Articles by M C

24 articles found

Pas dorëheqjes si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër
World

Pas dorëheqjes si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha është emëruar ambasador i Shqipërisë në Zvicër. Zyrtarizimi i kandidaturës së Dredhës si ambasador në Zvicër pritet të kryhet pas përfundimit të të gjitha procedurave. Dredha dha dorëheqjen në shtator nga posti i kryebashkiakut të Vlorës, pas disa përplasjeve me kryeministrin Edi Rama për mbarëvajtjen e punëve në qytet. Dredha gjithashtu ka qëndruar si Kryetar i Bashkisë për më shumë se dy vjet. Teksa ishte në detyrë si kryebashkiak, Dredha ka qenë pre e kritikave te vazhdueshme nga kryeministri Edi Rama. Kritikat e Ramës ndaj Dredhës ishin si në mbledhjet private pa mediat, por edhe në daljet publike të Kryeministrit. Dredha u kritikua edhe për mbetjet dhe për mungesën e punës nga ana e drejtorëve te bashkisë Vlorë. Rama shkoi aq shumë me kritika ndaj Dredhës, sa në një mbledhje me drejtorët e Bashkisë Vlorë, e quajti kryebashkiakun si ‘Dritan Lela 2.0’.

Bashkia e Tiranës nuk i shkon as Ogertës dhe as Florit/ Gjykata Kushtetuese jep vendimin për Erion Veliajn
Politics

Bashkia e Tiranës nuk i shkon as Ogertës dhe as Florit/ Gjykata Kushtetuese jep vendimin për Erion Veliajn

Gjykata Kushtetuese i ka vënë vulën! Bashkia e Tiranës nuk i përket as Ogerta Manastirliut dhe as Florjan Binajt, dy kandidatët të cilët u bënë gati paraprakisht për të garuar në zgjedhje për të marrë drejtimin e kryeqytetit pas shkarkimit të Erion Veliajt. Sipas raportimeve nga Top Channel, vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve të “Kushtetueses” ka qenë 5 me 3 në favor Erion Veliajt, duke rrëzuar kështu vendimin e qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës. Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese i ka treguar Edi Ramës dhe publikut se kush do të jetë “zot” i kryeqytetit. Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës procedurat e shkarkimit të Erion Veliajt, ndërsa shpalli si kandidate të PS, Ogerta Manastirliun. Kujtojmë se Erion Veliaj më datë 31 Tetor mori pjesë në seancën gjyqësore në “Kushtetuese”, një seancë maratonë që zgjati rreth 7 orë. Veliaj kërkoi shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij si të papjtueshëm me Kushtetutën, si edhe shfuqizimin e dekretit të Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. Pas parashtrimit edhe njëherë të kërkesave të tij dhe argumenteve nga mbrojtësit ligjorë, Gjykata Kushtetuese u tërhoq për të marrë vendim, ndërsa Erion Veliaj iu drejtua sërish qelisë së paraburgimit në Durrës. Lajmi në përditësim….

SPAK merr zyrtarisht të pandehur ‘besnikët’ e Belinda Ballukut! Nga Evis Berberi, te Gentian Gjyli i ARRSH! Akuza për Erald Elezin, Jetmira Dervishin dhe Mirzeta Kashnicën
World

SPAK merr zyrtarisht të pandehur ‘besnikët’ e Belinda Ballukut! Nga Evis Berberi, te Gentian Gjyli i ARRSH! Akuza për Erald Elezin, Jetmira Dervishin dhe Mirzeta Kashnicën

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë zyrtarisht të pandehur pesë ish-zyrtarë të lartë të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të njohur si “besnikët” e ministres Belinda Balluku, për aferën e tenderit të tunelit të Llogarasë. Në njoftimin zyrtar, SPAK bën të ditur se ka ngritur akuza ndaj Evis Berberit, Gentian Gjylit, Erald Elezit, Jetmira Dervishit dhe Mirzeta Kashnicës, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, të pandehurit në kohën e zhvillimit të procedurës kanë pasur funksione të larta drejtuese dhe teknike në institucionet përkatëse. Evis Berberi ka qenë drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së, Erald Elezi drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH, Gentian Gjyli drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe Mirëmbajtjes në ARRSH, ndërsa Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, specialiste të nivelit të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Hetimet lidhen me procedurën e prokurimit publik për projektin “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”. Tenderi u zhvillua fillimisht më 11 dhjetor 2020 dhe, pas anulimit, u rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej 18.9 miliardë lekësh pa TVSH. SPAK vijon akuzat për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” Në vijim të njoftimit të mëparshëm të publikuar më 31.10.2025, në kuadër të hetimit të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuza në ngarkim të pandehurve të tjerë; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurve; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë të bëjnë me veprimet e tyre në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8(Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit, i rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH. Në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale, Evis Berberi – Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi – Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli – Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, specialiste të nivelit të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Adriana Kalaja i jep dorëheqjen Berishës, i futet një tjetër gare: Sot, shpall kandidaturën time për Avokatin e Popullit!
Technology

Adriana Kalaja i jep dorëheqjen Berishës, i futet një tjetër gare: Sot, shpall kandidaturën time për Avokatin e Popullit!

