Job Description
Location:Elbasan, AL Vlorë, AL Korca, AL Lezha, AL Shkodër, ALDate Posted: 3 Oct 2025Contract type:Work Type: On-sitePart Time / Full Time:Koordinimi i kujdesit për pacientët në klinikëTë mbajë standarde të larta të kujdesit ndaj pacientit në klinikë mbi një bazë njëzet e katër orë Ofron kujdes të drejtpërdrejtë për pacientët njëzet e katër orë duke përdorur Standardet e përcaktuara nga Praktika e Infermierisë. Zbaton politikat dhe procedurat e shërbimit infermieror dhe të departamenteve të tjera kur kujdeset për pacientët. Siguron që privatësia dhe konfidencialiteti i pacientit të ruhen në çdo kohë. Vlerëson gjendjen e pacientit dhe nevojat e infermierisë. Vendos qëllime në bashkëpunim me pacientin dhe persona të tjerët të rëndësishëm. Ofron ndërhyrjet e duhura të infermierisë për të përmbushur qëllimet. Vlerëson efektivitetin e veprimeve infermierore me vlerësimin kritik të rezultateve të pacientit. Administron medikamentet dhe kryen trajtime në përputhje me standardet, politikat dhe procedurat e përcaktuara. Mban shënime koncize dhe të sakta infermierore. Bashkëpunon me stafin mjekësor për zbatimin e aktiviteteve multi-disiplinore dhe infermierore për kujdesin ndaj pacientit. Raporton vëzhgime dhe reagime përkatëse në lidhje me pacientët tek personi i duhur dhe i regjistron ato vëzhgime me saktësi. Zbaton kërkesat e kryeinfermierit dhe në mungesë të tij/saj personit që e zëvendëson. Përdor nevojat e kujdesit për pacientët, aftësitë e personelit infermieror dhe kualifikimet si udhëzues kur shpërndahen detyra për anëtarët e tjerë të ekipit shëndetësor. Përgatit dhe plotëson në mënyrë të qartë në dosjet infermierore dhe elektronike, të dhënat mjekësore dhe të dhëna të tjera të nevojshme për të gjithë pacientët të cilëve i ofrojnë shërbim shëndetësor. Kujdeset për shqetësimet dhe problemet mjekësore të pacientit në kohën e duhur. Përfshihet në edukimin e pacientit për dietën, mjekimet, kujdesin për aksesin vaskular etj. Është përgjegjës për monitorimin ditor dhe mirëmbajtjen e sistemit të trajtimit të ujit. Asiston në zona të tjera të Shërbimit të Infermierisë kur kërkohet. Respekton kodin e veshjes. Krijon një raport profesional me personelin e klinikës, pacientët dhe familjarët. Demonstron kompetencë në procedurat e urgjencës siç janë CPR dhe procedurat e tjera. Mban një mjedis të pastër dhe të sigurt për pacientët, vizitorët dhe kolegët duke ndjekur politikat e kontrollit në rast të zjarrit, sigurisë dhe infeksionit. Siguron që pajisjet dhe furnizimet të ruhen të pastra dhe të mirëmbahen siç duhet.Menaxhimi dhe KomunikimiBashkëvepron në mënyrë efektive me pacientët, familjarët dhe anëtarët e ekipit për të ruajtur standardet e kujdesit profesional për pacientët, familjet dhe vizitorët Demonstron ndjeshmëri ndaj besimeve kulturore dhe fetare përmes një qëndrimi të kujdesshëm dhe respektues. Demonstron aftësi efektive të komunikimit me shkrim dhe verbal duke përdorur terminologjinë e njohur mjekësore. Promovon marrëdhënie pozitive me stafin dhe pacientët. Demonstron aftësi efektive të menaxhimit të kohës dhe vendosjes së përparësive në kujdesin ditor të infermierisë. Përdor furnizimet dhe burimet me kosto efektive.EdukimiDiplomë nga Universiteti InfermierorLicensë nga Urdhëri i InfermieritEksperienca Preferohet me EksperienceGjuhët dhe aftësitë kompjuterikeAftësi të mira komunikimi me gojë dhe me shkrim të Gjuhës AnglezeNjohuri bazë në fushën e Informatikës
Job Application Tips
- Tailor your resume to highlight relevant experience for this position
- Write a compelling cover letter that addresses the specific requirements
- Research the company culture and values before applying
- Prepare examples of your work that demonstrate your skills
- Follow up on your application after a reasonable time period