Wednesday, October 29, 2025

Articles by Re Nato

5 articles found

“Skepticizëm nga lokomotiva e reformës”/ Sondazhi në ABC News, Nura: Ka pasur pritshmëri të lartë për SPAK për korrupsionin
Technology

“Skepticizëm nga lokomotiva e reformës”/ Sondazhi në ABC News, Nura: Ka pasur pritshmëri të lartë për SPAK për korrupsionin

Gazetari Artur Nura thotë se për SPAK ka një rënie të besimit, teksa ndaj këtij institucioni ka pasur pritshmëri të lartë nga qytetarët, për të luftuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Nura u shpreh se SPAK ka goditur më shumë pozitën. “Ka një rënie, ka shkaqet dhe arsyet e veta. Ka pasur pritshmëri të lartë për korrupsionin. Në raportet politike, ka rol delikat. Rezultatet janë, nuk mund të mohohet. Ka goditur edhe majtas, edhe djathas. Në njëfarë mënyre ka goditur më shumë pozitën. Pritshmëritë janë gjithmonë të larta. Kemi të bëjmë me një institucion drejtësie, që ka disa procedura, që duhet të respektojë ligjin. Duhet të kemi një institucion që të bëjë check and balance. Nuk mund të lejohet asnjë institucion pa vetëkontroll”, theksoi ai. Epoka e Altin Dumanit është perceptuar nga publiku si sukses ndaj krimit të organizuar, por jo ndaj korrupsionit. Në sondazhin javor “Zëri i Shqiptarëve në ABC News, vetëm 32 përqind e shohin atë si kryeprokuror që luftoi krimin shtetëror. Për herë të parë, mbështetja për reformen bie nën 50 përqind. Por megjithë skepticizmin në rritje të publikut për të, kjo nuk përkthehet në pikë për Partinë Demokratike, mbështetja për të cilën vazhdon të bjerë./abcnews.al

Arbitra dhe bastexhinj/ Skandali i basteve trondit futbollin në Turqi
Politics

Arbitra dhe bastexhinj/ Skandali i basteve trondit futbollin në Turqi

Një tjetër skandal trondit nga themelet futbollin në Turqi. Këtë herë në qendër të tij janë arbitrat, ose në sakte pjesa më e madhe e trupës arbitrare. Në një konferencë urgjente për mediat, presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Haxhiosmanollu, ka zbuluar një hetim, ku sipas tij ka rezultuar se pjesa më e madhe e arbitrave luanin baste në platforma të paligjshme. Hetimi i zhvilluar në bashkëpunim me autoritet turke të sigurisë ishte tronditës, pasi 371 nga 571 anëtarët e trupës arbitrare të federatës kishin llogari në platforma të paligjshme të basteve on-line. Nga këto, 152 ishin ende aktive, cka do të thotë se përdoruesit vijonin të vendosnin baste. Ky skandal ka prekur të gjitha kategoritë e futbollit në Turqi. Shtatë arbitra kryesorë dhe 15 asistentë që drejtojnë ndeshjet e Superligës kanë gjithashtu llogari aktive në këto platforma. Sipas presidentit të federatës turke, Haxhiosmanollu, ndaj të gjithë arbitrave të përfshirë do të merren masa disiplinore, ndërsa autoritet e drejtësisë do të bëjnë punën e tyre. Kjo nuk është hera e parë që futbolli turk përfshihet në skandale, por asnjëherë më parë në të tilla nivele dhe përmasa./abcnews.al

Cila nga dy partitë kryesore ju duket më pozitive? Sondazhi në “Zëri i Shqiptarëve”: PS me rënie nga 11 maji, por…

Cila nga dy partitë kryesore ju duket më pozitive? Sondazhi në “Zëri i Shqiptarëve”: PS me rënie nga 11 maji, por…

PS ka një rënie të lehtë me 5% nga zgjedhjet e 11 majit deri më 26 tetor, por mbetet ende në nivelet e një partie dukshëm më e mbështetura, pra nga 52.2% nga 47.4% . Në “Zërin e Shqiptarëve”, u publikuan këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës. Por megjithë pakënaqësitë për reformën në drejtësi, këto nuk prodhojnë pikë për Partinë Demokratike, e cila vijon pikiatën e paralajmëruar, me një rënie 6%, nga 34.4% në 28.1%. Krahasuar me 11 majin, vihet re vetëm një rritje, ajo e elektoratit gri, nga 13.5 në 24.5%. Një sinjal i mirë vetëm për partitë e reja. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, proporcionalisht në 61 bashkitë e vendit, ku pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Sondazhit iu nënshtruan 1313 banorë të rritur. Vlen të theksohet se maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: është plus/minus 2.6 përqind./abcnews.al

Bie besimi në reformën në drejtësi/ Sondazhi në ABC News: Mbështetja e reformës, nën 50 përqind

