Technology

Zgjedhjet/ “Ky është fundi i partive të reja”, Lami: Opozita në gjumë letargjik! Gjikondi: Rinia, pa asnjë frymëzim!

“Opozita në gjumë letargjik”, kështu u shpreh analisti Roland Lami, gjatë intervistës në “Shqipëria Vendos, lokale ’25”. Në analizën e tij për ecurinë e zgjedhjeve, Lami tha se tek kampi opozitar mungon shpresa. Sipas tij opozita po tregon sërish se nuk ka asnjë alternativë, është totalisht në kaos dhe në një rrëmujë totale. “Zgjedhjet për kryetar bashkie krijojnë pak shanse për partitë e reja. Opozita vijon të jetë në rrëmujë dhe në kaos në zgjedhje. E dinë që nuk kanë shpresë për të fituar. Partitë e reja mesa duket janë të kënaqur me këtë pozicion që nuk mund të bëhen më shumë. Partia e Arlind Qorit të paktën bën një tentativë, por të gjithë në kampin opozitar janë në gjumë. Kemi një opozitë që është në qefin e saj në rehatinë e saj që ke frikë ta zgjosh sepse i prish gjumin. Po ashtu edhe partitë e reja janë në gjumë. Edhe në këto zgjedhje ky është një lajm i keq. Çfarë ka ndodhur tek kampi opozitar? Ka një parapërgatitje serioze, apo strategji elektorale? Jo se kemi këtë. Mungon shpresa dhe fryma, në kolaps për zgjedhjet e pjesshme.”, tha Lami. Ndërsa juristja Brizida Gjikondi, u shpreh se pjesëmarrja e të rinjtë vërehet se është më e ulët. Sipas saj kjo është për shkak se të rinjtë nuk kanë asnjë alternativë tjetër që t’i frymëzojë. “Për të zgjuar tek i riu një frymëzim duhet të gjesh një të ri tjetër që të frymëzon. Dhe jo këto që tashmë janë të konsumuara dhe jo-frymëzuese”, tha Gjikondi. Nga ana e tij analisti Lami tha se partitë e reja e kanë si karrem brezin e rinisë dhe kjo sipas tij sjell edhe pjesëmarrjen e ulët. Ndërsa u shpreh se sipas tij kjo situatë, tregon edhe “fundin e partive të reja”. “Unë mendoj që ky është fundi i partive të reja që ne shpresuam se do të kishim një ndryshim. Nuk dua t’i bie në qafë Arlind Qorrit, por të gjithë të tjerët janë futur në një kallëp”, tha Lami. /abcnews.al

Zgjedhjet/ “Ky është fundi i partive të reja”, Lami: Opozita në gjumë letargjik! Gjikondi: Rinia, pa asnjë frymëzim!

“Opozita në gjumë letargjik”, kështu u shpreh analisti Roland Lami, gjatë intervistës në “Shqipëria Vendos, lokale ’25”.

Në analizën e tij për ecurinë e zgjedhjeve, Lami tha se tek kampi opozitar mungon shpresa. Sipas tij opozita po tregon sërish se nuk ka asnjë alternativë, është totalisht në kaos dhe në një rrëmujë totale.

“Zgjedhjet për kryetar bashkie krijojnë pak shanse për partitë e reja. Opozita vijon të jetë në rrëmujë dhe në kaos në zgjedhje. E dinë që nuk kanë shpresë për të fituar. Partitë e reja mesa duket janë të kënaqur me këtë pozicion që nuk mund të bëhen më shumë. Partia e Arlind Qorit të paktën bën një tentativë, por të gjithë në kampin opozitar janë në gjumë. Kemi një opozitë që është në qefin e saj në rehatinë e saj që ke frikë ta zgjosh sepse i prish gjumin. Po ashtu edhe partitë e reja janë në gjumë. Edhe në këto zgjedhje ky është një lajm i keq. Çfarë ka ndodhur tek kampi opozitar? Ka një parapërgatitje serioze, apo strategji elektorale? Jo se kemi këtë. Mungon shpresa dhe fryma, në kolaps për zgjedhjet e pjesshme.”, tha Lami.

Ndërsa juristja Brizida Gjikondi, u shpreh se pjesëmarrja e të rinjtë vërehet se është më e ulët. Sipas saj kjo është për shkak se të rinjtë nuk kanë asnjë alternativë tjetër që t’i frymëzojë.

“Për të zgjuar tek i riu një frymëzim duhet të gjesh një të ri tjetër që të frymëzon. Dhe jo këto që tashmë janë të konsumuara dhe jo-frymëzuese”, tha Gjikondi.

Nga ana e tij analisti Lami tha se partitë e reja e kanë si karrem brezin e rinisë dhe kjo sipas tij sjell edhe pjesëmarrjen e ulët.

Ndërsa u shpreh se sipas tij kjo situatë, tregon edhe “fundin e partive të reja”.

“Unë mendoj që ky është fundi i partive të reja që ne shpresuam se do të kishim një ndryshim. Nuk dua t’i bie në qafë Arlind Qorrit, por të gjithë të tjerët janë futur në një kallëp”, tha Lami.

/abcnews.al

Related Articles