HR - IMS (InfoSoft Management Services)

Menaxher Shitjesh dhe Produktesh IT

Posted: 17 hours ago

Boost Your Application

Stand out with our professional, ATS-friendly resume templates designed to get you noticed by recruiters.

Download Resume Templates

Job Description

ITD sh.p.k. kërkon të punësojë:Menaxher Shitjesh dhe Produktesh TeknologjikeMenaxheri i Shitjeve dhe Produkteve është punonjësi përgjegjës për ndërtimin dhe menaxhimin e procesit të shitjes midis kompanisë dhe klientëve të saj, si dhe për menaxhimin e një game produktesh, për të cilat njeh specifikimet teknike, konfigurimet standarde, opsionet shtesë dhe kryen porositë pranë furnitorëve, duke ndjekur procesin deri në realizimin e shitjes.Rreth neshITD SHPK është një kompani lider në tregun shqiptar të Teknologjisë së Informacionit, me aktivitet që prej vitit 1996. Si distributore e autorizuar e markave ndërkombëtare prestigjioze si Microsoft, Hewlett-Packard, Cisco, IBM, Lenovo, Epson, Samsung, LG dhe Sharp, kompania ofron një gamë të gjerë produktesh harduerike dhe softuerike, duke mbështetur rishitësit në mbarë Shqipërinë me produkte cilësore dhe shërbim profesional.Detyra dhe përgjegjësi:• Mban dhe përmirëson marrëdhëniet me klientët ekzistues, me qëllim përmbushjen sa më të mirë të kërkesave të tyre.• Prezanton produktet te klientët në mënyrë profesionale dhe efektive.• Zgjeron portofolin e klientëve dhe ndërton marrëdhënie të qëndrueshme me klientë të rinj.• Realizon dhe tejkalon objektivat individualë të shitjeve.• Njeh mirë gamën e produkteve që mbulon dhe specifikimet përkatëse teknike.• Kryen porositë e produkteve pranë furnitorëve dhe ndjek statusin e tyre në sistemet përkatëse.• Njeh dhe zbaton përmbajtjen e kontratave të shitjes me furnitorët e produkteve që mbulon.• Ndjek në mënyrë aktive shitjen e produkteve në të gjitha kanalet e shitjes së kompanisë.• Negocion me furnitorët për çmime speciale, çmime promocionale, etj.Kualifikimet:• Diplomë universitare në degët Informatikë Ekonomike, Administrim Biznesi ose Shkenca Ekzakte.• Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme në kompani private.• Njohuri të mira mbi produktet IT (përbën prioritet).• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (e detyrueshme).• Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.• Aftësi shumë të mira analitike.Benefitet:• Paga: 90,000 - 120,000 leke neto (në varësi të eksperiencës) e negociueshme.• Skemë motivimi në varësi të realizimit të objektivave.• Sigurim shëndetësor privat.• Mundësi reale për rritje në karrierë.Shënime:Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-te dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail. humanresources@infosoftgroup.com.alTë dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutes së Republikes së Shqiperisë, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.

Job Application Tips

  • Tailor your resume to highlight relevant experience for this position
  • Write a compelling cover letter that addresses the specific requirements
  • Research the company culture and values before applying
  • Prepare examples of your work that demonstrate your skills
  • Follow up on your application after a reasonable time period

You May Also Be Interested In