Avokatja dhe aktivistja e PD-së Adriana Kalaja ka shpallur kandidaturën e saj për pozicionin e Avokatit të Popullit. Në një postim në Facebook, Kalaja shkruan se qëllimi i aplikimit të saj është dhënia e kontributit profesional dhe qytetar. Ndërsa po ashtu ajo thekson në postimin e saj se gjatë funksioneve në Partinë Demokratike, ka dhënë kontributin për mbrojtjen e interesit qytetar. Po ashtu ajo ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqjen tek kreu i PD-së Sali Berisha nga funksioni i Kryetares së Gjykatës në PD, dhe nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Postimi i plotë i Adriana Kalasë: Të nderuar miq. Fillimisht, desha të shpreh mirënjohjen time të pafundme, për Ju që më mbështetët dhe vlerësuat pa kushte. Edhe për Ju, që në raste të caktuara nuk ratë dakort me qëndrimet apo veprimet e mia, por ishit bashkëudhetarë në këtë rrugë tejet të vështirë. Po kështu, do doja t’u “kërkoja ndjesë”, të gjithë atyre, që kur mora funksionet e rëndësishme në PD, nuk ndoqa traditën e të mosbërit asgjë, por punova me përkushtim e nuk mungova në asnjë protestë apo aksion politik, se për mua politika duhet të jetë moral. Pas marrjes së këtyre funksioneve brenda Partisë Demokratike, më datë 3 qershor 2022, dhënë me votat e 2/3 të Këshillit Kombëtar, zgjedhur në këtë Këshill më datë 30.04.2022, kam punuar me korrektësi, përkushtim dhe seriozitet, së pari për të zbatuar këto funksione në mbrojtje të Statutit të PD-së, por edhe në interesin më të lartë të Partisë Demokratike, anëtarëve dhe votuesve të saj. Gjatë gjithë kësaj periudhe, përveç se jam angazhuar maksimalisht në mbrojtje të Statutit, si Kushtetuta e PD-së nga njëra anë, nga ana tjetër, kam dhënë kontributin tim pa kushte në mbrojtje të interesave të çdo demokrati, qytetari apo protestuesi dhe, rrjedhimisht, në ruajtje të demokracisë dhe pluralizmit në vend. Ndaj sot, ndjehem e detyruar t’Ju bëj me dije, se kam vendosur të shpall kandidaturën time për pozicionin e Avokatit të Popullit dhe se mund t`Ju them me bindje, që angazhimi dhe puna ime e vazhdueshme në gjithë aktivitetin profesional dhe atë shoqëror, deri më tani, janë orientuar gjithnjë drejt nevojës për respektimin dhe garantimin e shtetit ligjor të së drejtës, parimeve dhe të drejtave themelore kushtetuese, paqes e drejtësisë sociale, objektiva, të cilat më kanë shoqëruar në çdo veprimtari apo eksperiencë profesionale. Njëkohësisht me paraqitjen e kësaj kandidature, më lejoni t`ju bëj me dije, se qëllimi i aplikimit tim është ai për dhënien e kontributit tim profesional (ligjor, financiar) dhe qytetar, në përmbushjen sa më të mirë të rolit dhe pozitës, që Kushtetuta i ka dhënë Avokatit të Popullit jo vetëm për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshëm të individëve, pa dallim, nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike në vendin tonë, por edhe për ndërmarrjen e të gjitha përpjekjeve për bashkëpunim me organet shtetërore për të zhvilluar e përmirësuar kuadrin rregullator dhe masat organizative, në përputhje me vlerat e parimet, që mbron Kushtetuta dhe në mbrojtje të interesit më të lartë publik e qytetar. Siç edhe Ju jeni në dijeni, gjatë gjithë periudhës time të aktivitetit shoqëror, edhe pa mandatin e Avokatit të Popullit, kam qenë në ballë të betejave, në mbrojtje të të drejtave të demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë, nga protestat e komisariatet e deri te proceset penale, të drejta këto të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Për këtë arsye, Ju bëj me dije se ditën e enjte, kam depozituar pranë Kryetarit të Partisë Demokratike, dorëheqjen e parevokueshme si nga funksioni i Kryetares së Gjykatës, ashtu dhe nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Unë nuk e di si do shkojë procesi i mbështetjes apo i votimit për postin e Avokatit të Popullit, por di se kjo nuk do të thotë, se unë do heq dorë nga ato, që di të bëj më mirë: 1. Të ndjek rrugën e të drejtës dhe të ligjit. 2. Të jem në krah të çdo individi, që ka nevojë për mua. 3. Të jem në opozitë me çdo padrejtësi. Deri atëherë, Ju uroj çdo të mirë në familjet tuaja dhe Zoti Ju bekoftë.

Një jetë në “drejtësi”, ish-ministrja Etilda Gjonaj emërohet këshilltare juridike e Ramës
World

Një jetë në “drejtësi”, ish-ministrja Etilda Gjonaj emërohet këshilltare juridike e Ramës

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj është emëruar këshilltare juridike e kryeministrit Edi Rama. Ky emërim vjen jo shumë larg pasi Gjonaj nuk e mori mandatin më 11 maj në qarkun e Tiranës. Gjonaj prej kohësh ka qënë pjesë dhe ka drejtuar institucione të rëndësishme të dejtësisë dhe ligjit. Ajo ka qënë në pozicionin e zëvëndësministres së drejtësisë, në periudhën maj-shtator 2017, dhe më vonë mbajti postin e Ministres së Drejtësisë në 2017-2021. Po ashtu Gjonaj ka, ushtruar funksionin e Komisioneres në Institucionin e Avokatit të Popullit për një mandat 3- vjeçar, ku ka drejtuar Seksionin e Çështjeve të Administratës Publike qendrore dhe vendore (2014- 2017). Dhe për rreth 2 vite e gjysme ka qenë eksperte e Sekretariatit Teknik, të ngritur pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi, prej 2015-2017.

