AgiKons

Specialist/e Protokolli Arkive

Posted: 15 minutes ago
mid

Job Description

Përshkrimi:Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi me mbi 20 vite eksperiencë në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të punimeve. Pika jonë më e fortë është stafi, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambient mikpritës dhe të ndihet i vlerësuar për çdo kontribut që jep në kompani me punën dhe eksperiencën e tij. Në Agikons sh.p.k secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet në bazë të rezultateve.Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë e për t’u mirëpaguar pas çdo rritjeje, atëherë Agikons sh.p.k është zgjedhja jote më e mirë.Kompania po zgjeron stafin e saj në Departamentin Ligjor dhe kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin: "Specialist/e Protokolli–Arkive"Detyrat: Zbaton rregulloren e brendshme të funksionimit të kompanisë, organizon, zhvillon dhe përmirëson strukturën arkivore.Kryen veprimet për pranimin, evidentimin dhe shpërndarjen e korrespondencës. Dokumentet që hyjnë në adresë të kompanisë hapen, arkivohen dhe i përcillen Drejtorit të Departamentit përkatës / Drejtorit Ekzekutiv. Shpërndarja e tyre bëhet konform shënimit të Drejtorit dhe me konfirmim të marrësit me shkrim ose me postë elektronike.Evidenton (protokollon) korrespondencën zyrtare për institucionet apo subjektet jashtë kompanisë duke respektuar rregullat e korrespondencës zyrtare. Trajton me konfidencialitet dhe kujdes maksimal të gjithë dokumentacionin që protokollohet dhe arkivohet.Kryen protokollimin e dokumenteve të brendshme duke respektuar klasifikimin dhe elementët përkatës të tyre. Kontrollon zbatimin e kërkesave që duhet të përmbushë çdo dokument.Përgjigjet për daktilografimin/printimin, fotokopjimin dhe lidhjen e materialeve sipas kërkesave të drejtorive dhe sektorëve. Vepron sipas udhëzimeve të titullarit; në mungesë të tij, kompetencat delegohen me shkrim.Mirëmban dokumentet e protokollit (regjistrin e protokollit, librin e postës, librin e noterëve dhe librat e shpërndarjes së shkresave të brendshme) dhe arkivon dokumentet sipas ligjit dhe rregullores së brendshme.Merr masa për ruajtjen fizike të dokumenteve dhe është përgjegjës për organizimin e punës në arkivën fizike dhe dixhitale.Menaxhon përdorimin e vulës së kompanisë në mënyrë rigoroze dhe të kujdesshme, në përputhje me ligjin dhe rregulloret.Përgjigjet për finalizimin/formalizimin e proceseve të shitjes dhe kreditimit–hipotekimit, duke koordinuar komunikimin me klientët, specialistët bankarë, vlerësuesit e pasurive dhe palët e treta brenda/jashtë kompanisë, duke ruajtur etikën në çdo komunikim.Kryen porositë për materiale pune (regjistra, dosje, shtypshkrime të ndryshme), administron përdorimin e tyre dhe koordinon logjistikën dhe transportin me Departamentin e Operacioneve.Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori, në përputhje me legjislacionin dhe objektivat e punës.Kualifikimet: Të ketë përfunduar studimet në Shkenca Juridike ose Shoqërore.Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në këtë fushë.Të njohë shumë mirë një gjuhë të huaj, preferohet anglishtja.Të njohë shumë mirë Paketën Office dhe mënyrën e protokollimit të dokumenteve.Të ketë aftësi shumë të mira organizative.Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.Çfarë ofrojmë ne: Pagë konkurruese dhe rritje progresive në bazë të performancës.Stabilitet pune në një kompani të konsoliduar dhe të respektuar në treg.Mundësi reale për zhvillim profesional dhe ngritje në detyrë.Ambient pune profesional, korrekt dhe bashkëpunues, ku vlerësohet kontributi individual.Trajnime të vazhdueshme sipas nevojave të pozicionit.Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".Aplikantët e interesuar mund të aplikojnë direkt nga Easy Apply ose të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e email-it: hr@agikons.comDepartamenti i Burimeve NjerëzoreAgikons. Sh. P. KAdresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë

Job Application Tips

  • Tailor your resume to highlight relevant experience for this position
  • Write a compelling cover letter that addresses the specific requirements
  • Research the company culture and values before applying
  • Prepare examples of your work that demonstrate your skills
  • Follow up on your application after a reasonable time period

You May Also Be Interested In