Besimi në reformën në drejtësi ka rënë për herë të parë nën 50 përqind.
Në “Zërin e Shqiptarëve”, u publikuan këtë të hënë përgjigjet e sondazhit me temë drejtësinë.
Pyetjes: “A keni sot besimin që keni pasur në fillim për reformën në drejtësi”, 47.7 përqind anojnë po, 45.5 përqind anojnë jo dhe 6.8 përqind janë shprehur të dyzuar.
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, proporcionalisht në 61 bashkitë e vendit, ku pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Sondazhit iu nënshtruan 1313 banorë të rritur. Vlen të theksohet se maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: është plus/minus 2.6 përqind./abcnews.al