe në kohë të të gjitha kontratave dhe faturave përkatëse në programet e caktuara financiare. · Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërë të mundur rakordimin midis palëve. · Planifikimi, implementimi dhe drejtimi i strategjive financiare të kompanisë, përfshirë:
planifikimin afatgjatë, buxhetimin, parashikimet financiare dhe analizat e riskut. · Menaxhimi i marrëdhënieve me investitorët, institucionet financiare dhe partnerët strategjikë. · Përmirësimi i performancës financiare përmes optimizimit të procesit të raportimit, menaxhimit të likuiditetit dhe analizës së kthimit mbi investim. · Drejtimi i departamentit të financës dhe kontabilitetit, duke garantuar përputhje me standardet ligjore dhe profesionale. · Këshillimi i Drejtorit Ekzekutiv dhe bordit drejtues mbi vendimmarrjen strategjike dhe menaxhimin financiar të kompanisë.
· Mbikëqyrja e përgatitjes së pasqyrave financiare dhe të dokumentacionit përkatës në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit. · Sigurimi i përgatitjes së pagave, deklaratave tatimore dhe kontributeve shoqërore përmes sistemeve elektronike përkatëse. · Kontrolli dhe mirëmbajtja e dokumentacionit financiar, përfshirë llogaritë bankare, arkën, TVSH-në dhe kontratat me palët e treta. · Sigurimi i regjistrimit të saktë dhe në kohë të të gjitha të dhënave financiare në programet përkatëse.
· Ndjekja dhe rakordimi i kostove me furnitorët dhe bashkëpunëtorët. · Garantimi i përputhshmërisë me kërkesat ligjore dhe politike të brendshme financiare. Kualifikime dhe Eksperiencë e Kërkuar: · Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Kontabilitet apo një fushë të ngjashme (Master është avantazh). · Minimumi 5 vite përvojë në një pozicion të ngjashëm drejtues në fushën financiare. · Njohuri të avancuara të standardeve të kontabilitetit dhe të legjislacionit tatimor në fuqi. · Aftësi të shkëlqyera analitike, udhëheqëse dhe komunikuese. · Eksperiencë në përdorimin e sistemeve elektronike të deklarimit dhe programeve financiare.
· Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel. · Aftësi të forta në organizim, planifikim dhe menaxhim të burimeve. · Përvoja në sektorin e ndërtimit konsiderohet një avantazh. Çfarë ofrojmë: · Ambient pune profesional dhe mundësi reale për zhvillim në karrierë. · Vlerësim dhe shpërblim në përputhje me performancën. · Paga e negociueshme, në varësi të eksperiencës dhe aftësive.
Nëse jeni të interesuar për një karrierë të qëndrueshme, me mundësi zhvillimi profesional dhe vlerësim të merituar, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë në S&D Invest. sh. a 📩 Aplikoni tani duke dërguar CV-në tuaj në orselda. mati@agikons. com
Customize your resume to highlight skills and experiences relevant to this specific position.
Learn about the company's mission, values, products, and recent news before your interview.
Ensure your LinkedIn profile is complete, professional, and matches your resume information.
Prepare thoughtful questions to ask about team dynamics, growth opportunities, and company culture.