Technology

Dhjetë vendet më të mira për nomadët dixhitalë, shtatë prej tyre në Europë

Europa po udhëheq renditjen globale për punonjësit në distancë, teksa mënyra e jetesës së “nomadëve dixhitalë” po bëhet gjithnjë e më popullore. Pas pandemisë, miliona njerëz kanë braktisur zyrat tradicionale për karriera virtuale që u japin më shumë liri dhe fleksibilitet. Qeveritë po ndjekin trendin me programe të posaçme vizash dhe qëndrimi për tërheqjen e profesionistëve. Sipas raportit të Global Citizen Solutions, që analizoi 64 vende në bazë të kohëzgjatjes së vizës, kërkesave për të ardhura dhe mundësive për qëndrim të përhershëm, shtatë nga dhjetë vendet më të mira ndodhen në Europë. Vendet europiane, thuhet në raport, “ofrojnë siguri, institucione të qëndrueshme dhe rrugë drejt shtetësisë”, duke i bërë tërheqëse për profesionistët globalë. 10 vendet më të mira për nomadët dixhitalë në 2025: SpanjaHolandaUruguaiKanadajaÇekiaPortugaliaFrancaEmiratet e Bashkuara ArabeGjermaniaMalta Spanja renditet e para falë vizës së saj për nomadët dixhitalë, që u lejon të huajve të punojnë për kompani jashtë vendit, por edhe deri në 20% për kompani spanjolle. Ajo ofron shpejtësi të lartë interneti, cilësi të mirë jetese dhe rrugë të drejtpërdrejtë drejt shtetësisë, vetëm dy vjet për qytetarët e disa vendeve. Spanja është gjithashtu më e përballueshme se shumë vende të Europës Veriore, sidomos në qytetet dytësore. Për aplikim kërkohet diplomë universitare ose tre vite përvojë pune, të ardhura mbi 200% të pagës minimale, sigurim shëndetësor dhe dëshmi penaliteti të pastër. Holanda vjen e dyta falë lejes së vetëpunësimit që jep akses në qëndrim të përhershëm. Edhe pse ka tatim global, vendi kompenson me cilësi shumë të lartë jetese dhe infrastrukturë moderne. Çekia renditet e pesta, duke u dalluar si qendër e fortë për profesionistët në distancë në Europën Qendrore, me standarde të larta jetese dhe kosto të moderuar. Ajo është ndër të paktat që ofron rrugë të drejtpërdrejtë drejt shtetësisë përmes vizës për nomadët dixhitalë. Portugalia është e gjashta me programin D8 për “punonjësit në distancë”, që ofron vizë afatshkurtër ose leje qëndrimi, me kosto të ulët jetese dhe përfitime tatimore për profesionistët e huaj. Franca, ndonëse me kosto të lartë jetese dhe pa rrugë të drejtpërdrejtë për shtetësi, vlerësohet për cilësinë e jetës, shpejtësinë e internetit dhe transportin efikas. Gjermania zë vendin e nëntë me “Freelance Visa” e prezantuar në vitin 2021, që lejon qëndrim deri në tre vjet dhe mundësi për qëndrim të përhershëm pas pesë vitesh. Vendi ofron stabilitet dhe infrastrukturë të fortë për profesionistët globalë. Malta, ndonëse e vogël, përfshihet në dhjetëshen më të mirë falë internetit të besueshëm, kujdesit shëndetësor cilësor dhe stabilitetit social. Anglishtja si gjuhë zyrtare e bën atë veçanërisht tërheqëse për profesionistët ndërkombëtarë. Europa po shndërrohet kështu në epiqendër të punës dixhitale, duke ofruar një kombinim unik të sigurisë, infrastrukturës dhe mundësive afatgjata për një mënyrë jetese fleksibël dhe globale. / Euronews

Dhjetë vendet më të mira për nomadët dixhitalë, shtatë prej tyre në Europë

Europa po udhëheq renditjen globale për punonjësit në distancë, teksa mënyra e jetesës së “nomadëve dixhitalë” po bëhet gjithnjë e më popullore.

Pas pandemisë, miliona njerëz kanë braktisur zyrat tradicionale për karriera virtuale që u japin më shumë liri dhe fleksibilitet.

Qeveritë po ndjekin trendin me programe të posaçme vizash dhe qëndrimi për tërheqjen e profesionistëve.

Sipas raportit të Global Citizen Solutions, që analizoi 64 vende në bazë të kohëzgjatjes së vizës, kërkesave për të ardhura dhe mundësive për qëndrim të përhershëm, shtatë nga dhjetë vendet më të mira ndodhen në Europë.

Vendet europiane, thuhet në raport, “ofrojnë siguri, institucione të qëndrueshme dhe rrugë drejt shtetësisë”, duke i bërë tërheqëse për profesionistët globalë.

10 vendet më të mira për nomadët dixhitalë në 2025:

SpanjaHolandaUruguaiKanadajaÇekiaPortugaliaFrancaEmiratet e Bashkuara ArabeGjermaniaMalta

Spanja renditet e para falë vizës së saj për nomadët dixhitalë, që u lejon të huajve të punojnë për kompani jashtë vendit, por edhe deri në 20% për kompani spanjolle.

Ajo ofron shpejtësi të lartë interneti, cilësi të mirë jetese dhe rrugë të drejtpërdrejtë drejt shtetësisë, vetëm dy vjet për qytetarët e disa vendeve.

Spanja është gjithashtu më e përballueshme se shumë vende të Europës Veriore, sidomos në qytetet dytësore. Për aplikim kërkohet diplomë universitare ose tre vite përvojë pune, të ardhura mbi 200% të pagës minimale, sigurim shëndetësor dhe dëshmi penaliteti të pastër.

Holanda vjen e dyta falë lejes së vetëpunësimit që jep akses në qëndrim të përhershëm. Edhe pse ka tatim global, vendi kompenson me cilësi shumë të lartë jetese dhe infrastrukturë moderne.

Çekia renditet e pesta, duke u dalluar si qendër e fortë për profesionistët në distancë në Europën Qendrore, me standarde të larta jetese dhe kosto të moderuar.

Ajo është ndër të paktat që ofron rrugë të drejtpërdrejtë drejt shtetësisë përmes vizës për nomadët dixhitalë.

Portugalia është e gjashta me programin D8 për “punonjësit në distancë”, që ofron vizë afatshkurtër ose leje qëndrimi, me kosto të ulët jetese dhe përfitime tatimore për profesionistët e huaj.

Franca, ndonëse me kosto të lartë jetese dhe pa rrugë të drejtpërdrejtë për shtetësi, vlerësohet për cilësinë e jetës, shpejtësinë e internetit dhe transportin efikas.

Gjermania zë vendin e nëntë me “Freelance Visa” e prezantuar në vitin 2021, që lejon qëndrim deri në tre vjet dhe mundësi për qëndrim të përhershëm pas pesë vitesh. Vendi ofron stabilitet dhe infrastrukturë të fortë për profesionistët globalë.

Malta, ndonëse e vogël, përfshihet në dhjetëshen më të mirë falë internetit të besueshëm, kujdesit shëndetësor cilësor dhe stabilitetit social.

Anglishtja si gjuhë zyrtare e bën atë veçanërisht tërheqëse për profesionistët ndërkombëtarë.

Europa po shndërrohet kështu në epiqendër të punës dixhitale, duke ofruar një kombinim unik të sigurisë, infrastrukturës dhe mundësive afatgjata për një mënyrë jetese fleksibël dhe globale. / Euronews

Related Articles