Tuesday, October 28, 2025

Articles by Jugerta Banushaj

5 articles found

Izraeli shpërthen ndaj Gjykatës së Hagës: Jeni bërë strehë për terroristët!
Technology

Izraeli shpërthen ndaj Gjykatës së Hagës: Jeni bërë strehë për terroristët!

Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë, e cila kërkon që Izraeli të mbështesë ndihmat humanitare të OKB-së në Rripin e Gazës, përfshirë edhe UNRWA-n (Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt). Danon e cilësoi këtë opinion si “të turpshëm”, duke akuzuar agjencitë e OKB-së se janë “shndërruar në strehë për terroristët”. “Ata fajësojnë Izraelin për mungesë bashkëpunimi me organet e OKB-së, por duhet të fajësojnë veten. UNRWA ka mbështetur Hamasin për vite me radhë”, tha ai. Vendimi i dhënë nga një panel prej 11 gjyqtarësh kërkon që Izraeli të lehtësojë përpjekjet humanitare në Gaza dhe të mos pengojë punën e agjencive ndërkombëtare. Në një tjetër zhvillim, zëvendëskryeministri izraelit Yariv Levin njoftoi dëbimin e 32 aktivistëve të huaj, të cilët kishin ndihmuar palestinezët gjatë sezonit të korrjes së ullinjve në Bregun Perëndimor. Sipas Levin, vendimi u mor pas një ankese të presidentit të Këshillit të Vendbanimeve të Veriut, Yossi Dagan, i cili i quajti aktivistët “anarshistë që provokuan në zonën e Samarisë”. Këtë vit, janë shtuar rastet e dhunës gjatë sezonit të ullinjve, me dhjetëra raste vandalizmi dhe sulmesh nga kolonët izraelitë ndaj fermerëve palestinezë. Njëri prej të dëbuarve, britaniku 30-vjeçar Rudy Schulkind, tha për AFP se ishte mbajtur 72 orë nga forcat izraelite përpara se të dëbohej më 19 tetor. Ai shtoi se 32 persona u arrestuan në një ullishte pranë qytetit të Nablusit.

Pallati i drejtësisë ‘në krizë’/ Kthupi: Vetingu përgjysmoi gjyqtarët e prokurorët. Mërtiri: Reformën e sabotuan ata që e votuan…

Pallati i drejtësisë ‘në krizë’/ Kthupi: Vetingu përgjysmoi gjyqtarët e prokurorët. Mërtiri: Reformën e sabotuan ata që e votuan…

Kanë kalaur 9 vjet që nga miratimi i reformës në drejtësi, ndërsa duken efektet e para pozitive si dhe mangësitë e këtij sistemi të ri. Avokati Rezart Kthupi tha se Vetingu duhet të ecte me ritme më të shpejta dhe se tashmë jemi në pikën e hekurt ku efekti i saj është i dukshëm me përgjysmimin e trupës së gjykatësve dhe prokurorëve. Më tej, Kthupi ngriti në tryezën e diskutimin heshtjen e politikës, ku duket në rastin e fundit të pasueses së Holta Zaçajt që prej më shumë se 20 ditësh nuk është betuar në Presidencë. “Vetingu duhet të ecte me ritme më të shpejta. Faza e parë ishte epoka e dashurisë, jemi tani tek epoka e hekurit ku ka dhënë efekte me përgjysmimin e trupës. Këto pasoja duhet të parashikoheshin që në 2016 që ndoshta mund të humbim gjysmën. Një politikë e mencur duhet të merrte masat mos të kishte vakum, të përmirësonte elementët e infrastukturës. Në 30 shtator, Gjykata e Lartë mori vendimin për zëvendësuesin e Holta Zaçajt. Kanë kalaur 20 ditë dhe akoma nuk ka bërë betimin në Presidencë. Nuk dëgjohet ky tingull në sferën poltiike, politika ka heshtur dhe nuk e përmendin.” Analisti Ergys Mërtiri tha për ‘Real Story’ se reforma e gjeti drejtësinë në formën e saj të degjeneruar, ku solli rregullime por edhe probleme të tjera. Më tej, Mërtiri tha se reformën në drejtësi e sabotuan ata që e votuan dhe që nuk e duan. “Reforma në drejtësi nuk është se na shkatërroi drejtësinë, ne kishim një drejtësi të degjeneruar. Solli disa rregullime por solli probleme të tjera. Reformën në drejtësi e sabotuan këta që nuk e donin pavarësisht se e votuan. Ata e dinin që do t’i binte kokës këta të parët. Shih me dilemë a do e mbrojnë dot ata që e nisën, ndërkohë beteja mes ndërkombëtarëve dhe vendasve është se kush do e drejtojë.” / abcnews.al

