THIRRJE PËR OFRUES SHËRBIMESH: Trajnim “Ndërtimi i ekipeve me performancë të lartë përmes vizionit dhe energjisë pozitive”
Posted: 7 hours ago
mid
Job Description
THIRRJE PËR OFRUES SHËRBIMESH: Për zhvillimin e trajnimit me objekt “Ndërtimi i ekipeve me performancë të lartë përmes vizionit dhe energjisë pozitive” për punonjësit e zyrave qëndrore të IdentiTek SHAQëllimi i trajnimit dhe pritshmëritë:Trajnimi ka si qëllim të ndihmojë pjesëmarrësit të kuptojnë dhe aplikojnë parimet e krijimit të ekipeve të fuqishme, të orientuara drejt rezultateve, përmes zhvillimit të një vizioni të përbashkët dhe kultivimit të një kulture pune pozitive dhe motivuese.Gjithashtu, trajnimi ka si qëllim:1. Të kuptuarit e karakteristikave të një ekipi me performancë të lartë,2. Aftësimin për të ndërtuar vizion të përbashkët dhe për ta integruar atë në punën e përditshme të ekipit,3. Zhvillimin e një mentaliteti të punës si vlerë bazë në çdo nivel të shoqërisë,4. Forcimin e besimit, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë brenda ekipit.Pritshmëritë e trajnimit:1. Krijimi i vizionit frymëzues, që motivon ekipin drejt qëllimeve të përbashkëta,2. Nxitja e një kulturë pune pozitive përmes energjisë personale dhe kolektive, duke rritur angazhimin dhe përkushtimin,3. Ekipe të forta, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme, të cilat e mbështesin njëra-tjetrën dhe punojnë me qëllim të përbashkët për rezultate e shoqërisë.1. Metodologjia e trajnimitMetodat e përdorura në trajnim përfshijnë:- Sesione interaktive teorike dhe praktike,- Diskutime dhe ushtrime praktike në grupe të vogla,- Raste studimore,- Simulime dhe role-play.2. Logjistika e trajnimitOfruesi i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për organizimin e Trajnimit duke patur parasysh:- Pjesëmarrja përbëhet nga 100 punonjës të zyrave qëndrore të IdentiTek SHA me një kohëzgjatje 3 (tre) ditore, gjatë orarit 09:00 - 16.30, me nga 30-35 punonjës pjesëmarrës,- Trajnimi do të zhvillohet në Tiranë në një ambjent të përzgjedhur nga ofruesi, - Gjatë trajnimit përfshihen 2 (dy) coffe break dhe 1 (një) drekë (catering),- Ofruesi duhet të pajisë pjesëmarrësit përpara fillimit të trajnimit me agjendën e trajnimit dhe materialet didaktike.3. Produktet e PritshmeOfruesi i shërbimit pritet të dorëzojë pas shërbimit:- Agjendën e detajuar të trajnimit, - Materialet trajnuese (prezantimet, rastet studimore, materialet mbështetëse, etj) për temat e mbuluara, - Raport përmbledhës pas trajnimeve të kryera,- Çertifikatë për secilin pjesëmarrës.4. Afati KohorTrajnimi do të zhvillohet me një kohëzgjatje 3 (tre) ditore sic detajohet në pikën 2.5. Kualifikimet dhe përvoja e ofruesit të shërbimitOfruesi i përzgjedhur duhet të demonstrojë:- Eksperiencë të provuar në ofrimin e trajnimeve për sektorin publik dhe privat,- Eksperiencë në ofrimin e trajnimeve të mëparshme relevante, - Ekipi trajnues të përbëhet nga trajnerë me përvojë dhe kualifikime të larta (CV-të e trajnerëve).6. Dorëzimi i PropozimevePropozimet duhet të përfshijnë:- Përmbledhje të eksperiencës: Përshkrimi i përvojës së mëparshme të ofruesit në projekte të ngjashme me vlerësimin dhe trajnimin e stafit.- Metodologjinë: Një shpjegim i detajuar i qasjes që do të përdoret për secilën fazë të projektit.- Ofertën Financiare: Një përmbledhje e detajuar e kostove për produktin e kërkuar për njësi.Propozimet duhet të dorëzohen deri më datë 4 Nëntor 2025 në adresën: “IdentiTek” SH.A, Rruga “Xhanfize Keko”, Ndërtesa 111, Hyrja 1, Tiranë, Albania ose me email në adresën neritan.totozani@identitek.al
Job Application Tips
- Tailor your resume to highlight relevant experience for this position
- Write a compelling cover letter that addresses the specific requirements
- Research the company culture and values before applying
- Prepare examples of your work that demonstrate your skills
- Follow up on your application after a reasonable time period