Tuesday, October 28, 2025

Pallati i drejtësisë ‘në krizë’/ Kthupi: Vetingu përgjysmoi gjyqtarët e prokurorët. Mërtiri: Reformën e sabotuan ata që e votuan…

Kanë kalaur 9 vjet që nga miratimi i reformës në drejtësi, ndërsa duken efektet e para pozitive si dhe mangësitë e këtij sistemi të ri. Avokati Rezart Kthupi tha se Vetingu duhet të ecte me ritme më të shpejta dhe se tashmë jemi në pikën e hekurt ku efekti i saj është i dukshëm me përgjysmimin e trupës së gjykatësve dhe prokurorëve. Më tej, Kthupi ngriti në tryezën e diskutimin heshtjen e politikës, ku duket në rastin e fundit të pasueses së Holta Zaçajt që prej më shumë se 20 ditësh nuk është betuar në Presidencë. “Vetingu duhet të ecte me ritme më të shpejta. Faza e parë ishte epoka e dashurisë, jemi tani tek epoka e hekurit ku ka dhënë efekte me përgjysmimin e trupës. Këto pasoja duhet të parashikoheshin që në 2016 që ndoshta mund të humbim gjysmën. Një politikë e mencur duhet të merrte masat mos të kishte vakum, të përmirësonte elementët e infrastukturës. Në 30 shtator, Gjykata e Lartë mori vendimin për zëvendësuesin e Holta Zaçajt. Kanë kalaur 20 ditë dhe akoma nuk ka bërë betimin në Presidencë. Nuk dëgjohet ky tingull në sferën poltiike, politika ka heshtur dhe nuk e përmendin.” Analisti Ergys Mërtiri tha për ‘Real Story’ se reforma e gjeti drejtësinë në formën e saj të degjeneruar, ku solli rregullime por edhe probleme të tjera. Më tej, Mërtiri tha se reformën në drejtësi e sabotuan ata që e votuan dhe që nuk e duan. “Reforma në drejtësi nuk është se na shkatërroi drejtësinë, ne kishim një drejtësi të degjeneruar. Solli disa rregullime por solli probleme të tjera. Reformën në drejtësi e sabotuan këta që nuk e donin pavarësisht se e votuan. Ata e dinin që do t’i binte kokës këta të parët. Shih me dilemë a do e mbrojnë dot ata që e nisën, ndërkohë beteja mes ndërkombëtarëve dhe vendasve është se kush do e drejtojë.” / abcnews.al

Pallati i drejtësisë ‘në krizë’/ Kthupi: Vetingu përgjysmoi gjyqtarët e prokurorët. Mërtiri: Reformën e sabotuan ata që e votuan…

Kanë kalaur 9 vjet që nga miratimi i reformës në drejtësi, ndërsa duken efektet e para pozitive si dhe mangësitë e këtij sistemi të ri.

Avokati Rezart Kthupi tha se Vetingu duhet të ecte me ritme më të shpejta dhe se tashmë jemi në pikën e hekurt ku efekti i saj është i dukshëm me përgjysmimin e trupës së gjykatësve dhe prokurorëve.

Më tej, Kthupi ngriti në tryezën e diskutimin heshtjen e politikës, ku duket në rastin e fundit të pasueses së Holta Zaçajt që prej më shumë se 20 ditësh nuk është betuar në Presidencë.

“Vetingu duhet të ecte me ritme më të shpejta. Faza e parë ishte epoka e dashurisë, jemi tani tek

epoka e hekurit ku ka dhënë efekte me përgjysmimin e trupës. Këto pasoja duhet të parashikoheshin që në 2016 që ndoshta mund të humbim gjysmën. Një politikë e mencur duhet të merrte masat mos të kishte vakum, të përmirësonte elementët e infrastukturës.

Në 30 shtator, Gjykata e Lartë mori vendimin për zëvendësuesin e Holta Zaçajt. Kanë kalaur 20 ditë dhe akoma nuk ka bërë betimin në Presidencë. Nuk dëgjohet ky tingull në sferën poltiike, politika ka heshtur dhe nuk e përmendin.”

Analisti Ergys Mërtiri tha për ‘Real Story’ se reforma e gjeti drejtësinë në formën e saj të degjeneruar, ku solli rregullime por edhe probleme të tjera. Më tej, Mërtiri tha se reformën në drejtësi e sabotuan ata që e votuan dhe që nuk e duan.

“Reforma në drejtësi nuk është se na shkatërroi drejtësinë, ne kishim një drejtësi të degjeneruar. Solli disa rregullime por solli probleme të tjera. Reformën në drejtësi e sabotuan këta që nuk e donin pavarësisht se e votuan.

Ata e dinin që do t’i binte kokës këta të parët. Shih me dilemë a do e mbrojnë dot ata që e nisën, ndërkohë beteja mes ndërkombëtarëve dhe vendasve është se kush do e drejtojë.” / abcnews.al