Vdiq në rrethana ende të paqarta, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në Itali
Technology

Vdiq në rrethana ende të paqarta, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në Itali

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, miq, të afërm dhe shokë i dhanë lamtumirën e fundit Flavio Saraçi, 19-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në banesën e tij në Itali, ende në rrethana të paqarta. Ceremonia mortore është zhvilluar në Itali, në provincën e Pistoias, pasi prej vitesh bashkë me familjen e tij jetonin në Masotti, zona e Serravalle Pistoiese. Trupi i tij i pajetë u zbulua nga vëllai 10-vjeçar, i cili e pa të rrëzuar në dhomën e tij të gjumit dhe nuk mundi ta shpëtonte ndërsa raporti mjekësor dëshmon për një arrest kardiak. Flavio Saraçi studionte në Institutin Pacini dhe me sa duket nuk kishte probleme shëndetësore. Ai merrej me sporte dhe kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Humbi kontrollin dhe përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në Kavajë, arrestohet 19-vjeçari

Humbi kontrollin dhe përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në Kavajë, arrestohet 19-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestaur sot 19-vjeçarin, i cili përplasi për vdekje me këmbësoren 56-vjeçare. Aksidenti i rëndë u ndodhi ditën e djeshme, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem. 19-vjeçari, humbi kontrollin e automjetit të cilin po drejtonte dhe aksidentoi për vdekje këmbësorën 56-vjeçare. Mbi 19-vjeçarin e arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Njoftimi i policisë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë paraditen e djeshme, mbi aksidentin në Golem, me pasojë vdekjen e shtetases Sh. Sh., ju informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit që përplasi këmbësoren, shtetasit R. F., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Kemi dalë nga listat e zeza të 2012-ës”/ Ministrja e Brendshme: Është ulur kriminaliteti dhe është rritur siguria

“Kemi dalë nga listat e zeza të 2012-ës”/ Ministrja e Brendshme: Është ulur kriminaliteti dhe është rritur siguria

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, duke folur nga Kuvendi tha se kriminaliteti është në ulje dhe se lufta kundër goditjes së paligjshmërisë është më e lartë. Gjatë fjalës së saj, Koçiu theksoi se qytetarët sot ndihen më të sigurte dhe kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit. Sipas saj, siguria në rrugë është rritur, në 10 vite numri i aksidenteve është reduktuar me 40% pavarësisht se numri i përdorimit të mjeteve në rrugë është rritur. “Kriminaliteti është në rënie. Niveli i forcës goditëse dhe ndëshkimit është në rritje dhe mbi të gjitha vullneti për të luftuar krimin është më i fuqishëm. Kemi dalë përfundimisht nga çdo listë e zezë ku ishim vendosur jo më larg se 10 vite më parë. Dalja nga këto lista është një arritje dhe arsyeja kryesore përse Shqipëria është sot vendi më i avancuar nga vendet e tjera në tryezën e bisedimeve në BE. Janë evidentuar 29 vrasje me dashje, janë 4fish më pas se vrasjet e 2012 dhe vitit të kaluar. Viti 2024 se bashku me vitin paraardhës shënuan numrin më të ulët të vrasjeve më dashje në vend. Qytetarët sot janë më të sigurt dhe kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit. Veprat penale kundër jetës dhe pronës janë në rënie. Armëmbajtja pa leje në dy vitet e fundit, ka një rekord sa i përket zbulueshmërisë dhe goditjes. Siguria në rrugë është rritur, në 10 vite numri i aksidenteve është reduktuar me 40% pavarësisht se numri i përdorimit të mjeteve në rrugë është rritur. Konfiskimi dhe sekuestrimi i pasurive, gjatë vitit 2024 rezultojnë mbi 234 pasuri të sekuestruara më vlerë mbi 48 milionë euro. Janë 89 të konfiskuara me vlerë mbi 163 milionë lekë. Kush është pasuruar sot përmes krimit apo korrupsionit, humbet sot dhe pasurisë. Këto para kthehen në buxhetin e shtetit dhe përdoren për qytetarët. Pavarësisht arritjeve, ka edhe shumë punë për të bërë, do të vijojmë të bashkëpunojmë me qytetarët. Siguria nuk i përket vetëm policisë apo institucioneve, por të gjithëve. Ky është zotimi ynë, përpjekja për një Shqipëri evropiane”, tha Koçiu.

Ditëlindja e “çmendur” e Klinton Zeqirajt, nga këngët e Gushit te veshja e fustaneve! Çfarë ndodhi atë mbrëmje?
Technology

Ditëlindja e “çmendur” e Klinton Zeqirajt, nga këngët e Gushit te veshja e fustaneve! Çfarë ndodhi atë mbrëmje?

