Fintrade sh.p.k.

Purchase Specialist

Posted: 2 days ago

Job Description

FINTRADE është një kompani shqiptare e vendosur në Tiranë, e cila trashëgon përvojën e suksesshme të biznesit në treg të krijuar në më shumë se 25 vjet nga Kompanitë Finman Holding. Si kompani shumë ambicioze, ajo synon të furnizojë dhe mbështesë tregun shqiptar me produkte dhe zgjidhje inovative dhe cilësore në industritë e mëposhtme: Punime Civile dhe Infrastrukturë, Zgjidhje Energjitike, Sisteme të Trajtimit të Ujit dhe Ujërave të Zeza, Makineri & Pajisje.FINTRADE është duke kërkuar punonjës të kualifikuar për pozicionin: Specialist Blerje.Disa nga detyrat për këtë pozicion pune janë: Realizimi në kohë dhe me cilësi i kërkesave për blerje që vijnë nga klientë apo departamenti i shitjes.Ndërtimi dhe ruajtja e një komunikimi profesional dhe produktiv me furnitorët ekzistues dhe ato të rinj.Monitorim i vazhdueshëm i tregut, për identifikimin e furnitorëve potencialë.Analiza e kapacitetit të furnitorëve potencialë dhe negocimi i çmimeve me to. Pregatitja dhe dorëzimi në kohë i formateve dhe raporteve pjesë e proçeseve që ka në menaxhim. Eksperienca dhe kualifikime të nevojshme për pozicionin e punës:Të ketë përfunduar studimet e larta për inxhineri. Preferohen profilet: inxhineri ndërtimi, mjedisi, hidro, elektrik ose materialesh.Eksperienca të mëparshme në pozicione të ngjashme janë një plus.Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociuese.Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.Fleksibilitet dhe përshtatshmëri.Aftësi shumë të mira analitike. Njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office Kompania FINTRADE ofron: Mundësi për të qenë pjesë e projekteve të veçanta dhe sfiduese.Mundësi për të marrë eksperiencë nga një staf i kualifikuar dhe multidisiplinor.Staf dhe mjedis pune dinamik.Hapësira për zhvillim karriere në kompani dhe në grupin e biznesit ku bëjmë pjesë Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail: info@fintrade.al

Job Application Tips

  • Tailor your resume to highlight relevant experience for this position
  • Write a compelling cover letter that addresses the specific requirements
  • Research the company culture and values before applying
  • Prepare examples of your work that demonstrate your skills
  • Follow up on your application after a reasonable time period