Articles by Politiko

2 articles found

Atentati në Rinas, Boçi: Nivele të larta të policisë bashkëpunojnë ngushtë me krimin e organizuar
Technology

Atentati në Rinas, Boçi: Nivele të larta të policisë bashkëpunojnë ngushtë me krimin e organizuar

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi komentoi atentatin e djeshëm në Rinas ku mbeti i vrarë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani. I ftuar në Ora News, deputeti u shpreh se nivele të larta të policisë bashkëpunojnë ngushtë me krimin e organizuar. Boçi: Tani ky element nuk më duket shumë i rëndësishëm sepse është një fakt i cili është provuar edhe më parë. Madje është provuar edhe në nivele më të larta të policisë së shtetit që këto nivele bashkëpunojnë ngushtë me krimin e organizuar. Madje jam shprehur duke u nisur edhe nga realiteti, ku fuzion ka arritur deri në atë pikë sa sot drejtues të policisë edhe të themi të nivelit të dytë siç ishte rasti i agjentit nuk janë njerëz thjesht që paguhen nga bandat e krimit të organizuar dhe vijojnë punën e tyre në institucion. Kanë hyrë tashmë në aksione, në pjesë të fitimit, në menaxhim të trafiqeve, në menaxhim të pastrimit të parave, në menaxhim të bizneseve të përbashkëta kuptohet me emra të tjerë por që ka rritur këtë shkallë bashkëpunimi dhe sigurisht që mbështetësi kryesor në këtë pikë është politika. Prapa kësaj dysheje gjithmonë qëndron një politikan ose qëndron politika. Duke nisur nga politika e lartë e duke vazhduar nga ajo lokale por që ka një bashkëpunim. Dhe po ta shohim mirë paqja në krimin e organizuar ndodh vetëm në periudha specifike dhe këto periudha janë periudhat e zgjedhjeve.

Protesta e opozitës, Këlliçi: Do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut
Technology

Protesta e opozitës, Këlliçi: Do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur për protestën e paralajmëruar të opozitës më 17 nëntor përpara Kryeministrisë. I ftuar në News 24, ai tha se në fokus të protestës do jetë kërkesa për largimin e menjëhershëm të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, pas marrjes së saj si e pandehur nga SPAK. “Protesta do të ketë si moto largimin e menjëhershëm të Belinda Ballukut. Ne kemi zhvilluar një protestë 44 javë me radhë përpara Bashkisë së Tiranës dhe ajo është anatemuara, na janë numëruar protestuesit, është bërë profilizimi i folësve dhe është ushtruar çdo lloj presioni për ta mbyllur atë protestë,” deklaroi Këlliçi. Sipas tij, opozita tashmë ka një “eksperiencë të vyer” në organizimin e rezistencës qytetare dhe di si ta kanalizojë atë në mënyrë efektive. Ai shtoi se kishte menduar për një përsëritje të protestës përpara Ministrisë së Infrastrukturës, por theksoi se problemi nuk qëndron vetëm tek Balluku. “Duhet kuptuar që këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me Belinda Ballukun, por me një sistem të tërë. Ajo ka kryer shkelje dhe ka urdhëruar vartësit e saj, këto janë fakte. Balluku është zyrtarisht përgjegjëse e institucionit që ka qenë autoritet kontraktor në këtë rast, nuk ka asnjë diskutim për këtë. Por, ajo i bën këto për llogari të Edi Ramës,” tha deputeti demokrat.