Technology

Dyshime të mëdha për formacionin e Partizanit, Kërnaja pret deri në fund

Partizani ndaj Vllaznisë duhet të sakrifikojë në maksimum, për të pasur një grup solid nga minuta e parë. Oltijon Kërnaja ka punuar me ekipin e cunguar gjatë kësaj kohe. Shkak janë bërë dëmtimet, lojtarët e ftuar nga kombëtaret e moshave dhe pezullimi i Atanaskoskit apo Kontrerasit për kartonë. Rikthimi i Albion Markut shikohet si lajm i mirë, teksa pritet që të mbajë shiritin e kapitenit në mungesë të lojtarëve si Marçelino Preka dhe Xhuliano Skuka. FORMACIONI- Partizani e fillon me Qirkon në portë, që mbetet si garanci. Më pas në mbrojtje mbetet për t’u parë rreshtimi, por lojtarë si Marku, Bytyçi dhe Janjeva nuk do mungojnë. Pjesa e mesfushës dhe sulmit do i ngjasojë po ashtu sfidës me Teutën. Ismaili, Mehmeti, Doumbia dhe Hjumen mendohet se do të kenë vendin e tyre nga minuta e parë. Përjashtim bën vetëm rasti i ndryshimit të skemës, apo nëse Kërnaja preferon Koten. Për repartin ofensiv, mungojnë alternativat e shumta. Toma dhe Isgandarli pritet të shoqërohen nga një mes Gudjufit dhe Bintsukës. Bintsuka mbetet si “as” pas rikthimit për Kërnajën, që mund ta përdorë edhe në pjesën e dytë për të ndryshuar takimin. Aktivizimi i tij ndërkohë mund të ulë në stol Tomën gjithashtu, nëse Gudjufi nuk preket. EKIPI B- Fati i takimit ndaj Teutës ndryshoi nga ekipi B. Diego Kontreras shënoi dy gola, ndërsa Marjus Kola po ashtu pati ndikimin e tij në krahun e djathtë. Prej kohësh me ekipin e parë stërvitet Jata, një element te i cili besimi është i madh. Oër këtë nuk përjashtohet mundësia, që lojtarë nga ekipi B të japin kontributin e tyre sërish. Mungesat bëjnë që ta të ketë më shumë hapësira. Kërnaja është me fat këtë javë, pasi Partizani B është pushim te Kategoria e Dytë. I gjithë fokusi dhe kontributi është dhënë tek ekipi i parë. EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL

Dyshime të mëdha për formacionin e Partizanit, Kërnaja pret deri në fund

Partizani ndaj Vllaznisë duhet të sakrifikojë në maksimum, për të pasur një grup solid nga minuta e parë. Oltijon Kërnaja ka punuar me ekipin e cunguar gjatë kësaj kohe. Shkak janë bërë dëmtimet, lojtarët e ftuar nga kombëtaret e moshave dhe pezullimi i Atanaskoskit apo Kontrerasit për kartonë. Rikthimi i Albion Markut shikohet si lajm i mirë, teksa pritet që të mbajë shiritin e kapitenit në mungesë të lojtarëve si Marçelino Preka dhe Xhuliano Skuka.

FORMACIONI- Partizani e fillon me Qirkon në portë, që mbetet si garanci. Më pas në mbrojtje mbetet për t’u parë rreshtimi, por lojtarë si Marku, Bytyçi dhe Janjeva nuk do mungojnë. Pjesa e mesfushës dhe sulmit do i ngjasojë po ashtu sfidës me Teutën. Ismaili, Mehmeti, Doumbia dhe Hjumen mendohet se do të kenë vendin e tyre nga minuta e parë. Përjashtim bën vetëm rasti i ndryshimit të skemës, apo nëse Kërnaja preferon Koten. Për repartin ofensiv, mungojnë alternativat e shumta. Toma dhe Isgandarli pritet të shoqërohen nga një mes Gudjufit dhe Bintsukës. Bintsuka mbetet si “as” pas rikthimit për Kërnajën, që mund ta përdorë edhe në pjesën e dytë për të ndryshuar takimin. Aktivizimi i tij ndërkohë mund të ulë në stol Tomën gjithashtu, nëse Gudjufi nuk preket.

EKIPI B- Fati i takimit ndaj Teutës ndryshoi nga ekipi B. Diego Kontreras shënoi dy gola, ndërsa Marjus Kola po ashtu pati ndikimin e tij në krahun e djathtë. Prej kohësh me ekipin e parë stërvitet Jata, një element te i cili besimi është i madh. Oër këtë nuk përjashtohet mundësia, që lojtarë nga ekipi B të japin kontributin e tyre sërish. Mungesat bëjnë që ta të ketë më shumë hapësira. Kërnaja është me fat këtë javë, pasi Partizani B është pushim te Kategoria e Dytë. I gjithë fokusi dhe kontributi është dhënë tek ekipi i parë.

EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL

Related Articles