Thursday, October 30, 2025

Akademia për Administratë Publike do të jetë çelësi për profesionalizimin e shërbimit publik

Shkup, 28 tetor – Ministria e Drejtësisë e mbështet fuqishëm krijimin e Akademisë për Trajnim dhe Avancim të Nëpunësve Administrativë, një institucion i ri që do të mundësojë arsimim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional për të punësuarit në sektorin publik. Krijimi i kësaj akademie përfaqëson një hap kyç drejt ndërtimit të një administrate publike moderne, profesionale dhe kompetente, e cila do të përputhet me standardet evropiane të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies. Me themelimin e saj, vendosen bazat për një sistem të qëndrueshëm dhe cilësor të trajnimeve, që do të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe në rritjen e besimit në institucione. Akademia do të mundësojë: trajnim dhe avancim sistematik të nëpunësve administrativë, përmirësim të cilësisë dhe efikasitetit të institucioneve, ndërtim të një administrate profesionale dhe kompetente në përputhje me standardet evropiane. Krijimi i një sistemi të tillë është një hap vendimtar drejt një administrate moderne, transparente dhe të përgjegjshme, që është plotësisht në shërbim të qytetarëve.

Akademia për Administratë Publike do të jetë çelësi për profesionalizimin e shërbimit publik

Shkup, 28 tetor – Ministria e Drejtësisë e mbështet fuqishëm krijimin e Akademisë për Trajnim dhe Avancim të Nëpunësve Administrativë, një institucion i ri që do të mundësojë arsimim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional për të punësuarit në sektorin publik.

Krijimi i kësaj akademie përfaqëson një hap kyç drejt ndërtimit të një administrate publike moderne, profesionale dhe kompetente, e cila do të përputhet me standardet evropiane të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies. Me themelimin e saj, vendosen bazat për një sistem të qëndrueshëm dhe cilësor të trajnimeve, që do të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe në rritjen e besimit në institucione.

Akademia do të mundësojë:

trajnim dhe avancim sistematik të nëpunësve administrativë,

përmirësim të cilësisë dhe efikasitetit të institucioneve,

ndërtim të një administrate profesionale dhe kompetente në përputhje me standardet evropiane.

Krijimi i një sistemi të tillë është një hap vendimtar drejt një administrate moderne, transparente dhe të përgjegjshme, që është plotësisht në shërbim të qytetarëve.