Politics

Helmimi i qenve endacakë në kryeqytet, qytetarë dhe aktivistë protestojnë para Bashkisë së Tiranës: Turp, turp, nuk është kjo zgjidhja

Aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur këtë të enjte para Bashkisë së Tiranës, ku dhe po protestojnë pas ngjarjes së ndodhur ditëve të fundit për helmimin e qenve endacakë në kryeqytet. Me katërputroshët e tyre nëpër duar dhe pankarta “Helmimi nuk është zgjidhje”, ata kanë kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për atë që e cilësojnë si një akt çnjerëzor ndaj kafshëve. Pas protestës para Bashkisë, ata i janë drejtuar Ambasadës së Bashkimit Europian në Tiranë ku dhe kanë ngritur zërin për padrejtësinë dhe masakrën që po u bëhet qenve. Prania e kafshëve endacake në rrugët e Tiranës prej kohësh ka shqetësuar qytetarët, por reagimi i punonjësve të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit ka shkaktuar revoltë. Sipas denoncimeve të bëra publike më herët, në disa zona të qytetit është hedhur helm me qëllim eliminimin e qenve, veprim që ka ngritur shqetësime jo vetëm për mirëqenien e kafshëve, por edhe për rrezikun që paraqitet për fëmijët dhe qytetarët. Banorë të ndryshëm të Tiranës kanë reaguar ashpër, duke kujtuar se kjo nuk është hera e parë që raportohen raste të tilla. Ndërkohë që prej kohësh aktivistët kanë kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të praktikave të tilla dhe miratimin e politikave humane për menaxhimin e kafshëve endacake.

Helmimi i qenve endacakë në kryeqytet, qytetarë dhe aktivistë protestojnë para Bashkisë së Tiranës: Turp, turp, nuk është kjo zgjidhja

Aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur këtë të enjte para Bashkisë së Tiranës, ku dhe po protestojnë pas ngjarjes së ndodhur ditëve të fundit për helmimin e qenve endacakë në kryeqytet.

Me katërputroshët e tyre nëpër duar dhe pankarta “Helmimi nuk është zgjidhje”, ata kanë kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për atë që e cilësojnë si një akt çnjerëzor ndaj kafshëve.

Pas protestës para Bashkisë, ata i janë drejtuar Ambasadës së Bashkimit Europian në Tiranë ku dhe kanë ngritur zërin për padrejtësinë dhe masakrën që po u bëhet qenve.

Prania e kafshëve endacake në rrugët e Tiranës prej kohësh ka shqetësuar qytetarët, por reagimi i punonjësve të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit ka shkaktuar revoltë.

Sipas denoncimeve të bëra publike më herët, në disa zona të qytetit është hedhur helm me qëllim eliminimin e qenve, veprim që ka ngritur shqetësime jo vetëm për mirëqenien e kafshëve, por edhe për rrezikun që paraqitet për fëmijët dhe qytetarët.

Banorë të ndryshëm të Tiranës kanë reaguar ashpër, duke kujtuar se kjo nuk është hera e parë që raportohen raste të tilla. Ndërkohë që prej kohësh aktivistët kanë kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të praktikave të tilla dhe miratimin e politikave humane për menaxhimin e kafshëve endacake.

Related Articles