Gazetari më “cool”, Klinton Zeqiraj ka fryrë qirinjtë e 33-vjetorit të tij. E ashtu sikurse pritej, ai festoi dhe kërceu me njerëzit e tij të zemrës, kolegët dhe miqtë. E ftuara “speciale” ka qenë Gushi, nëna e gazetarit e cila prej kohësh është kthyer në një nga personat më “in” në rrjetet sociale. Në ditën më të rëndësishme për të, në ditëlindjen e të birit, ajo rrëmbeu mikrofonin dhe ia mori këngës. Ndërkohë, nuk munguan as momentet komike. Vetë Klintoni ka vendosur që të dhurojë shfaqje ku së bashku me mikun e tij, këngëtarin Endrit Beba, kanë vendosur që të vishen si vajza. “Jam kenaq pafund ne festen time me njerezit e mi te zemres! Faleminderit qe ju jeni pjese e jetes time dhe me dashurine tuaj te sinqerte ne jemi gjithmone bashke Ps: Foto e fundit eshte postuar padashje”, shkruan Klintoni krah fotove dhe videove nga festa magjike e ditëlindjes së tij. View this post on Instagram

Projekti i radhës i FSHF-së, uniforma falas për të gjithë fëmijët që luajnë futboll
Sports

Projekti i radhës i FSHF-së, uniforma falas për të gjithë fëmijët që luajnë futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur zbatimin e projektit “Uniforma Ime” për sezonin e ri futbollistik 2025/2026. Ky projekt ka për qëllim të mbështesë klubet dhe akademitë që marrin pjesë në kampionatet zyrtare për grupmoshat U7–U19, duke ofruar uniforma falas për të gjithë fëmijët që luajnë futboll. FSHF e zhvillon këtë nismë për të tretin vit radhazi, si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar kostot e familjeve dhe për të krijuar kushte të barabarta për çdo fëmijë që është pjesë e garave zyrtare në mbarë vendin. Gjatë këtij sezoni do të shpërndahen mbi 20,000 sete sportive për 204 klube dhe akademi në të gjithë Shqipërinë. Çdo set përfshin 2 uniforma loje (bluzë, pantallona, geta), 1 kostum sportiv (xhaketë dhe tuta) dhe 1 çantë sportive. Aktualisht, shpërndarja po zhvillohet për ekipet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, ndërsa në vijim do të përfshihen edhe qendrat rajonale dhe kampionatet amatore.

Pse lëvizja e orës rrit rrezikun e problemeve shëndetësore

Pse lëvizja e orës rrit rrezikun e problemeve shëndetësore

Natën midis 25 dhe 26 tetorit 2025, në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat lëvizën një orë pas, duke kaluar nga ora verore në atë dimërore. Ky ritual i përvitshëm, që ndodh dy herë në vit, vazhdon të ngjallë debat – jo vetëm për komoditetin, por edhe për shëndetin publik. Një zakon i vjetër që mund të dëmtojë trupin Ndryshimi i orës u krijua fillimisht për të kursyer energji gjatë muajve të ftohtë, por sot shumë ekspertë mendojnë se bën më shumë dëm sesa dobi. Sipas shkencëtarëve, kjo praktikë çrregullon orën tonë të brendshme biologjike, të njohur si ritmi cirkadian, i cili kontrollon funksione jetike si gjumi, metabolizmi, presioni i gjakut dhe ritmi i zemrës. Një studim i ri nga Universiteti i Stanfordit ka ofruar prova të forta se ndërrimi i orës dy herë në vit është zgjidhja më e dëmshme për shëndetin. Studiuesit krahasuan tre skenarë: sistemin aktual, orën e përhershme verore dhe orën e përhershme dimërore – dhe arritën në përfundimin se ndryshimi i vazhdueshëm është më i keqi për trupin e njeriut. Sipas modelimeve të bazuara në të dhëna të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kalimi në kohë standarde të përhershme mund të parandalojë çdo vit rreth 300 mijë goditje në tru dhe të zvogëlojë obezitetin me mbi 2.6 milionë raste në SHBA. “Sa më shumë dritë të merrni në orarin e gabuar, aq më shumë prishet ora juaj e brendshme. Kjo ndikon në sistemin imunitar, energjinë dhe shëndetin e përgjithshëm,” thekson Dr. Jamie Zeitzer, autori kryesor i studimit. Pasojat afatshkurtra dhe afatgjata Përveç dëmeve afatgjata, ndryshimi i orës sjell edhe pasoja të menjëhershme: rritje të sulmeve në zemër, aksidenteve rrugore dhe lëndimeve në punë, veçanërisht pas kalimit në orën verore në pranverë, kur njerëzit humbasin një orë gjumë. Dilema e përhershme: ora e verës apo e dimrit? Shkencëtarët janë pothuajse unanimë: ora dimërore (standard) është më e shëndetshme, sepse ofron më shumë dritë në mëngjes – sinjal kyç për të rregulluar ritmin cirkadian. Në të kundërt, ora e përhershme verore nënkupton më shumë errësirë në mëngjes dhe më shumë dritë në mbrëmje, gjë që mund të prishë ciklin natyral të trupit. Edhe pse disa argumentojnë se mbrëmjet më të gjata sjellin më shumë kohë të lirë dhe ulje të krimit, përvoja e SHBA-së në vitin 1974, kur u zbatua ora verore gjatë gjithë vitit, tregoi të kundërtën: fëmijët shkonin në shkollë në errësirë dhe masa u tërhoq pas disa muajsh. Parlamenti Europian votoi në vitin 2019 për t’i dhënë fund ndërrimit të orës, por vendet anëtare ende nuk kanë rënë dakord se cilën orë ta mbajnë përgjithmonë. Për pasojë, sistemi aktual do të vazhdojë të paktën deri në vitin 2026. Ndërkohë, më shumë se 70 shtete – përfshirë Rusinë, Turqinë, Kinën dhe Japoninë – e kanë hequr plotësisht këtë praktikë, të cilën shumë e konsiderojnë një relike të shekullit të kaluar. Ekspertët këshillojnë që disa ditë para ndryshimit të orës të: • flini dhe zgjoheni 10–15 minuta më herët çdo ditë; • shmangni kafeinën dhe vaktet e rënda në mbrëmje; • shfrytëzoni dritën natyrale të mëngjesit për të “rindrequr” orën e trupit. Edhe pse këtë fundjavë fitojmë një orë më shumë gjumë, është e qartë se çështja e ndryshimit të orës ka kaluar nga komoditeti në një problem serioz shëndetësor – për të cilin politika ende nuk ka një përgjigje përfundimtare.

