Technology

PROMOVIM LIBRI NË BIBLOTEKËN “ZOJA E SHKODRËS”

Në ambientet e Bibliotekës “Zoja e Shkodrës” u zhvillua promovimi i librit “Kur po ringjallej Kisha Katolike në Arqidioqezën e Shkodrës – Kronika të viteve 1990–1997”, një vepër që sjell dëshmi autentike mbi procesin e rilindjes shpirtërore dhe institucionale të Kishës Katolike pas periudhës së vështirë të diktaturës. Autori, Gjon Stefa Missaglia, vuri në dukje rëndësinë historike të librit dhe thellësinë dokumentare të kronikave që ai përmbledh. Ndërkohë, referuesi Xherardo Nikjari, theksoi vlerën e iniciativave të tilla për ruajtjen dhe promovimin e kujtesës së jetës fetare në Shkodër. Pjesëmarrësit e pritën me interes të veçantë këtë promovim, duke e vlerësuar si një kontribut të vyer për historiografinë dhe kulturën shpirtërore të qytetit.

PROMOVIM LIBRI NË BIBLOTEKËN “ZOJA E SHKODRËS”

Në ambientet e Bibliotekës “Zoja e Shkodrës” u zhvillua promovimi i librit “Kur po ringjallej Kisha Katolike në Arqidioqezën e Shkodrës – Kronika të viteve 1990–1997”, një vepër që sjell dëshmi autentike mbi procesin e rilindjes shpirtërore dhe institucionale të Kishës Katolike pas periudhës së vështirë të diktaturës. Autori, Gjon Stefa Missaglia, vuri në dukje rëndësinë historike të librit dhe thellësinë dokumentare të kronikave që ai përmbledh.
Ndërkohë, referuesi Xherardo Nikjari, theksoi vlerën e iniciativave të tilla për ruajtjen dhe promovimin e kujtesës së jetës fetare në Shkodër.
Pjesëmarrësit e pritën me interes të veçantë këtë promovim, duke e vlerësuar si një kontribut të vyer për historiografinë dhe kulturën shpirtërore të qytetit.

Related Articles