E ardhmja e prezantimeve do të sjellë më pak faqe, por më shumë kuptim

PowerPoint nuk është thjesht një mjet prezantimi; është një mjet komunikimi. Qëllimi nuk është të mbushim slide-t, por të përqendrohemi në mesazhin kryesor. Në shumë organizata, prezantimet janë kthyer në rituale të pafund me dhjetëra slide plot me numra, por me pak kuptim. Njerëzit flasin për “të dhëna të shumta dhe njohuri të pakta”, dhe mënyra si komunikohen idetë përmes PowerPoint-it është një nga arsyet kryesore. Shumë drejtues e barazojnë sasinë e faqeve me seriozitetin e përgatitjes, ndërsa prezantimet e tejzgjatura dhe të mbushura me tekst krijojnë lodhje dhe vështirësojnë kuptimin e mesazhit. Studimet e psikologut amerikan Richard Mayer tregojnë se përsëritja e fjalëve të folura si tekst në ekran nuk ndihmon publikun, përkundrazi e ngarkon mendërisht dhe e bën më të vështirë përthithjen e informacionit. Ndërkohë, një anketë me mbi 1,000 punonjës në Gjermani tregoi se ata shpenzojnë rreth 20 orë në muaj për prezantime, nga të cilat tetë orë vetëm për formatimin, kohë që rrallë kthehet në vlerë reale për organizatën. Problemi nuk është mjeti në vetvete, por mënyra si përdoret. PowerPoint mund të jetë një mjet i fuqishëm komunikimi nëse fokusohet tek ideja kryesore dhe mesazhi që duhet të mbërrijë te audienca. Një prezantim i mirë nuk është çështje dizajni apo efektesh vizuale, por qartësie, empatie dhe pranie. Siç vëren ekspertja e komunikimit Nancy Duarte, shumica e drejtuesve nuk kanë mungesë teknikash, por mungesë lidhjeje të sinqertë me atë që duan të përcjellin. Prezenca është ajo që e kthen një fjalim të zakonshëm në komunikim të vërtetë dhe që ndihmon në ndërtimin e besimit dhe ndikimit. Në vend që të mbushin faqe me grafikë e tabela, drejtuesit duhet të sjellin përvojat e njerëzve të vërtetë, të punonjësve, klientëve apo partnerëve, sepse pas çdo statistike fshihet një histori. Të dhënat tregojnë çfarë po ndodh, por tregimet shpjegojnë pse. Amazon, për shembull, e ka zëvendësuar formatin tradicional të slide-ve me memorandume narrative, të cilat lexohen përpara diskutimeve për të nxitur reflektim dhe koherencë. Kjo qasje nxit mendimin e thelluar dhe shndërron prezantimin në një proces kuptimi, jo thjesht në një raportim. E ardhmja e prezantimeve po lëviz drejt formateve më bashkëpunuese dhe interaktive. Në vend të monologëve të njëanshëm, do të mbizotërojnë bisedat që ndërtojnë mirëkuptim, me më shumë përfshirje të audiencës, pyetje në kohë reale dhe përdorim të mjeteve dixhitale për mendim të përbashkët. Prezantimet do të bëhen më të personalizuara, me përmbajtje që përshtatet sipas interesit të dëgjuesve, duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale për të thjeshtuar anën teknike dhe për të lënë njerëzit të fokusohen te përmbajtja dhe ndjenja. Në vend të slide-ve të mbushura me informacion, dizajni minimalist do të ndihmojë çdo faqe të përcjellë një ide të vetme, të qartë dhe të kuptueshme. Prezantimet nuk do të përfundojnë më me mbylljen e takimit, por do të shndërrohen në dokumente të gjalla që ushqejnë dialogun e mëtejshëm dhe ndihmojnë në marrjen e vendimeve. Në thelb, prezantimet e së ardhmes nuk do të matin suksesin me numrin e slide-ve apo me efektet grafike, por me aftësinë për të nxitur mendim, bashkëpunim dhe veprim. Kur të dhënat bashkohen me historinë, kur drejtuesit flasin me qartësi dhe prani, atëherë informacioni merr kuptim, edhe komunikimi bëhet mjet i vërtetë udhëheqjeje. / Forbes

E ardhmja e prezantimeve do të sjellë më pak faqe, por më shumë kuptim

PowerPoint nuk është thjesht një mjet prezantimi; është një mjet komunikimi. Qëllimi nuk është të mbushim slide-t, por të përqendrohemi në mesazhin kryesor.