Horoskopi 24 tetor, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Horoskopi 24 tetor, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Në marrëdhënie romantike, sot mund të ndjeni nevojën për më shumë hapësirë personale, por kujdesuni që partneri të mos ndihet i lënë pas dore. Në punë, një ide e re që keni menduar prej kohësh mund të tërheqë vëmendjen e eprorëve. Shëndeti është i mirë, por shmangni stresin e tepërt përmes ushtrimeve të thjeshta relaksuese. Sa i përket financave, është koha të merrni masa për të menaxhuar më mirë shpenzimet e vogla që grumbullohen. Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj Sot, lidhjet me të dashurit mund të jenë më të thella dhe të sinqerta, duke sjellë harmoni në marrëdhënie. Në punë, bashkëpunimi me kolegët do të sjellë rezultate pozitive dhe mundësi të reja për zhvillim. Kujdesuni për shëndetin tuaj emocional, pasi ndonjë tension i vogël mund të ndikojë në humor. Financiarisht, është një ditë e mirë për të planifikuar investime afatgjata. Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor Në dashuri, është dita ideale për të shprehur ndjenjat dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vogla me partnerin. Në ambientin e punës, kreativiteti juaj bie në sy dhe mund të merrni vlerësime nga shefat. Mbani kujdes të shtuar ndaj dietës dhe mos e teproni me ushqime të shpejta. Në aspektin financiar, shmangni shpenzimet impulsive dhe fokusohuni në kursime. Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik Sot mund të ndiheni më të afërt me familjen dhe miqtë, duke forcuar marrëdhëniet tuaja personale. Në punë, një detyrë e vështirë mund të kthehet në një mundësi të mirë për të treguar aftësitë tuaja organizative. Shëndeti është i qëndrueshëm, por është mirë të bëni më shumë aktivitet fizik. Në aspektin ekonomik, një pagesë e pritur mund të vijë dhe të lehtësojë situatën tuaj financiare. Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht Romanca merr një kthesë pozitive sot, veçanërisht për ata që janë në një lidhje të re ose duan të rifreskojnë marrëdhënien. Në punë, është dita e duhur për të marrë iniciativa dhe për të propozuar ide të reja. Shëndeti kërkon kujdes ndaj lodhjes, prandaj merrni kohën e duhur për pushim. Financat janë stabël, por mos bëni premtime që mund të ndikojnë në buxhetin tuaj. Virgjëresha Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator Në sferën personale, sot është dita ideale për të kaluar kohë cilësore me partnerin ose familjen. Në punë, një koleg mund të kërkojë ndihmën tuaj dhe bashkëpunimi do të jetë i frytshëm për të dyja palët. Shëndeti është i mirë, por mos neglizhoni ndonjë shqetësim të vogël që mund të shfaqet. Financiarisht, shmangni riskun e lartë dhe përqendrohuni në stabilitet. Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor Dashuria sjell surpriza të këndshme, veçanërisht nëse jeni të hapur ndaj bisedave të thella dhe të sinqerta. Në punë, një ndryshim i papritur në orar ose detyra mund të kërkojë fleksibilitet nga ana juaj. Kujdesuni për shëndetin mendor, pasi mund të ndiheni të mbingarkuar. Në aspektin ekonomik, është koha për të ri-shqyrtuar prioritetet dhe për të shmangur shpenzimet e kota. Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor Marrëdhëniet personale janë të qeta dhe të qëndrueshme, duke ju dhënë siguri emocionale. Në punë, sot është dita për të përfunduar projektet e nisura dhe për të mos shtyrë detyrat. Kujdesuni për ushqimin dhe hidratimin, sepse mund të ndjeni lodhje të lehtë gjatë ditës. Financat janë në ekuilibër, por mos hezitoni të kërkoni këshilla nga një ekspert nëse hasni paqartësi. Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor Sot, partneri juaj mund të ketë nevojë për përkrahjen tuaj morale, ndaj jini të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në komunikim. Në punë, bashkëpunimi në grup do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet më shpejt. Shëndeti është i mirë, por rekomandohet të bëni një kontroll rutinë. Financiarisht, është një ditë e mirë për të bërë një plan të ri buxhetor. Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të zgjidhë një keqkuptim të vogël dhe të sjellë më shumë afërsi me partnerin. Në punë, përqendrohuni te detajet dhe mos nxitoni për të përfunduar sa më shpejt. Shëndeti kërkon pak më shumë vëmendje ndaj relaksimit dhe pushimit. Në aspektin ekonomik, është mirë të shmangni huazimet ose investimet e rrezikshme. Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt Sot do të ndiheni të motivuar të ndërmerrni hapa të rinj në marrëdhënien tuaj, duke sjellë freski dhe pasion. Në punë, përballeni me sfida të vogla, por këmbëngulja juaj do t’ju ndihmojë të triumfoni. Kujdesuni për shëndetin e syve dhe shmangni lodhjen nga pajisjet elektronike. Financiarisht, është një ditë neutrale, prandaj ruani kursimet dhe mos shpenzoni për gjëra të panevojshme. Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars Marrëdhëniet me partnerin mund të përmirësohen nëse tregoheni më të hapur dhe dëgjoni me kujdes. Në punë, një propozim i ri mund të vijë papritur dhe ia vlen të merret në konsideratë. Shëndeti është në nivel të mirë, por një shëtitje në natyrë do t’ju ndihmojë të rifitoni energjinë. Financat janë të qëndrueshme, por vazhdoni të jeni të kujdesshëm me shpenzimet.

