Sky Invest sh. p. k. , në kuadër të projektit Tirana Boulevard, fton të aplikojnë kandidatë për pozicionin e Arkitektes në Zyrën e Shitjeve në Kantier. Sky Invest sh. p. k. është një kompani zhvilluese në tregun e pasurive të paluajtshme, me projekte madhore si Tirana Boulevard, që po ndërtohet në një nga zonat më të rëndësishme urbane të Tiranës. Kompania operon me standarde të larta ndërtimi dhe synon të ofrojë eksperiencë të diferencuar për klientët dhe partnerët e saj. Pozicioni:
Arkitekte për Zyrën e Shitjeve (Junior Architect - Residential Sales Office)Lloji i angazhimit: Me kohë të plotë, (kantieri Tirana Boulevard, Tiranë)Ky është një pozicion i dedikuar për arkitekte të reja që duan të fitojnë eksperiencë reale në projektet rezidenciale dhe të shfaqin potencialin e tyre në një mjedis profesional të strukturuar. Arkitektja do të jetë pjesë e zyrës së shitjeve në kantier, duke ndihmuar në prezantimin teknik të projektit, personalizimin e planimetrive sipas kërkesave të klientëve dhe ndjekjen e komunikimit të tyre gjatë procesit.
Pozicioni është i përshtatshëm për një individ me formim në arkitekturë (diplomuar ose në përfundim), me dëshirë për të ndërtuar një karrierë në fushën e arkitekturës, shitjeve të pasurive të paluajtshme dhe menaxhimin e klientëve. DETYRAT KRYESORE· Të mirëpresë dhe orientojë klientët potencialë në zyrën e kantierit. · Të prezantojë projektin dhe planimetrinë me saktësi, duke përshtatur informacionin sipas kërkesave të klientit. · Të sugjerojë njësi të përshtatshme në bazë të kërkesave dhe buxhetit të klientit.
· Të administrojë të dhënat e klientëve në mënyrë të rregullt dhe të saktë. · Të përdorë në mënyrë efikase materialet e shitjes: planimetri, lista çmimesh, tabela përmbledhëse etj. · Të propozojë dhe përpunojë ndryshime në planimetri sipas kërkesave të klientit, në përputhje me standardet teknike dhe fleksibilitetin e lejuar nga kompania. · Të kryejë analizë të thjeshtë të përputhshmërisë së kërkesës me ofertën ekzistuese. · Të raportojë në mënyrë periodike dhe të strukturuar tek eprori për progresin dhe rastet aktive.
· Të ruajë etikën profesionale dhe konfidencialitetin gjatë gjithë proceseve të punës. KERKESAT E PROFILIT· Diplomë ose studime në përfundim në Arkitekturë· Njohuri praktike në të paktën një nga programet profesionale: AutoCAD, ArchiCAD, Revit, SketchUp, Photoshop. · Aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe dëgjimi aktiv. · Njohje e mirë e gjuhës angleze. · Saktësi në organizim dhe ndjekje të informacionit për çdo klient. · Integritet, seriozitet dhe përkushtim në raport me klientin dhe kompaninë. · Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipin.
· Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht në terren. CFARE OFROJME· Një ambient pune serioz dhe me standarde profesionale. · Trajnim dhe përkrahje nga stafi i zyrës qendrore. · Mundësi për të fituar përvojë të vlefshme në sektorin imobiliar dhe të ndërtimit· Hapësirë reale për rritje të dyfishtë:
▪️ Si specialiste në shitje dhe menaxhim klientësh në projekte të mëdha rezidenciale ▪️ Si arkitekte arkitekte brenda projekteve rezidenciale të kompanisë që kupton në praktikë lidhjen mes konceptit dhe kërkesave reale të tregut· Kohë në dispozicion për të studiuar dhe për tu zhvilluar profesionalishtAPLIKIMITë interesuarit janë të lutur të aplikojnë deri me datë 30 gusht 2025 direkt në "Linkedin" ose të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm në adresën e email-it m. lico@planit.
al· CV e përditësuar· Diplomë ose vërtetim studimesh· Portofol punimesh· Fotokopje IDDuke ju falenderuar ju njoftojmë se vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Customize your resume to highlight skills and experiences relevant to this specific position.
Learn about the company's mission, values, products, and recent news before your interview.
Ensure your LinkedIn profile is complete, professional, and matches your resume information.
Prepare thoughtful questions to ask about team dynamics, growth opportunities, and company culture.