Qytetet më miqësore në botë në 2025

Në botën e udhëtimeve, mikpritja shpesh vlen po aq sa bukuria e një vendi. Në Çmimet e Lexuesve 2025, lexuesit e medias Conde Nast Traveller zgjodhën dhjetë qytetet më miqësore në botë, ato që të bëjnë të ndihesh si në shtëpi, pavarësisht gjuhës apo kulturës. Nga qytetet historike të Azisë deri te metropolet e ndritshme të Europës e Oqeanisë, kjo renditje përmbledh destinacionet ku buzëqeshjet janë pjesë e përditshme. Në vendin e dhjetë renditet Kioto në Japoni, qyteti i tempujve, sakurave dhe mikpritjes tradicionale japoneze, ku respekti dhe rregullat e mirësjelljes janë pjesë e kulturës. Më tej, në vend të tetë ndajnë pikët Edinburgu dhe Lisbona: kryeqyteti skocez i festivalit “Fringe” dhe atmosferës së gëzueshme, dhe metropoli portugez që pret vizitorët me ndjenjën e ngrohtë familjare, rrugicat me pllaka karakteristike dhe tingujt nostalgjikë të fados. Në vendin e shtatë gjendet Sidnej, simbol i stilit të lirë australian dhe i buzëqeshjeve pa stres që të ndjekin nga plazhet në baret buzë oqeanit. Vetëm pak më sipër është Melburni, më artistik dhe më europian në shpirt, me kafene plot jetë, rrugë me arte murale dhe njerëz të thjeshtë që e bëjnë qytetin një nga më të jetueshmit në botë. Në vendin e katërt ndajnë podiumin Firence dhe Singapori. Qyteti italian i artit dhe kulturësmbetet një nga më mikpritësit në Europë, ndërsa metropoli aziatik, me pastërtinë, sigurinë dhe qytetarinë e tij të admirueshme, tregon se mikpritja mund të bashkëjetojë me modernitetin. Kepi i Shpresës së Mirë, ose Cape Town, ngjitet në vendin e tretë. Me kombinimin mahnitës të detit, maleve dhe kulturave, qyteti afrikan spikat për atmosferën plot gjallëri dhe për njerëzit e tij plot energji e shpresë, që shohin përtej plagëve të historisë. Në vend të dytë renditet Vjena, qyteti i muzikës dhe elegancës, ku ndërthurja e pallateve baroke me kafene të ngrohta pasqyron po aq mirë karakterin e njerëzve të saj: të kulturuar, të përzemërt dhe të qetë. Fituesi surprizë i vitit 2025 është Kito, kryeqyteti i Ekuadorit. I vendosur mes Andeve, ky qytet me rrugë koloniale, kisha të arta dhe frymë të gjallë artistike, u vlerësua për autenticitetin dhe ngrohtësinë e banorëve të tij. Një nga qytetet më të vjetra të Amerikës së Jugut dhe një nga të parat të shpallura trashëgimi botërore nga UNESCO, Kito mishëron mikpritjen që sfidon kufijtë kulturorë. Renditja e qyteteve më miqësore në botë (2025): Kito, EkuadorVjenë, AustriCape Town, Afrikë e JugutFirence, ItaliSingaporMelburn, AustraliSidnej, AustraliEdinburg, SkociLisbonë, PortugaliKioto, Japoni

Qytetet më miqësore në botë në 2025

Në botën e udhëtimeve, mikpritja shpesh vlen po aq sa bukuria e një vendi. Në Çmimet e Lexuesve 2025, lexuesit e medias Conde Nast Traveller zgjodhën dhjetë qytetet më miqësore në botë, ato që të bëjnë të ndihesh si në shtëpi, pavarësisht gjuhës apo kulturës.

Nga qytetet historike të Azisë deri te metropolet e ndritshme të Europës e Oqeanisë, kjo renditje përmbledh destinacionet ku buzëqeshjet janë pjesë e përditshme.

Në vendin e dhjetë renditet Kioto në Japoni, qyteti i tempujve, sakurave dhe mikpritjes tradicionale japoneze, ku respekti dhe rregullat e mirësjelljes janë pjesë e kulturës.

Më tej, në vend të tetë ndajnë pikët Edinburgu dhe Lisbona: kryeqyteti skocez i festivalit “Fringe” dhe atmosferës së gëzueshme, dhe metropoli portugez që pret vizitorët me ndjenjën e ngrohtë familjare, rrugicat me pllaka karakteristike dhe tingujt nostalgjikë të fados.

Në vendin e shtatë gjendet Sidnej, simbol i stilit të lirë australian dhe i buzëqeshjeve pa stres që të ndjekin nga plazhet në baret buzë oqeanit.

Vetëm pak më sipër është Melburni, më artistik dhe më europian në shpirt, me kafene plot jetë, rrugë me arte murale dhe njerëz të thjeshtë që e bëjnë qytetin një nga më të jetueshmit në botë.

Në vendin e katërt ndajnë podiumin Firence dhe Singapori. Qyteti italian i artit dhe kulturësmbetet një nga më mikpritësit në Europë, ndërsa metropoli aziatik, me pastërtinë, sigurinë dhe qytetarinë e tij të admirueshme, tregon se mikpritja mund të bashkëjetojë me modernitetin.

Kepi i Shpresës së Mirë, ose Cape Town, ngjitet në vendin e tretë. Me kombinimin mahnitës të detit, maleve dhe kulturave, qyteti afrikan spikat për atmosferën plot gjallëri dhe për njerëzit e tij plot energji e shpresë, që shohin përtej plagëve të historisë.

Në vend të dytë renditet Vjena, qyteti i muzikës dhe elegancës, ku ndërthurja e pallateve baroke me kafene të ngrohta pasqyron po aq mirë karakterin e njerëzve të saj: të kulturuar, të përzemërt dhe të qetë.

Fituesi surprizë i vitit 2025 është Kito, kryeqyteti i Ekuadorit. I vendosur mes Andeve, ky qytet me rrugë koloniale, kisha të arta dhe frymë të gjallë artistike, u vlerësua për autenticitetin dhe ngrohtësinë e banorëve të tij.

Një nga qytetet më të vjetra të Amerikës së Jugut dhe një nga të parat të shpallura trashëgimi botërore nga UNESCO, Kito mishëron mikpritjen që sfidon kufijtë kulturorë.

Renditja e qyteteve më miqësore në botë (2025):

Kito, EkuadorVjenë, AustriCape Town, Afrikë e JugutFirence, ItaliSingaporMelburn, AustraliSidnej, AustraliEdinburg, SkociLisbonë, PortugaliKioto, Japoni