Shkurtime drastike në OBSH: 2,000 qendra shëndetësore pezullojnë aktivitetet e tyre
Technology

Shkurtime drastike në OBSH: 2,000 qendra shëndetësore pezullojnë aktivitetet e tyre

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sot se përballet me shkurtime drastike në buxhetin e saj humanitar emergjent këtë vit, me perspektivën për vitin 2026 “të zymtë”. Nën Presidentin Donald Trump, Shtetet e Bashkuara, tradicionalisht donatori kryesor në botë, e kanë ulur ndjeshëm ndihmën e tyre ndërkombëtare, dhe donatorë të tjerë të mëdhenj janë përballur me buxhete “të shtrënguara”. Teresa Zakaria, drejtuese e reagimit humanitar dhe ndaj fatkeqësive të OBSH-së, tha se agjencia shëndetësore e OKB-së ka marrë 40% më pak fonde për nevojat emergjente humanitare në të gjithë botën këtë vit sesa në vitin 2024. “Është shumë e madhe”, u tha ajo gazetarëve gjatë një konference për shtyp. OBSH-ja ka identifikuar më shumë se 300 milionë njerëz që kanë nevojë për ndihmë humanitare dhe “i është dashur të bëjë zgjedhje shumë të vështira se kujt t’i japë përparësi dhe kujt jo”, shtoi ajo. Në këto kohë të vështira, OBSH-ja thotë se po përqendrohet te më në nevojë, në vendet më të goditura. Si pasojë e drejtpërdrejtë e këtyre shkurtimeve, më shumë se 5,600 qendra shëndetësore në të gjithë botën janë detyruar të zvogëlojnë shërbimet e tyre dhe më shumë se 2,000 janë detyruar të pezullojnë aktivitetet e tyre. “Kjo ka kufizuar drejtpërdrejt aksesin në shërbimet shëndetësore për 53 milionë njerëz” në të gjithë botën, sipas Zakarias. Dhe “perspektiva për vitin 2026 është me të vërtetë e zymtë”. Në vende të tilla si Republika Demokratike e Kongos, Sudani dhe Haiti, “ne tashmë po shohim një rritje të shkallës së vdekshmërisë së nënave dhe shkallës së kequshqyerjes, dhe situata nuk po ndalet së përkeqësuari”, shpjegoi zyrtari i OBSH-së. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ishte shumë i shqetësuar për pasojat në vendet më të varfra. Megjithatë, “shumë vende po e kuptojnë situatën dhe po deklarojnë se nevojitet një ndryshim në mentalitet”, duke mobilizuar burimet e tyre kombëtare për të financuar sistemet e tyre shëndetësore, “përfshirë nevojat emergjente shëndetësore”, megjithatë kreu i OBSH-së e vuri në dukje si një pasojë pozitive.

VIDEO/ Silvinjo e pret në Kombëtare, sulmuesi 20-vjeçar tund rrjetën në Ligën e Konferencës
Technology

VIDEO/ Silvinjo e pret në Kombëtare, sulmuesi 20-vjeçar tund rrjetën në Ligën e Konferencës

Nelson Veiper është padyshim një nga dëshirat e Kombëtares Shqiptare, për ta pasur pjesë të kuqezinjve. Sulmuesi me baba gjerman dhe nënë shqiptare, spikati në Europianin e U-21 me Gjermaninë, teksa mbetet një opsion luksi për ekipin e Silvinjos, në rast se nuk grumbullohet nga “pazerat”. 20-vjeçari u shndërrua në protagonist mbrëmjen e sotme teksa tundi rrjetën me fanellën e Maincit, në duelin e vlefshëm për Ligën e Konferencës ndaj Zrinjskit. — -new follow: @centerofgoals (@MShadazz12014) October 23, 2025

Bushati: Raporti i OSBE, tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti në zgjedhje
Technology

Bushati: Raporti i OSBE, tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti në zgjedhje