‘Kur takoj Zelensky, vendi im më duket parajsë’, Rama: BE për ne, hapësirë ‘paqeje’, shumë shpejt do jemi pjesë
World

‘Kur takoj Zelensky, vendi im më duket parajsë’, Rama: BE për ne, hapësirë ‘paqeje’, shumë shpejt do jemi pjesë

Kryeministri i vendit ndodhet në Londër, ku në vijim të vizitave dhe agjendës së tij, këtë pasdite ishte i ftuar në forumin ndërkombëtar të sigurisë dhe politikave globale “Future Resilience Forum 2025”. I pyetur lidhur me progresin dhe të ardhmen e vendit, Rama u shpreh optimist se Shqipëria është më pranë se kurrë Bashkimit Europian dhe se për shqiptarët, unioni është një hapësirë paqeje. Rama shtoi ndër të tjera, se gjithmonë kur takon Zelensky, vendi i tij i duket parajsë. “Sa herë takoj Zelensky dhe më thotë si shkojnë gjërat, unë i them kur të shoh ty jam njeriu më i lumtur i botës dhe vendi im është parajsa. Gjithçka është relative, sigurisht kemi prirje të harrojmë të keqen dhe nuk mjaftohemi me të mirën. Mendoj që Shqipëria është në një pozitë të mirë, tani jemi në një moment përshpejtimi të madh në rrugëtimin drejt BE, rëndësia gjeopolitike nuk është vetëm me fjalë tashmë. Ata e kuptojnë që duhet të bëjën gjithçka për të bashkuar Ballkanin Perëndimor. E kuptojnë që BE ka dy kufij, një kufi të jashtëm dhe një të brendshëm dhe brenda saj gjendemi ne Ballkani Perëndimor. Jam optimist që shumë shpejt, do të jemi anëtar të BE. Nëse gjërat ndryshojnë dhe Europa kthehet në zonën e rehatisë, gjërat mund të ndryshojnë. Vizioni ynë përcaktohet nga historia jonë, nuk kemi pasur një periudhë të jetojmë sipas zgjedhjes sonë. Duam të jemi pjesë e BE dhe për ne është aq shumë sa për etërit themelues, një hapësirë paqeje dhe qetësie. 92 për qind e njerëzve duan që njerëzit të jenë pjesë e BE. Kemi një politikë kaq të polarizuar, por kur vjen fjala për BE të gjithë duan të jenë pjesë sepse e kemi të freskët në kujtesë sesi duken gjërat brenda BE. Britanikët kanë filluar ta kuptojnë sesi është të jesh jashtë BE, por nuk e pranojnë.” / abcnews.al

Londër, Rama mbron “çunat”/ Përgjigje për Braverman e Farage: Mos i bëni “kokë turku”, gjejeni te vetja

Londër, Rama mbron “çunat”/ Përgjigje për Braverman e Farage: Mos i bëni “kokë turku”, gjejeni te vetja

