Progeen Construction

Përgjegjës/Koordinator i sigurisë dhe shëndetit në punë (HSE) 

Posted: Oct 30, 2025

Job Description

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin. Pozicioni: Përgjegjës/Koordinator i sigurisë dhe shëndetit në punë (HSE)Vendndodhja: TiranëDetyrat Dhe PërgjegjësitëZbaton dhe monitoron politikat dhe procedurat e shoqërisë në përputhje me legjislacionin në fuqi;Organizon dhe realizon instruktime periodike për punonjësit e shoqërisë dhe punonjësit e nënkontraktorëve;Organizon dhe mirëmban dokumentacionin teknik dhe ligjor që lidhet me sigurinë dhe shëndetin në punë;Trajnon punonjësit për njohjen, kuptimin dhe zbatimin e DVR-së në aktivitetet e tyre të përditshme;Kryen inspektime ditore në kantier për identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve, si dhe për verifikimin e përputhshmërisë me masat e sigurisë;Identifikon dhe eliminon rreziqet potenciale përmes veprimeve parandaluese dhe korrigjuese në përputhje me DVR-në dhe planin e sigurisë;Informon dhe trajnon stafin mbi procedurat e evakuimit në raste emergjente, sipas planit të sigurisë;Mbledh dhe ruan regjistrat për inspektimet, trajnimet, aksidentet dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë;Përgatit raporte javore të detajuara mbi gjendjen e sigurisë në kantier.i cili I dorëzohet drejtuesit/inxhinierëve të kantiereve si dhe menaxherit të sigurisë dhe shëndetit në punë;Siguron një linjë të rregullt komunikimi me drejtorin e kantierit për çështje që lidhen me zbatimin e masave të sigurisë dhe përmirësimet e nevojshme si dhe me menaxherin e sigurisë dhe shëndetit në punë;Harton, përditëson dhe zbaton procedurat e reagimit në rast situatash të paparashikuara apo aksidentesh, në bashkëpunim me ekipet përgjegjëse;Verifikon që i gjithë stafi të ketë marrë në dorëzim pajisjet mbrojtëse individuale (PMI) dhe siguron plotësimin dhe arkivimin e procesverbaleve përkatëse të marrjes në dorëzim.Kualifikimet Dhe AftësitëDiplomë në Inxhinieri;Eksperiencë pune 2-3 vjet;Vërtetime përkatëse ose Çertifikata trajnimi shtesë përbëjnë avantazh;Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MS OFFICE;Të ketë njohuri të gjuhës angleze;Aftësi për zgjidhjeje të problemeve;Të jetë fleksibel për përgjigje të menjëhershme në raste urgjencash;Të ketë aftësi komunikuese, organizative, negociuese dhe bashkëpunuese.Mënyra e AplikimitTë interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit brenda datës 31.10.2025.Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Job Application Tips

  • Tailor your resume to highlight relevant experience for this position
  • Write a compelling cover letter that addresses the specific requirements
  • Research the company culture and values before applying
  • Prepare examples of your work that demonstrate your skills
  • Follow up on your application after a reasonable time period

You May Also Be Interested In