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet, evidenton vetëm 10% të problematikave, megjithatë ai tha se pika kryesore e raportit, është evidentimi për “ndarjen e papërfillshme midis partisë dhe shtetit”. “Me atë çka ndodh me zgjedhjet në Shqipëri, raporti ka nxjerrë vetëm majën e ajsbergut, besoj se ka shumë mëkate se ato që janë aty. Pavarësisht se këta të mazhorancës nuk po flasin, por po të isha Rama, me këtë raport do të isha i kënaqur pasi tregon vetëm 10% të krimit. Megjitahtë, çfarë ka te ky raport diçka që nuk e kemi parë në zgjedhjet e mëparshme? Është një gjë, që po ti hyjmë është shqetësuese. Ajo konsiston te një fjali, ku thuhet, që u vu re një ndarje e papërfillshme midis partisë dhe shtetit dhe thuhet pastaj duke mos zbatuar pastaj rekomandimet e kartës së Copenhagenit të vitit 90. Vendet që po dilnin nga perandoria e Bashkimit Sovjetik, nëse nuk ndanin partinë nga shteti, nuk bënin dot zgjedhje. Që të kishte zgjedhje demokratike, partia duhet të ndahej nga shteti. 31 vite më pas, jemi kthyer ku shtetin dhe partinë i kemi bërë një. Ky është qëndrimi kryesor, që vetëm ky togfjalësh vlen për të hapur diskutimin, a jetojmë në demokraci. Nga ky konkluzion vjen tjetri, që garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta gjatë garës. Po të shohësh, dallon kollaj mediat e PS dhe të PD. Mediat e PS thoshin, gara ishte konkuruese, por garuesit nuk gëzonin kushtet të barabarta. Ne e marrim gotën bosh ose plotë”, tha Bushati.

Mesazhi i fundit i Ervis Martinajt në 9 gusht, çfarë i shkroi familjarëve para tre viteve në orën 17:00

Mesazhi i fundit i Ervis Martinajt në 9 gusht, çfarë i shkroi familjarëve para tre viteve në orën 17:00

Fati i mbretit të lojërave të fatit ende nuk dihet. Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e ‘Opinion’, ka treguar dhe mesazhin e fundit që Ervis Martinaj, tashmë i zhdukur prej 4 vitesh, ka shkëmbyer me persona të tjerë përpara se të zhdukej. Martinaj ka kontaktuar familjarët e tij për t’i pyetur nëse kishin ushqyer luanin, kafshën e egër që Martinaj mbante në shtëpi. Ky komunikim i fundit është regjistruar rreth orës 17:00 të pasdites së 9 gushtit dhe që prej asaj dite, asgjë nuk dihet për Ervis Martinajn. “Kontakti i fundit ka qenë dikur rreth orë 17 të datë 9 gusht. Ka komunikuar me mesazh edhe është interesuar, mbante një kafshë të egër një luan, dhe u ka thënë a i hedhur për të ngrënë luanit. Versioni që ndoqëm në kohën, ishte versioni që ata e kishin rrëmbyer, e kishin vrarë dhe i kishin zhdukur kufomën”, tha Artan Hoxha.

Pse u ndalua në Rinas predikuesi islamik? Lala: Rezultoi me kartelë të kuqe, anti-terrori kishte informacion
Technology

Pse u ndalua në Rinas predikuesi islamik? Lala: Rezultoi me kartelë të kuqe, anti-terrori kishte informacion

Ditën e sotme është ndaluar në Rinas, një predikues fetar i quajtur Imrain Hoseini, të cilit nuk i është lejuar hyrja në Shqipëri. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se Hoseini ka rezultuar në sistem me kartelë të kuqe dhe do të rikthehet në Serbi. “Në momentin që ka zbritur në tokën shqiptare, ka rezultuar në sistem që ka kartelë të kuqe dhe është i padëshiruar, pasi klasifikohet në ato vepra, nxitja e urrejtjes e me rradhë, që kanë të bëjnë me terrorizmin. Në këtë aspekt, procedura parashikon, që personi që nuk është i dëshiruar, qëndron në zonën neutrale, tranzit. Linja ajrore, është e detyruar që ta kthejë mbrapsht në momentin më të parë, pra në Beograd. Shteti shqiptar nuk e ka të dëshiruar të hyjë, i kërkon kompanisë ta kthejë mbrapsht. Zotëria është i moshuar dhe po presin që me fluturimin e parë ta kthejnë. Në momentin që flasim është aty. Se çfarë përmban dosja, këtë nuk jam në gjendje ta them, por dyshohet për vepra që kanë lidhje me terrorizmit. Pastaj janë çështje të anti-terrorit”, deklaroi Lala.