Nga Londra, ku ndodhet për samitin Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama u rikujtoi britanikëve se nuk duhet të shqetësohen nga emigrantët shqiptare por nga largimi i tyre nga Bashkimi Europian. “Unë besoj që problemi nuk janë shqiptarët, apo të huajt, apo emigrantët. Problemi është ku të gjejmë ‘’kokën e turkut’’ për këtë vendim katastrofik të largimit nga Evropa, sepse është katastrofik, kështu që unë nuk ndihem i frustruar apo i dëshpëruar. Dikush që quhej Suela , një tjetër qeveri, kur ajo piketoi shqiptarët.. e meqë ra fjala, ku është ajo? Jo, thjesht mbaje mend, që mos u merr me shqiptarët, sepse nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh…” Ketu Rama iu referua Suella Braverman, ministres së qeverisë së mëparshme britanike, e cila e ndërtoi fushatën e saj tek emigrantët shqiptare dhe humbi. Por edhe tani, një tjetër politikan britanik, Nigel Farage, është përplasur në distancë me kreun e qeverisë shqiptare për numrin e shqiptarëve në burgjet britanike. Me nota ironike, Rama i përsëriti ftesën për ta pritur në Tiranë, bashkë me një kerkese. “Kur bëhet fjalë për mikun tim të dashur Nigel, e kam ftuar dhe më premtoi që do të vij. Më kërkoi një datë që përkoi me ditën tonë të pavarësisë dhe i thashë që të gjejë një datë tjetër sepse do të duket shumë i vogël përpara heroi tonë kombëtar. Varkat e vogla kanë sjellë shumë njerëz me ëndrra, ambicie dhe që i bëjnë nder shoqërisë britanike. Ajo që ka rëndësi është që të paktën komuniteti ynë i shqiptarëve këtu po i jep mjaftueshëm Britanisë që politikanët britanikë që etiketojnë shqiptarët ta mbyllin gojën, ta mbyllin atë dreq goje, e të mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër përveç se për gjërat shumë të mira.” Cështja e emigrantëve mbetet një temë e ndjeshme në Londër ndërsa të paktën dy kryeministra britanikë, I kanë kërkuar kryeministrit Rama, një marreveshje riatdhesimi emigrantësh të paligjshem, si ajo me Italinë. Ndaj së fundmi, Londra ka rritur edhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, cka e dëshmon edhe samiti I rradhës së procesit të Berlinit që mbahet të mërkurën në Britaninë e Madhe, ku përvec emigrantëve do të flitet edhe për integrimin. “Procesi i integrimit nuk mund të jetë gjithçka ose asgjë, derisa të bëhesh anëtar, dhe sa kohë je kandidat nuk ke asgjë. Marrja jonë si anëtar me një status ndryshe është e mirëpritur, pa të drejtë vetoje, votimi për sa kohë BE do të reformojë veten. Kjo reformë ka qenë kryefjalë për kaq shumë dekada. Është e vështirë të reformosh mekanizma. Kur vjen fjala për të vendosur ne jemi linjë dhe ndjekim.” / abcnews.al

Rama në Londër: Europa në krizë, i duhet ‘të ndajë’ mendjen! Kina kërkon të bëj biznes, tipar i një superfuqie
World

Rama në Londër: Europa në krizë, i duhet ‘të ndajë’ mendjen! Kina kërkon të bëj biznes, tipar i një superfuqie

Kryeministri i vendit ndodhet në Londër, ku në vijim të vizitave dhe agjendës së tij, këtë pasdite ishte i ftuar në forumin ndërkombëtar të sigurisë dhe politikave globale “Future Resilience Forum 2025”. Rama tha se Europa duhet të zgjohet dhe të kuptojë që bota ka ndryshuar. Më tej, krahas krizës në Europë, Rama përmendi Kinën si një prej superfuqive aktuale e cila ka një qasje ndryshe, një strategji të bazuar në biznes dhe një plan afatgjatë. “Të gjithë e shohin Europën si një gjigand të vjetër të lodhur që nuk ëhstë më në gjendje të zgjohet dhe të kuptoj që bota ka ndryshuar. Në më pak se 10 vjet, Kina do të ketë dyfishin e PBB të Europës. Europa ndodhet në moment kritik sepse i duhet të ndajë mendjen për të përfunduar projektin e etërve, apo të ecë në një drejtim më katastrofik si shembulli i Brexit. Kina nuk është e interesuar për universalizimin e mënyrës së saj të jetesës, ata besojnë se i përkasin një civilizimi të epërm që nuk ja vlen ta përhapësh. Ndërkohë që kurdo që mundet Kina kërkon të bëj biznes. Ky është tipar i fuqive të mëdha që nuk ka ngjasi me asgjë të ngjashme që jemi mësuar të jetojmë në jetën tonë. Kina ka këtë qasje ndryshe, nga ana tjetër ka diçka që edhe pse Kina flet për planin 5 vjeçar të rradhës pra 25 vjet më pas, Franca nuk ka plan as për javën e ardhshme. Është një dallim shumë i madh që pasqyrohet në jetën e përditshme.” / abcnews.al