Technology

“Kalorësi fluturues” i Vorës flet para ndeshjes, Barjamaj: Kërkojmë fitoren, shënoj dhe kalojmë Teutën

Vora nuk ka pritur shumë pas kualifikimit në Kupë ndaj Sopotit, por menjëherë trajneri Bellaj ka nxjerrë në fushë formacionin anti-Teuta, duke zhvilluar një seancë të shkurtër stërvitore për të mbajtur aktiv lojtarët, që nuk u përfshinë në ndeshjen kualifikuese ndaj skuadrës së kategorisë së dytë. Vora kërkon që ta rinisë këtë pjesë të mbetur të kampionatit deri në fund të këtij viti me synimin e marrjes së maksimumit të pikëve, e pikërisht për këtë edhe përqendrimi është zhvendosur tek përballja e së nesërmes ndaj Teutës në “Niko Dovana”, pavarëisht se skuadra vorake do të jetë pritëse në bazë të kalendarit. Por për shkak të stadiumit të Vorës që ende nuk është i gatshëm, kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e Teutës me shpresën që në dy fazat e tjera Vora ti luajë në fushën e saj dy përballjet me Teutën. SITUATA PARA NDESHJES – Dy skuadrat janë shumë pranë njëra-tjetrës, ku i ndan nga vendet 5-6 vetëm një pikë më tepër që durrsakët kanë ndaj vorakëve. Teuta pozicionohet e 5-ta me 15 pikë, ndërsa Vora e gjashta me 14 pikë. MARIO BARJAMAJ- Lidhur me takimin që Vora do të zhvillojë nesër, për “Panorama Sport” do të shprehet 27-vjeçari kryeqytetas dhe sulmuesi i djathtë i skuadrës së Vorës, që ka zhvilluar 7 ndeshje këtë sezon me Vorën në superiore, duke pasur një minutazh jo të plotë, pasi ka arritur kohën e 429 minutave, por që ende nuk e ka gjetur golin, e këtë po kërkon ta bëjë në këtë ndeshje të Vorës kundër Teutës. Futbollisti i ardhur nga Laçi tek Vora, ka pasur probleme dëmtimi këtë sezon tek Vora dhe koha e ndërprerjes së kampionatit ka bërë që ai të jetë i gatshëm në takimin kundër Teutës me “egon” se do të shënojë. INTERVISTA- “Kalorësi fluturues” siç e cilësojnë më këtë “nofkë” futbollistët e Vorës u shpreh: “Teuta është një skuadër që duhet respektuar maksimalisht dhe ka në përbërje elementë mjaft cilësorë, sidomos në mbrojtje dhe të sjell vështirësi në çarjen e saj. Ne në këtë takim jemi të përgatitur për të marrë tre pikë dhe për të parakaluar Teutën. Në ndeshjen e parë nuk e meritonim barazimin, pasi kemi luajtur më mirë, patëm mundësitë për të marrë tre pikë. Unë dëshiroj që goli im të jetë i pranishëm në stadiumin e Durrësit dhe ky gol të ketë vlerën e tre pikëve”. ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

“Kalorësi fluturues” i Vorës flet para ndeshjes, Barjamaj: Kërkojmë fitoren, shënoj dhe kalojmë Teutën

Vora nuk ka pritur shumë pas kualifikimit në Kupë ndaj Sopotit, por menjëherë trajneri Bellaj ka nxjerrë në fushë formacionin anti-Teuta, duke zhvilluar një seancë të shkurtër stërvitore për të mbajtur aktiv lojtarët, që nuk u përfshinë në ndeshjen kualifikuese ndaj skuadrës së kategorisë së dytë.

Vora kërkon që ta rinisë këtë pjesë të mbetur të kampionatit deri në fund të këtij viti me synimin e marrjes së maksimumit të pikëve, e pikërisht për këtë edhe përqendrimi është zhvendosur tek përballja e së nesërmes ndaj Teutës në “Niko Dovana”, pavarëisht se skuadra vorake do të jetë pritëse në bazë të kalendarit. Por për shkak të stadiumit të Vorës që ende nuk është i gatshëm, kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e Teutës me shpresën që në dy fazat e tjera Vora ti luajë në fushën e saj dy përballjet me Teutën.

SITUATA PARA NDESHJES – Dy skuadrat janë shumë pranë njëra-tjetrës, ku i ndan nga vendet 5-6 vetëm një pikë më tepër që durrsakët kanë ndaj vorakëve. Teuta pozicionohet e 5-ta me 15 pikë, ndërsa Vora e gjashta me 14 pikë.

MARIO BARJAMAJ- Lidhur me takimin që Vora do të zhvillojë nesër, për “Panorama Sport” do të shprehet 27-vjeçari kryeqytetas dhe sulmuesi i djathtë i skuadrës së Vorës, që ka zhvilluar 7 ndeshje këtë sezon me Vorën në superiore, duke pasur një minutazh jo të plotë, pasi ka arritur kohën e 429 minutave, por që ende nuk e ka gjetur golin, e këtë po kërkon ta bëjë në këtë ndeshje të Vorës kundër Teutës. Futbollisti i ardhur nga Laçi tek Vora, ka pasur probleme dëmtimi këtë sezon tek Vora dhe koha e ndërprerjes së kampionatit ka bërë që ai të jetë i gatshëm në takimin kundër Teutës me “egon” se do të shënojë.

INTERVISTA- “Kalorësi fluturues” siç e cilësojnë më këtë “nofkë” futbollistët e Vorës u shpreh: “Teuta është një skuadër që duhet respektuar maksimalisht dhe ka në përbërje elementë mjaft cilësorë, sidomos në mbrojtje dhe të sjell vështirësi në çarjen e saj. Ne në këtë takim jemi të përgatitur për të marrë tre pikë dhe për të parakaluar Teutën. Në ndeshjen e parë nuk e meritonim barazimin, pasi kemi luajtur më mirë, patëm mundësitë për të marrë tre pikë. Unë dëshiroj që goli im të jetë i pranishëm në stadiumin e Durrësit dhe ky gol të ketë vlerën e tre pikëve”.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

Related Articles