Wednesday, October 29, 2025

Londër, Rama mbron “çunat”/ Përgjigje për Braverman e Farage: Mos i bëni “kokë turku”, gjejeni te vetja

Nga Londra, ku ndodhet për samitin Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama u rikujtoi britanikëve se nuk duhet të shqetësohen nga emigrantët shqiptare por nga largimi i tyre nga Bashkimi Europian. “Unë besoj që problemi nuk janë shqiptarët, apo të huajt, apo emigrantët. Problemi është ku të gjejmë ‘’kokën e turkut’’ për këtë vendim katastrofik të largimit nga Evropa, sepse është katastrofik, kështu që unë nuk ndihem i frustruar apo i dëshpëruar. Dikush që quhej Suela , një tjetër qeveri, kur ajo piketoi shqiptarët.. e meqë ra fjala, ku është ajo? Jo, thjesht mbaje mend, që mos u merr me shqiptarët, sepse nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh…” Ketu Rama iu referua Suella Braverman, ministres së qeverisë së mëparshme britanike, e cila e ndërtoi fushatën e saj tek emigrantët shqiptare dhe humbi. Por edhe tani, një tjetër politikan britanik, Nigel Farage, është përplasur në distancë me kreun e qeverisë shqiptare për numrin e shqiptarëve në burgjet britanike. Me nota ironike, Rama i përsëriti ftesën për ta pritur në Tiranë, bashkë me një kerkese. “Kur bëhet fjalë për mikun tim të dashur Nigel, e kam ftuar dhe më premtoi që do të vij. Më kërkoi një datë që përkoi me ditën tonë të pavarësisë dhe i thashë që të gjejë një datë tjetër sepse do të duket shumë i vogël përpara heroi tonë kombëtar. Varkat e vogla kanë sjellë shumë njerëz me ëndrra, ambicie dhe që i bëjnë nder shoqërisë britanike. Ajo që ka rëndësi është që të paktën komuniteti ynë i shqiptarëve këtu po i jep mjaftueshëm Britanisë që politikanët britanikë që etiketojnë shqiptarët ta mbyllin gojën, ta mbyllin atë dreq goje, e të mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër përveç se për gjërat shumë të mira.” Cështja e emigrantëve mbetet një temë e ndjeshme në Londër ndërsa të paktën dy kryeministra britanikë, I kanë kërkuar kryeministrit Rama, një marreveshje riatdhesimi emigrantësh të paligjshem, si ajo me Italinë. Ndaj së fundmi, Londra ka rritur edhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, cka e dëshmon edhe samiti I rradhës së procesit të Berlinit që mbahet të mërkurën në Britaninë e Madhe, ku përvec emigrantëve do të flitet edhe për integrimin. “Procesi i integrimit nuk mund të jetë gjithçka ose asgjë, derisa të bëhesh anëtar, dhe sa kohë je kandidat nuk ke asgjë. Marrja jonë si anëtar me një status ndryshe është e mirëpritur, pa të drejtë vetoje, votimi për sa kohë BE do të reformojë veten. Kjo reformë ka qenë kryefjalë për kaq shumë dekada. Është e vështirë të reformosh mekanizma. Kur vjen fjala për të vendosur ne jemi linjë dhe ndjekim.” / abcnews.al

Londër, Rama mbron “çunat”/ Përgjigje për Braverman e Farage: Mos i bëni “kokë turku”, gjejeni te vetja

Nga Londra, ku ndodhet për samitin Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama u rikujtoi britanikëve se nuk duhet të shqetësohen nga emigrantët shqiptare por nga largimi i tyre nga Bashkimi Europian.

“Unë besoj që problemi nuk janë shqiptarët, apo të huajt, apo emigrantët. Problemi është ku të gjejmë ‘’kokën e turkut’’ për këtë vendim katastrofik të largimit nga Evropa, sepse është katastrofik, kështu që unë nuk ndihem i frustruar apo i dëshpëruar. Dikush që quhej Suela , një tjetër qeveri, kur ajo piketoi shqiptarët.. e meqë ra fjala, ku është ajo? Jo, thjesht mbaje mend, që mos u merr me shqiptarët, sepse nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh…”

Ketu Rama iu referua Suella Braverman, ministres së qeverisë së mëparshme britanike, e cila e ndërtoi fushatën e saj tek emigrantët shqiptare dhe humbi. Por edhe tani, një tjetër politikan britanik, Nigel Farage, është përplasur në distancë me kreun e qeverisë shqiptare për numrin e shqiptarëve në burgjet britanike. Me nota ironike, Rama i përsëriti ftesën për ta pritur në Tiranë, bashkë me një kerkese.

“Kur bëhet fjalë për mikun tim të dashur Nigel, e kam ftuar dhe më premtoi që do të vij. Më kërkoi një datë që përkoi me ditën tonë të pavarësisë dhe i thashë që të gjejë një datë tjetër sepse do të duket shumë i vogël përpara heroi tonë kombëtar. Varkat e vogla kanë sjellë shumë njerëz me ëndrra, ambicie dhe që i bëjnë nder shoqërisë britanike. Ajo që ka rëndësi është që të paktën komuniteti ynë i shqiptarëve këtu po i jep mjaftueshëm Britanisë që politikanët britanikë që etiketojnë shqiptarët ta mbyllin gojën, ta mbyllin atë dreq goje, e të mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër përveç se për gjërat shumë të mira.”

Cështja e emigrantëve mbetet një temë e ndjeshme në Londër ndërsa të paktën dy kryeministra britanikë, I kanë kërkuar kryeministrit Rama, një marreveshje riatdhesimi emigrantësh të paligjshem, si ajo me Italinë. Ndaj së fundmi, Londra ka rritur edhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, cka e dëshmon edhe samiti I rradhës së procesit të Berlinit që mbahet të mërkurën në Britaninë e Madhe, ku përvec emigrantëve do të flitet edhe për integrimin.

“Procesi i integrimit nuk mund të jetë gjithçka ose asgjë, derisa të bëhesh anëtar, dhe sa kohë je kandidat nuk ke asgjë. Marrja jonë si anëtar me një status ndryshe është e mirëpritur, pa të drejtë vetoje, votimi për sa kohë BE do të reformojë veten. Kjo reformë ka qenë kryefjalë për kaq shumë dekada. Është e vështirë të reformosh mekanizma. Kur vjen fjala për të vendosur ne jemi linjë dhe ndjekim.” / abcnews.al