Në shumë organizata, prezantimet janë kthyer në rituale të pafund me dhjetëra slide plot me numra, por me pak kuptim. Njerëzit flasin për “të dhëna të shumta dhe njohuri të pakta”, dhe mënyra si komunikohen idetë përmes PowerPoint-it është një nga arsyet kryesore.

Shumë drejtues e barazojnë sasinë e faqeve me seriozitetin e përgatitjes, ndërsa prezantimet e tejzgjatura dhe të mbushura me tekst krijojnë lodhje dhe vështirësojnë kuptimin e mesazhit.

Studimet e psikologut amerikan Richard Mayer tregojnë se përsëritja e fjalëve të folura si tekst në ekran nuk ndihmon publikun, përkundrazi e ngarkon mendërisht dhe e bën më të vështirë përthithjen e informacionit.

Ndërkohë, një anketë me mbi 1,000 punonjës në Gjermani tregoi se ata shpenzojnë rreth 20 orë në muaj për prezantime, nga të cilat tetë orë vetëm për formatimin, kohë që rrallë kthehet në vlerë reale për organizatën.

Problemi nuk është mjeti në vetvete, por mënyra si përdoret.

PowerPoint mund të jetë një mjet i fuqishëm komunikimi nëse fokusohet tek ideja kryesore dhe mesazhi që duhet të mbërrijë te audienca.

Një prezantim i mirë nuk është çështje dizajni apo efektesh vizuale, por qartësie, empatie dhe pranie.

Siç vëren ekspertja e komunikimit Nancy Duarte, shumica e drejtuesve nuk kanë mungesë teknikash, por mungesë lidhjeje të sinqertë me atë që duan të përcjellin.

Prezenca është ajo që e kthen një fjalim të zakonshëm në komunikim të vërtetë dhe që ndihmon në ndërtimin e besimit dhe ndikimit.

Në vend që të mbushin faqe me grafikë e tabela, drejtuesit duhet të sjellin përvojat e njerëzve të vërtetë, të punonjësve, klientëve apo partnerëve, sepse pas çdo statistike fshihet një histori.

Të dhënat tregojnë çfarë po ndodh, por tregimet shpjegojnë pse.

Amazon, për shembull, e ka zëvendësuar formatin tradicional të slide-ve me memorandume narrative, të cilat lexohen përpara diskutimeve për të nxitur reflektim dhe koherencë.

Kjo qasje nxit mendimin e thelluar dhe shndërron prezantimin në një proces kuptimi, jo thjesht në një raportim.

E ardhmja e prezantimeve po lëviz drejt formateve më bashkëpunuese dhe interaktive.

Në vend të monologëve të njëanshëm, do të mbizotërojnë bisedat që ndërtojnë mirëkuptim, me më shumë përfshirje të audiencës, pyetje në kohë reale dhe përdorim të mjeteve dixhitale për mendim të përbashkët.

Prezantimet do të bëhen më të personalizuara, me përmbajtje që përshtatet sipas interesit të dëgjuesve, duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale për të thjeshtuar anën teknike dhe për të lënë njerëzit të fokusohen te përmbajtja dhe ndjenja.

Në vend të slide-ve të mbushura me informacion, dizajni minimalist do të ndihmojë çdo faqe të përcjellë një ide të vetme, të qartë dhe të kuptueshme.

Prezantimet nuk do të përfundojnë më me mbylljen e takimit, por do të shndërrohen në dokumente të gjalla që ushqejnë dialogun e mëtejshëm dhe ndihmojnë në marrjen e vendimeve.

Në thelb, prezantimet e së ardhmes nuk do të matin suksesin me numrin e slide-ve apo me efektet grafike, por me aftësinë për të nxitur mendim, bashkëpunim dhe veprim.

Kur të dhënat bashkohen me historinë, kur drejtuesit flasin me qartësi dhe prani, atëherë informacioni merr kuptim, edhe komunikimi bëhet mjet i vërtetë udhëheqjeje. / Forbes