Technology
Rama në Londra: Rendi shumëpalësh duhet të rishpiket, Shqipëria aspiron të zërë vendin që la bosh Britania në BE
LONDËR- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një fjale të mbajtur në Londër, ka folur mbi sfidat globale të rendit shumëpalësh dhe vendin që aspiron Shqipëria në arkitekturën e re ndërkombëtare.
Ai u shpreh se rendi shumëpalësh është në një moment kritik, i cili ka nevojë emergjente për t’u rishpikur.
Kryeministri i ftuar në forumin ndërkombëtar të sigurisë dhe politikave globale “Future Resilience Forum 2025”. ritheksoi ambiciet e Shqipërisë për integrim në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.
“Unë besoj fort rendi shumëpalësh nuk do të zhduket, por po përballet me një moment të vështirë, por është një moment, që sigurisht rrjeti i institucioneve që përfaqësojnë objektivin e botës përreth shumëpalësh po vihen në pikëpyetje, dhe kjo të vënit në pikëpyetje do të ndihmojë që ky rrjet të rishpiket, këto institucionet të rishpiken për të sjellë rendin shumëpalësh në një nivel tjetër.
Është e dukshme qartë që rendi shumëpalësh ka qenë dobiprurës në shumë drejtime, por po kështu është po kaq e qartë që kur Trump për shembull sulmon institucionet që përfaqësojnë atë çka ka qenë deri më tani rendi shumëpalësh ka një argument: përgjigjja e të gjitha pikëpyetjeve me të cilat po përballemi duhet gjetur në një rend shumëpalësh të rishpikuar.
Disa gjëra duhet menduar nga e para. Në Shqipëri, ne, kemi shumë ëndrra, shumë ambicie, shumë zjarr dhe pasion për ta transformuar vendin tonë dhe për të bërë anëtar të BE me shpresë që të zëmë vendin që la bosh Britania, por nuk kemi bekimin që ju dhe demokraci të tjera kanë që të kenë universitetet më të jashtëzakonshmet, mendimtarët më të ndritur dhe që kanë një kapacitet të jashtëzakonshme për të menduar për të ardhmen”, tha ai./abcnews.al