Horoskopi 21 tetor, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Horoskopi 21 tetor, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Dita e nesërme nuk do të jetë aspak e lehtë. Çdo moment duhet të jeni të kujdesshëm dhe asgjë to mos e merrni për të garantuar nesër. Rreth jush ka persona që po sillen në një mënyrë të dyshimtë. Bëni sytë katër. Këtë të enjte duhet të fokusoheni më tepër te ajo çka kërkonin nga vetja juaj. Nisni të mendoni tani si të përmirësoni marrëdhëniet tuaja më të rëndësishme. Si në jetën private, ashtu edhe në atë profesionale, duhet t’i lexoni mirë mesazhet që ju përcillen. Mos u fiksoni pse gjerat nuk po ecin plotësisht sipas planit tuaj. Në skemën e madhe të gjërave nuk ekziston ajo që e quajnë rastësi. Duhet ta fajësoni më pak fatin për ato që ju ndodhin. Në vend të kësaj duhet të shikoni lidhjet dhe personat rreth jush. Shumë gjëra ju vijnë nga ata. Më në fund, fati do të trokasë në derë. Nëse javët e fundit nuk kanë qenë të lehta, dielli do të lëviz në zonën më dinamike të shenjës suaj dhe do të riktheheni në lojë fuqishëm. Frymëzohuni nga shumë gjëra të mrekullueshme që po ndodhin në botë. Rritja e ndikimit të diellit në shenjën tuaj do ju ndihmojë në shumë mënyra. Do të bëheni më i ndjeshëm dhe më i mirë me të afërmit. Virgjëresha Mjaft keni qenë serioz, gëzoni më shumë. Ka shumë çështje me të cilat duhet të merreni, por do t’i trajtoni më mirë nëse i merrni më shtruar. Nëse nuk po buzëqeshni, atëherë nuk po e bëni mirë punën. Koka juaj vlon nga idetë e mëdha, por a do të bëni gjë me ato? Me ndryshimin e shenjës së diellit nesër, do të keni një qasje shumë më praktike. Humori do ju ndryshojë dhe vetëm pak ditë më vonë do të pyesni veten se si dhe pse e keni lejuar veten të ziheni aq shumë me punë të parëndësishme. Thellë e kuptoni se një fazë në jetën tuaj do të marrë fund dhe se faza tjetër do të jetë më kërkuese. Mos u shqetësoni pasi gjithçka do ta zgjidhni. Ndani problemet me miqtë. Kurrë nuk i keni nënvlerësuar aftësitë tuaja dhe me ndryshimin e pozicionit të diellit nesër do keni mundësinë t’ju tregoni të tjerëve sa special jeni. Jepuni meritat edhe të tjerëve. Nëse do të prisni për mundësinë më të mirë para se të bëni lëvizjen e duhur, ka gjasa të prisni gjithë jetën. Bëni çfarë mundeni dhe me mjetet që keni në dorë. Disa prej eksperiencave që keni përjetuar mund të mos i pëlqeni, por lajmi i mirë është se e ardhmja duket shumë më e mirë. Bëni gjithçka që jeta juaj të jetë më e gëzueshme.

EMRAT/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD zyrtarizon kandidatët në 6 bashkitë e vendit
Politics

EMRAT/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD zyrtarizon kandidatët në 6 bashkitë e vendit

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashki të vendit. Zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen më 9 nëntor, duke përjashtuar bashkinë e Tiranës, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin e presidentit Begaj pas ankimimit të Erion Velijat për shkarkimin e tij. Kujtojmë se kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, garon si kandidat i pavarur, por Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare kanë shpallur mbështetjen e tyre për kandidaturën e tij. Emrat e përzgjedhur janë: Florjan Binaj – Tiranë Gabriel Guma – Tepelenë Dionis Sota – Vlorë Eduart Brahlika – Mat Amarildo Hoxha – Cërrik Pavlo Shkarpa – Berat

Do kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Po hedh hapin tim për ndryshim
Technology

Do kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Po hedh hapin tim për ndryshim

Florjan Binaj ka njoftuar largimin nga emisioni investigativ “Piranjat”, pas vendimit për të kandiduar si i pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e parakohshme lokale. Lajmin e dha vetë aktori dhe moderatori, në nisje të emisionit të sotëm, që sipas tij, ishte edhe i fundit si drejtues i programit. Ai tha se humori për të ka qenë gjithmonë një mjet për të përballuar dhimbjen, për të ekspozuar padrejtësitë dhe për të mbajtur pushtetin përballë përgjegjësisë. Gjatë tre viteve të drejtimit të “Piranjave”, aktori theksoi se ka denoncuar korrupsionin, abuzimin, por edhe plagët sociale dhe morale të shoqërisë shqiptare. Ai shtoi se gjatë kësaj kohe ka takuar mijëra njerëz në gjithë vendin, që shprehin dëshirën për ndryshim, por shpesh nuk dinë si ta realizojnë atë. Lamturmira e Binajt nga “Piranjat”: Sot është momenti im më i vështirë në këtë skenë. Sepse sot, duhet të ndahem me Piranjat. Po ndahem me nostalgji nga një punë dhe një program që e dua shumë dhe që e ndjej pjesë të trupit tim. Por po ndahem për diçka më të madhe. Kanë qenë 3 vjet që më kanë rritur shumë si artist dhe si njeri. Për 3 vjet, në këtë familjen tonë të vogël, kemi denoncuar jo vetëm korrupsionin dhe abuzimin, por kemi ekspozuar edhe brishtësinë e shoqërisë shqiptare, plot me plagë shoqërore, morale dhe emocionale. Për mua, humori nuk ka qenë thjesht argëtim, por një ilaç që zbut dëshpërimin dhe dhimbjen e njerëzve. E kam përdorur humorin edhe si mjet për të hapur sytë ndaj së keqes që na rrethon dhe për ta vënë pushtetin para përgjegjësisë. Këto vite kam prekur gjithë Shqipërinë dhe jam takuar me mijëra njerëz, me halle të mëdha e të vogla. Kam dëgjuar prej tyre që duhet ndryshim, që diçka duhet të ndryshojë. Por kam kuptuar që janë të humbur, dhe shumica nuk e dinë, nuk e kuptojnë si bëhet ndryshimi. Puna është: si ndodh ndryshimi? Unë e kam menduar gjatë: si bëhet ndryshimi? Si vjen ndryshimi? Duke hedhur një hap. Ndryshimi vjen vetëm kur dikush bën një hap. A flasim për ndryshim? A themi: “Kush do ta ndryshojë këtë vend?” Unë e bëra hapin tim. Pas meje, një tjetër. Dhe një tjetër. Dhe një tjetër. Le të bëhemi 2, 3, 10, 100, 1 mijë, 100 mijë… Derisa të gjithë të bëjmë një hap për ndryshimin.