''Agikons'' sh. p. k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovicë. Ne jemi duke kërkuar staf: Inxhinier/e Hidroteknike. Përshkrimi i pozicionit: Inxhinieri Hidroteknik merret me realizimin e projekteve hidraulike dhe supervizimin e tyre në objekt.
Detyrat: Ndjek ecurinë e punimeve hidraulike në faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim përfundimtar. Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkontraktorëve hidraulikë për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt. Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve hidraulike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit. Harton situacionet mujore, librezat e masave. Kualifikimet: Të jetë e diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë, dega Inxhinieri Hidroteknike. Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
Të dijë të hartoj preventiva si dhe situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj. Të ketë aftësi shumë të mira organizative, të dijë të koordinojë punën dhe të raportoj te ekipi menaxherial. Të njoh mirë programet kompjuterike Autocad, si dhe të ketë njohuri të programeve bazë të Office. Të ketë eksperiencë pune në pozicionin që kërkohet 1-3 vjet.
Customize your resume to highlight skills and experiences relevant to this specific position.
Learn about the company's mission, values, products, and recent news before your interview.
Ensure your LinkedIn profile is complete, professional, and matches your resume information.
Prepare thoughtful questions to ask about team dynamics, growth opportunities, and company culture.