Bie besimi në reformën në drejtësi/ Sondazhi në ABC News: Mbështetja e reformës, nën 50 përqind

Besimi në reformën në drejtësi ka rënë për herë të parë nën 50 përqind. Në “Zërin e Shqiptarëve”, u publikuan këtë të hënë përgjigjet e sondazhit me temë drejtësinë. Pyetjes: “A keni sot besimin që keni pasur në fillim për reformën në drejtësi”, 47.7 përqind anojnë po, 45.5 përqind anojnë jo dhe 6.8 përqind janë shprehur të dyzuar. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, proporcionalisht në 61 bashkitë e vendit, ku pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Sondazhit iu nënshtruan 1313 banorë të rritur. Vlen të theksohet se maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: është plus/minus 2.6 përqind./abcnews.al

Horoskopi 22 tetor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Horoskopi 22 tetor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Nervat tuaja janë stabilizuar në orët e fundit: ishte e nevojshme… Sidoqoftë, ju ende ndjeni nevojën për të rimenduar shumë gjëra, ndoshta për të ndryshuar kompani, por dëshira për të kapërcyer sfidat mbetet e njëjtë. Dashuria po shkon më mirë se zakonisht. Shijojeni. Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 22 tetor 2025), një situatë astrologjike e ngrohtë dhe premtuese i pret çiftet e dashuruara prej kohësh, të cilat kanë bashkëpunuar prej kohësh. Sharmi i tyre dyfishohet dhe ndjenjat e tyre më në fund po marrin shtysën që u nevojitet. Mirë. Kjo është një kohë e veçantë për ata që duan të rikthehen në rrugën e duhur, veçanërisht në dashuri: është më mirë të veproni përpara se të vijë kundërshtimi i disa planetëve nëntorin e ardhshëm, veçanërisht nëse keni një projekt që ka nevojë për rregullim ose rishikim. Me këto yje, je në një humor të shkëlqyer për të shprehur dashurinë tënde. Gjysma e dytë e ditës së nesërme, 22 tetor, do t’u japë më shumë forcë ndjenjave të tua. Nuk mund të kontrollosh gjithçka, veçanërisht emocionet e tua, por ke një ngarkesë të fuqishme magnetike. Mundohu ta shfrytëzosh sa më shumë. Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 22 tetor 2025), tani është koha për të zyrtarizuar një histori dashurie. Planetët janë absolutisht të favorshëm për ndjenjat në këtë kohë të vitit! Venusi do t’ju udhëheqë drejt suksesit dhe do t’ju lejojë të tërhiqni vëmendjen e njerëzve. Kurajo: angazhohuni. VIRGJËRESHA Sigurisht që nuk ju mungon praktikaliteti në këtë orë të fundit të tetorit. Është një karakteristikë e atyre që kanë lindur nën këtë shenjë që rezulton gjithashtu shumë e dobishme në punë… Ngritni mëngët. Ndjenja pozitive ju presin në fund të tetorit 2025, veçanërisht falë Venusit në shenjën tuaj, pasi kohët e fundit ka pasur disa çështje në dashuri që duhen adresuar… Disa çifte duhet të gjejnë paqe dhe qetësi gjatë këtyre orëve të vjeshtës. Yjet e karrierës kërkojnë pak vëmendje. Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e mërkurë, 22 tetor 2025), gjendja shpirtërore e fortë që yjet ju kanë dhuruar gjatë këtyre javëve të tetorit vazhdon. Nuk ka nevojë të prisni duarkryq që gjërat të bien nga qielli: duhet të kuptoni nevojat tuaja dhe të përfitoni nga favori i yjeve. Fundi i muajit tuaj do të jetë i favorshëm për ide të reja dhe takime stimuluese. Në dashuri, entuziazmi dhe spontaniteti do të forcojnë marrëdhëniet. Në punë, idetë krijuese dhe dëshira për të eksperimentuar do të sjellin rezultate interesante. Ju pret një ditë tetori e karakterizuar nga angazhimi dhe konkretësia. Marrja e përgjegjësive me vendosmëri do të sjellë rezultate të prekshme. Në dashuri, momentet e intimitetit dhe mirëkuptimit do të forcojnë lidhjen tuaj me partnerin/en tuaj. Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 22 tetor 2025), do të jeni veçanërisht krijues dhe të frymëzuar gjatë orëve të ardhshme të kësaj vjeshte. Yjet favorizojnë iniciativat origjinale dhe projektet inovative. Në dashuri, sinqeriteti dhe ndershmëria do të forcojnë marrëdhëniet. Sot është një ditë ndjeshmërie dhe intuite. Në dashuri, momentet romantike dhe mirëkuptimi i ndërsjellë do të favorizohen. Në punë, bashkëpunimi dhe empatia do t’ju ndihmojnë të menaxhoni me sukses sfidat e përditshme.