University of Medicine, Tirana

Njoftim për pozicionin e punës personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist IT”, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Posted: 1 hours ago

Job Description

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr.98 , datë 05.11.2025, shpallet konkursi për pozicionin e punës personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist IT”, pranë Fakultetit të Mjekësisë.Kritere Të PërgjithshmeKandidatët konkurrentë për pozicionin e punës personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist IT”, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale;Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;Kritere Të VeçantaTë ketë përfunduar ciklin e studimeve universitare të nivelit Bachelor/ Master Profesional/ Master Shkencor apo të barasvlefshëm me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;Të ketë eksperiencë pune mbi 1 (një) vit;Kritere PreferencialeTë ketë diplomë të studimeve universitare në Informatikë / Informatikë Ekonomike;Të ketë dëshmi të gjuhës angleze;Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë DokumentacionKërkesë me shkrim për aplikim;Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit);Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015;Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, pranë zyrës së Protokollit në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatitAfati i dorëzimit të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.Të ketë njohuri mbi sigurinë e sistemeve informatike dhe rrjeteve kompjuterike si dhe në mirëmbajtjen e pajisjeve kompjuterikeMënyra e VlerësimitPërzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al10 November, 2025 |PreviousUrdhër i përbashkët nr.221, datë 23.10.2025

Job Application Tips

  • Tailor your resume to highlight relevant experience for this position
  • Write a compelling cover letter that addresses the specific requirements
  • Research the company culture and values before applying
  • Prepare examples of your work that demonstrate your skills
  • Follow up on your application after a reasonable time period

You May Also Be Interested In